Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-05-05, 20:07   #1
alipasha
 
Anėtarėsuar: 08-04-04
Postime: 236
alipasha e ka pezulluar reputacionin
Gabim SPJEGIME KURANORE


Kuran ,kaptina :El Asr!

Koha

Ne emer te All-llahut, te Gjithmeshirshmit, Meshireplotit!
Pasha kohen!
Nuk ka dyshim se njeriu eshte ne nje humbje te sigurt *
Me perjashtim te atyre qe besuan, qe bene vepra te mira, qe porositen njeri-tjetrin t'i permbahen te vertetes dhe qe keshilluan njeri-tjetrin tejene te durueshem.


Kjo sure e shkurter prej tre ajetesh e permbledh sistemin e plote per jeten njerezore te bazuar mbi pikepamjen islame. Ajo ne menyren me te qarte dhe me koncize e perkufizon konceptin themelor te besimit ne kontekst te realitetit te tij te gjithanshem. Me disa fjale eshte mbuluar e tere kushtetuta islame dhe, ne fakt, Ummeti i Islamit eshte pershkruar ne cilesite e veta thelbesore, ndersa mesazhi i tij vetem ne njerin ajet: ne te tretin. Kjo eshte elokuenca (gojetaria) per te cilen vetem All-llahu (xh.sh.) eshte i afte.

Fakti madheshtor te cilin kjo sure e afirmon eshte thjesht se gjate tere historise njerezore, ka ekzistuar nje rruge e drejte dhe e dobishme - ajo, te cilen kjo sure e tregon dhe e pershkruan. Te gjitha rruget tjera shpiejne drejt humbjes dhe shkaterrimit. Ashtu sic thote ne pershkrimin, kjo rruge se pari eshte pranimi i fese, i ndjekur nga veprat e mira dhe thirrja per ta ndjekur te verteten dhe per te qendruar te palekundur.
Atehere, cfare rendesie ka pranimi i fese? Ketu nuk do ta japim perkufizimin juridik te saj. Ne vend te kesaj, ne do ta pershkruajme natyren dhe rendesine e saj ne jeten njerezore.

Feja (imani) eshte karakteristike permes se ciles qenia njerezore, e imet dhe kalimtare, arrin afersine me Krijuesin Absolut dhe te Perhershem te gjithesise dhe te cdo gjeje qe ekziston ne te. Ai keshtu vendos nje lidhje me tere boten, qe buron nga ajo Origjine e Vetme, me ligjet qe e qeverisin ate dhe me fuqite dhe potencialet e krijuara ne te. Si rezultat, ai heq dore nga kufizimet e ngushta te vetes se tij triviale drejt gjeresise se gjithesise, nga fuqia e tij e papershtatshme drejt pafundesise se energjive te panjohura universale, dhe nga kufijte e jetes se tij te shkurter drejt "Amshimit", te cilin vetem All-llahu (xh.sh.) e kupton.

Kjo afersi qenies njerezore i jep nje fuqi te caktuar, fusheveprim te pakufishem dhe liri. Ajo e siguron ate me kenaqesine e jetes, me bukurine dhe me perberesit e saj, me "shpirtrat" e te cileve ai jeton ne miqesi te ndersjelle. Keshtu, jeta behet nje udhetim kenaqes per njerezimin, kudo dhe per te gjitha kohet. Nga kjo lumturi e amshueshme rrjedhin gezimi i kendshem dhe te kuptuarit e vertete e te afert i jetes dhe i tere krijimit. Ky eshte nje fitim i pacmueshem, mungesa e te cilit do te paraqiste humbje te pamatshme.

Cilesite e besimit gjithashtu jane pikerisht ato te njerezise dinjitoze dhe fisnike, siC eshte adhurimi i Nje Zoti, qe e ngren njeriun mbi sherbimin (servilizmin) ndaj njerezve te tjere dhe qe e vendos brenda tij te verteten e barazise se te gjithe njerezve, ne menyre qe ai as mos ta ngreje e as mos ta ule koken e tij para kujtdo tjeter, pos para Atij qe eshte Nje, Absolut. Rezultat i kesaj eshte se njeriu do ta gezoje lumturine" e vertete, qe rrezaton nga brendesia e vetedijes se tij qe e ndjek te kuptuarit e faktit se ekziston vetem nje fuqi dhe nje Zot ne kete gjithesi. Ky clirim zhvillohet ne menyre spontane nga nje ndergjegje e tille, per shkak se eshte edhe rrjedhim i vetem logjik.

Besimi ne Zot eshte cilesia e dyte e njerezise fisnike. Kjo cilesi per njeriun e determinon burimin nga i cili ai i perthith konceptet, vlerat, kriteret, konsideratat, doktrinat, ligjet e veta dhe ckado qe ate e ve ne marredhenie me All-llahun (xh.sh.), me boten ne pergjithesi dhe me qeniet njerezore. Keshtu, barazia dhe drejtesia i zevendesojne deshirat dhe vetinteresat personale. Kjo e perforcon realizimin e vlerave te menyres se tij te jetes dhe e mban ate mbi konceptet, vlerat dhe interesat injorante, si dhe mbi te gjitha vlerat kryekeput te perbotshme. Kjo eshte keshtu bile edhe kur besimtari eshte i vetmi i llojit te vet, sepse ai i kundershton keto tipare me ato, te cilat i perthith drejtperdrejt nga All-llahu (xh.sh.) dhe te cilat, per shkak te kesaj, zene vendin me te larte ne shkallen e vlerave, si dhe te cilat jane me te shendoshat dhe qe me se shumti meritojne perkushtim dhe nderim.

Cilesia e trete e fese dhe e njerezise dinjitoze eshte qartesia e marredhenies ndermjet Krijuesit dhe te krijuares, krijesa e kufizuar eshte e lidhur me te Verteten e Amshuar pa kurrfare ndermjetesi. Kjo e furnizon zemren e njeriut me drite, shpirtin e tij me kenaqesi dhe i jep atij vetebesim dhe qellim.Ajo i eliminon nga mendja e tij hutimin,frigen,ankthin dhe shqetesimin si dhe kryelartesine e pligjshme mbi toke dhe tiranine e pajustifikueshme ndaj njerzeve.

=vazhdon=


alipasha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante