Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-05-05, 22:23   #5
alipasha
 
Anėtarėsuar: 08-04-04
Postime: 236
alipasha e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Kuran ,kaptina :El Asr-Koha !

V


Nga e gjithe kjo ne i njohim vlerat e fese: dinamizmi, aktiviteti, kreativiteti dhe produktiviteti te perkushtuar per kenaqesine e All-Uahut, e jo kufizimi, negativiteti ose izolimi ne vetvete. Ajo nuk paraqet vetem qellimet e sinqerta dhe te pafajshme, qe kurre nuk zhvillohen ne veprime. Ky eshte tipari dallues i Islamit qe ate e ben fuqi krijuese ne jeten praktike.
E tere kjo eshte e logjikshme per aq sa feja mbetet lidhje me rrugen e urdheruar Hyjnisht. Kjo rruge karakterizohet me dinamizem te perjetshem ne mesin e njerezve ne bote. Ajo eshte e bazuar ne pajtim me nje plan te vecante dhe eshte e drejtuar drejt nje' qellimi perfundimtar. Aq me teper, feja e ve ne levizje njerezimin drejt permbushjes se asaj qe eshte e mire, e paster, konstruktive dhe utilitare.

Keshillimi me njeri-tjetrin per ta ndjekur te verteten dhe per te qendruar e zbulon pikturen e shoqerise islame, e cila ka entitetin e saj te vecante, nje ndermarredhenie unike mes ane'tareve te saj individuale dhe nje destinacion te vetem dhe qe e kupton teresisht entitetin e vet si dhe detyrat e tij. Ajo e kupton thelbin e fese se saj dhe cka ka te beje ajo me veprat e mira qe, nder detyrat tj era, perfshin edhe udheheqjen e njerezimit rruges se tij. Per ta kryer kete detyre te jashtezakonshme, keshillimi dhe konsultimi behen te domosdoshem.

Nga kuptimi dhe natyra e vete fjales "keshille" shfaqet piktura me e larte dhe me e madherishme e atij populli ose e asaj shoqerie te integruar, bashkerenditur, te drejte dhe te ndricuar qe perpiqet per te verteten, drejtesine dhe miresine ne kete toke. Islami kerkon qe populli (Ummeti) i tij te jete pikerisht i ketille.

Keshillimi i ndersjelle qe synon drejtesine eshte domosdoshmeri, sepse eshte veshtire qe gjithmone te mirembahet e drejta, duke pasur parasysh se pengesat ne kete rruge jane te panumerta: pasionet dhe parapelqimet egoiste, konceptet e rrejshme ne mjedis, si dhe tirania, pabarazia dhe despotizmi i disave. Qe ketu, keshillimi i ndersjelle i nxitur ne kete rast nenkupton perkujtimin, inkurajimin dhe shprehjen e unitetit ne synim dhe destinacion, si dhe barazine ne pergjegjesi dhe ne ngarkimin me detyra. Ai gjithashtu i grumbullon perpjekjet individuale ne nje teresi te bashkuar dhe keshtu e shton ndjenjen e vellazerise te cdo mbrojtes i te vertetes, se ekzistojne edhe te tjere me te qe e keshillojne, perkrahin dhe duan ate.

Ky eshte pikerisht rasti me Islamin, menyren e drejte te jetes, themelimi i se dies kerkon kujdesin e nje bashkesie te bashkerenditur, te ndervarur, te vetemjaftueshme dhe vete permbajtese.

Keshillimi per te qene te qendrueshem eshte gjithashtu domosdoshmeri, per shkak se ushqimi i fese dhe veprat e mira, bashke me perpjekjen per te drejten dhe barazine jane detyrat me te veshtira qe duhen kryer. Kjo qendresen e ben krejtesisht te pashmangshme. Qendresa gjithashtu eshte e domosdoshme gjate adaptimit me menyren islame te jetes, gjate ballafaqimit me te tjere't, gjate pe'rjetimit te keqtrajtimeve dhe veshtiresive. Qendresa eshte e domosdoshme kur e keqja dhe e rrejshmja triumfojne. Eshte e domosdoshme per kalimin e gjatesise se udhes, marrjen me ngadalesine e procesit te reformes, turbullirat dhe gjatesine e rruges qe shpie drejt destinacionit.

Keshillimi per qendrese dhe durim i zgjeron mundesite duke e frymezuar unitetin e synimit dhe te drejtimit dhe ndjenjen e bashkesise tek secili, duke i pajisur ata me dashuri, vetepermbajtje dhe determinim. Ai ngjall vitalitet ne bashkesi ku e verteta e Islamit mund te mbijetoje dhe permes se ciles ai permbushet.

=vazhdon=
alipasha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė