Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-05-05, 19:38   #2
alipasha
 
Anėtarėsuar: 08-04-04
Postime: 236
alipasha e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Kuran ,kaptina :El Asr-Koha !

II

Qendrueshmeria pergjate kesaj rruge te caktuar nga All-llahu (xh.sh.) eshte cilesia e ardhshme e njerezise' se tille. Kjo duhet mirembajtur me qellim qe e mira mos te paraqitet rastesisht, paparashikueshem ose pa paramendim, por te buroje nga motivet e qarta e te metoje drejt caqeve te caktuara. Njerezit, te bashkuar per ceshtjen e All-llahut (xh.sh.), bashkepunojne. Keshtu, me nje qellim te vetem te percaktuar dhe me nje flamur te vetem te dallueshem, eshte ngritur bashkesia e muslimaneve. Kjo eshte e vertete per te gjitha gjeneratat qe jane ngjashem te lidhura mes veti.

Nje cilesi tjeter eshte besimi ne dinjitetin e njeriut para All-llahut (xh.sh.). Kjo e ngrit konsideraten e njeriut per vetveten dhe e parandalon ate nga arrivizmi per nje pozite me te larte se ajo, te cilen Krijuesi e ka caktuar per te. Sepse, koncepti me krenar qe mund ta kete njeriu per vetveten, eshte se ai eshte i lartesuar para All-llahut (xh.sh.).
Cilado ideologji apo koncept, qe e poshteron kete vleresim dhe njeriut i pershkruan nje origjine turperuese, duke e ndare ate nga Shoqeria me e Larte e All-llahut, ne te vertete ate eshte duke e ftuar drejt poshterimit dhe dobesimit, edhe pse ndoshta kete nuk e shpall haptaz. Qe ketu, efektet e Darwinizmit, Freudianizmit dhe Marxizmit jane nder fatkeqesite me te tmerrshme qe i ka njohur natyra njerezore. Ato e mesojne njerezimin se e tere poshtersia dhe animalizmi i plote jane dukuri natyrore, me te cilat ne duhet te jemi te afert dhe nga te cilat nuk duhet te turperohemi.

Pastertia e motivimit (nxitjes) eshte edhe nje cilesi e njerezise dinjitoze, e vendosur nga feja.Kjo drejtpersedrejti vjen nga realizimi i dinjitetit te njeriut para All-llahut (xh.sh), nga mbikeqyrja e Tij mbi ndergjegjen e njerezve dhe nga njohuria e Tij per ndermarrjet e tyre me te fshehta. Qenia normale njerezore, te cilen nuk e kane deformuar teorite e Freudit, Karl Marxit e te ngjashme, eshte e frikshme per ate se ndonje qenie tjeter njerezore mund ta kuptoje se cfare ndjenja te rastesishme dhe jo te shendosha ai mund te kete. Besimtari ndjen pranine frikerespektuese te All-llahut (xh.sh.) ne ndergjegjen e tij me te fshehte, ndersa vetedija e tij per kete e ben te dridhet i teri. Prandaj, ai perpiqet per vetedelirjen dhe pastrimin shpirteror.

Ndjenja e rafinuar morale eshte fryt i natyrshem i besimit ne nje Zot te drejte, te miresjellshem, meshireplote, dorelire dhe vetepermbajtes, i cili nuk e duron te keqen dhe i cili e don te miren, dhe i cili e di shikimin vjedharak dhe mendimin e fshehte. Nga kjo rrjedh pergjegjesia e besimtarit, e cila rezulton nga vullneti i tij i lire dhe nga te kuptuarit e mbikeqyrjes se All-llahut (xh.sh.) mbi te. Kjo brenda tij e nxit ndergjegjen e shendoshe, ndjeshmerine, qetesine dhe largpamesine. Kjo me teper eshte nje pergjegjesi e perbashket sesa individual dhe paraqet nje pergjegjesi ndaj tere njerezimit ne marredhenie me miresine, te paster dhe te thjeshte. Besimtari i ndjen te gjitha keto ne cdo veprim. Ai arrin nje shkalle me te larte te veterespektit, ndersa rezultatet i llogarit para se te ndermarre cfaredo hapi. Ai ka vlere ne bote dhe ne tere sferen e ekzistences dhe ka nje rol ne levizjen e saj te qete.

Cilesia perfundimtare eshte ngritja e njeriut mbi lakmine per perfitime boterore dhe zgjedhja e shperblimit me te pasur dhe te amshuar te All-llahut (xh.sh.), per te cilen te gjithe njerezit duhet te perpiqen, ashtu si9 i udhezon ata Kur'ani te veprojne dhe qe rezulton me ngritje, deliresi dhe pastrim te shpirtrave te tyre. Ne kete drejtim ne mase te madhe ndihmon edhe fakti se besimtari ka nje hapesire te gjere per te levizur: mes kesaj jete dhe tjetres dhe mes qiejve e tokes. Ngritja e njeriut e zvogelon ankthin e tij per rezultatet dhe frytet e vepre's se tij. Ai ben mire vetem per shkak se eshte e mire dhe per shkak se All-llahu (xh.sh.) e kerkon kete. Ai kurre nuk shqetesohet se a e shpie kjo ate nga miresia e metejme ne jeten e tij te shkurte. All-llahu (xh.sh.), per te cilin ai ben mire, nuk vdes kurre e as qe i harron ose i le pas dore cilatdo vepra te njeriut. Keshtu, besimtari perfiton fuqi per te vazhduar te kryeje vepra te mira i mbeshtetur nga ky besim gjitheperfshires.

-vazhdon-
alipasha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė