Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-05-05, 23:04   #4
alipasha
 
Anėtarėsuar: 08-04-04
Postime: 236
alipasha e ka pezulluar reputacionin
Gabim


Kuran ,kaptina :El Asr-Koha !

IV

Feja eshte nje rrenje e thelle e jetes, nga e cila miresia rrjedh ne format e saja te ndryshme dhe me te cilen jane te kuflzuara te gjitha frytet e saj. Ajo qe nuk rrjedh nga besimi (feja) eshte nje dege e prere nga druri: ajo eshte e denuar te venitet dhe te zhduket, ajo eshte ne te vertete nje produkt djallezor, e kufizuar dhe jo e perhershme! Feja eshte boshti rreth te cilit eshte i nderlidhur i tere rrjeti i struktures delikate te jetes.
Pa te, jeta paraqet nje ngjarje te shthurur, e harxhuar permes ndjekjes se deshirave dhe imagjinatave. Ajo eshte nje ideologji qe i permbledh veprimet e llojllojshme ne nje sistem harmonik, qe ndjek kahun e njejte dhe qe vihet ne levizje nga i njejti mekanizem, qe posedon nje motiv perfundimtar dhe nje qellim te paracaktuar.

Qe ketu, te gjitha veprimet qe nuk rrjedhin nga ky burim dhe qe nuk kane te bejne me ate rruge jane teresisht te mosperfillura nga Kur'ani. Islami me qendrueshmeri eshte i hapur per kete.

Ne suren 14, "Ibrahim", ajeti 18, lexojme ate qe mund te perkthehet si:

"Shembulli i veprave te atyre qe nuk besuan eshte si hiri, te cilin me puhi e shkaperderdh era ne ndonje elite te stuhishme, e ata nuk mund te realizojni asgje" nga veprat qe kane bere,..."

Ne suren 24, "Drita", ajeti 39, kemi:

"Eveprate atyre qe nuk besuan jane si valet (vegimi nga rrezet e die/lit) ne nje rrafshine ku i etshmi mendon se eshte uje derisa kur t'i afrohet atij nuk gjen asgje,..." Shihet qarte se keto jane thenie qe e diskreditojne cdo
veper qe nuk eshte e lidhur me fene, e cila, ne kthim, i jep atij nje motiv te lidhur me origjinen e ekzistences se tij dhe nje synim qe eshte ne perputhje me qellimin e botes ne tere krijimin e vet. Ky eshte vizioni logjik i nje ideologjie, e cila te gjitha ngjarjet ia atribuon All-llahut. Kushdo qe e shkeput veten nga Ai, zhduket dhe e humb realitetin e ekzistences se vet.

Feja paraqet nje shenje shendeti ne natyren e personit dhe ne prirjen e tij. Ajo gjithashtu shenon harmonine e njeriut me natyren e tere universit, si dhe nje shenje te efektit te ndersjelle mes njeriut dhe botes perreth tij. Jeta e tij, perderisa sjellja e tij eshte e sinqerte dhe e drejte, duhet te nxjerre ne shesh nje orientim qe perfundon me pranimin e tij te fese, per shkak te asaj se vete ky univers posedon shenja dhe deshmi per fuqine absolute qe e krijoi si te tille. Aty ku kemi rastin e kundert, dicka me siguri nuk eshte ne rregull, ose ekziston ndonje e mete ne gjendjen e marresit - respektivisht, qenies njerezore - qe do te paraqiste nje shenje korrupsioni, qe shpie vetem nga humbja dhe qe e anulon cdo veper qe disi mund te duket se permban ndonje miresi.

Aq e gjere dhe permbledhese, aq madheshtore dhe e bukur, aq e lumtur duket bota e besimtarit, saqe bota e jobesimtarit perreth i duket atij si e imet, triviale, e ulet, e dobet, e neveritshme dhe mizore, me nje fjale, ne nje gjendje shkaterrimi dhe humbjeje te vertete.


=vazhdon=
alipasha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė