Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-06-05, 18:49   #11
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Komentim i ajet el-Kursi

Komentim i ajet el-Kursi
Nga Tefsiri i Imam Ibn Kethir
Versioni i shkurtuar i mbikėqyrur nga shejh Safiu-Rahman el-Mubarekpuri


"Allahu! Askush s'ka tė drejtė tė adhurohet pėrveē Tij, i Pėrjetshmi, Ai qė mban dhe mbron gjithė ēka ekziston. Atė nuk e kap as dremitja, e as gjumi. Atij i pėrket gjithēka qė ekziston nė qiej dhe tokė. Kush ėshtė ai qė mund tė ndėrmjetėsojė tek Ai pėrveē me lejimin e Tij? Ai e di ē'u ndodh atyre [krijesave tė veta] nė kėtė botė dhe ēfarė do t'u ndodhė atyre nė jetėn e pėrtejme. Ata kurrė s'do t'i vijnė rrotull ēfarėdo gjėje nga dija e Tij, pėrveē atė qė Ai do. Kursia e Tij shtrihet mbi qiejt dhe tokėn, dhe Ai nuk ndjen lodhje nė ruajtjen dhe kujdesin ndaj tyre. Ai ėshtė mė i larti, mė i madhi". [el-Bekare, 255]

Ajet el-Kursi ka dhjetė fjali tė plota Arabe.


Thėnia e Allahut:


"Allahu! Askush s'ka tė drejtė tė adhurohet pėrveē Tij", pėrmend qė Allahu ėshtė njė dhe i vetmi zot i gjithė krijimit.

[el-Hajjum-Kajjum] "I Pėrjetshmi, Ai qė mban dhe mbron gjithė ēka ekziston", dėshmon qė Allahu ėshtė i pėrjetshėm, qė kurrė nuk vdes, i cili mban ēdonjėrin dhe gjithēka. I gjithė krijimi ka nevojė pėr Allahun dhe plotėsisht varet nga Ai, ndėrsa Ai ėshtė mė i pasuri, i cili s'ka nevojė pėr ēfarėdo qė ėshtė e krijuar. Ngjashėm, Allahu thotė:



"Dhe nga shenjat e Tij janė qė qiejt dhe toka qėndrojnė me anė tė urdhrit tė Tij". [er-Rum, 25]



"Atė nuk e kap as dremitja, e as gjumi", tregon qė tek Allahu nuk gjendet ndonjė e metė, pavėmendje apo injorancė, asnjėherė. Madje, Ai ėshtė i vėmendshėm dhe kontrollon ēfarė fiton ēdo shpirt, vėzhgon me pėrpikėri gjithēka, asgjė nuk i ikėn dijes sė Tij, dhe asnjė ēėshtje e fshehur s'ėshtė e fshehur pėr Tė. Ndėr cilėsitė e pėrsosura tė Tij, ėshtė fakti qė Ai kurrė nuk preket nga dremitja apo gjumi. Ndaj, thėnia e Allahut "Atė nuk e kap as dremitja, e as gjumi", tregon qė Allahun nuk e kap kurrfarė pavėmendje si pasojė e dremitjes apo gjumit. Allahu thotė mė pas:


"... e as gjumi", gjė qė ėshtė mė e fortė se dremitja. Ėshtė shėnuar nė Sahih qė Ebu Musa ka thėnė:


"I dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, mbajti njė fjalim lidhur me katėr gjėra:"Allahu nuk fle, dhe nuk i ka hije madhėrisė sė Tij qė tė flejė. Ai ul shkallėt [pozitat] dhe i ngre ato. Veprat e ditės ringjallen pėrpara Tij para veprave tė natės, si dhe veprat e natės para atyre tė ditės. Velloja e Tij ėshtė dritė apo zjarr dhe po e hoqi atė, rrezet nga Fytyra e Tij do tė digjnin gjithēka nga krijimi qė shikimi i Tij do ta mbėrrinte". [Sahih Muslim, 161]


"Atij i pėrket gjithēka qė ekziston nė qiej dhe tokė", tregon qė ēdonjėri ėshtė rob i Allahut, pjesė e mbretėrisė sė Tij dhe nėn pushtetin e Tij. Ngjashėm, Allahu ka thėnė:


"S'ka asnjė nė qiej dhe tokė vetėm se i vjen mė tė Mėshirshmit [Allahut] si njė rob. Vėrtet, Ai njeh secilin nga ata dhe u ka bėrė atyre njė llogari tė plotė. Secili nga ata do t'i vijė Atij i vetėm nė ditėn e Ringjalljes [pa ndonjė ndihmės apo mbrojtės]". [Merjem, 93-95]


Thėnia e Allahut:

"Kush ėshtė ai qė mund tė ndėrmjetėsojė tek Ai pėrveē me lejimin e Tij?", ėshtė e ngjashme me thėnien e Tij:


"Nė qiej ka shumė engjėj, ndėrmjetėsimi i tė cilėve s'do t'ju vlejė gjė, pėrveē pasi Allahu tė ketė dhėnė leje pėr kėdo qė Ai do dhe me tė cilin Ai ėshtė i kėnaqur". [en-Nexhm, 26]


Dhe,


"Ata s'mund tė ndėrmjetėsojnė, pėrveē pėr atė me tė cilin Ai ėshtė i kėnaqur". [el-Enbija, 28]

Kėto ajete theksojnė madhėrinė e Allahut, krenarinė dhe hirin, dhe se askush nuk merr guximin tė ndėrmjetėsojė tek Ai nė emėr tė dikujt tjetėr, pėrveē me lejimin e Tij. Vėrtet, hadithi nė lidhje me ndėrmjetėsimin pėrmend qė pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thėnė:


"Do tė qėndroj nėn Fron [Arsh] dhe do tė bie pėrmbys [nė sexhde], dhe Allahu do tė mė lejojė tė mbetem nė atė pozitė sa tė dojė Ai. Pas kėsaj do tė thuhet:'Ngrehe kokėn. Fol dhe do tė dėgjohesh, ndėrmjetėso dhe ndėrmjetėsimi yt do tė pranohet'. Pastaj pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, tha:'Ai do tė ma lejojė njė pjesė, tė cilėt do t'i fus nė xhenet'". [Sahi Muslim, 180]


Thėnia e Allahut:

"Ai e di ē'u ndodh atyre [krijesave tė veta] nė kėtė botė, dhe ēfarė do t'u ndodhė atyre nė jetėn e pėrtejme". Kjo i referohet dijes sė pėrsosur tė Tij; tė kaluarės, tė tashmes dhe tė ardhmes sė saj [dijes]. Ngjashėm, Allahu ka thėnė qė engjėjt thanė:


"Ne [engjėjt] nuk zbresim vetėm se me urdhrin e zotit tėnd [O Muhamed]. Atij i pėrket ēfarė ėshtė pėrpara nesh dhe ēfarė ėshtė pas nesh, si dhe ēfarė ėshtė midis kėtyre dyjave. Zoti yt s'harron kurrė". [Merjem, 64]


Thėnia e Allahut:


"Ata kurrė s'do t'i vijnė rrotull ēfarėdo gjėje nga dija e Tij, pėrveē atė qė Ai do", thekson faktin qė askush nuk arrin ndonjė pjesė tė dijes sė Allahut, pėrveē ēfarė njofton dhe lejon Allahu. Kjo pjesė e ajetit tregon qė askush asnjėherė nuk merr dije mbi Allahun dhe cilėsitė e Tij, pėrveē ēfarė i njofton Ai. Pėr shembull, Allahu ka thėnė:


"Por ata s'do t'i vijnė rrotull ndonjė gjėje nga dija e Tij". [Ta Ha, 110]


Allahu ka thėnė:


"Kursia e Tij shtrihet mbi qiejt dhe tokėn". Ueki' transmeton nė Tefsirin e vet, qė Ibn Abas ka thėnė:"Kursija ėshtė Mbėshtetėse Kėmbėsh, dhe asnjeri s'ėshtė nė gjendje t'i bėjė vlerėsim tė duhur Fronit tė Allahut". [et-Taberani, 12:39]


el-Hakim ka shėnuar kėtė hadith nė Mustedrek-un e vet [el-Hakim, 2:282] nga Ibn Abas, i cili nuk e ka lidhur atė me tė dėrguarin, salallahu alejhi ue selam. el-Hakim ka thėnė:"Kjo ėshtė Sahi sipas kritereve tė dy Sahi-ve, dhe ata [el-Buhari dhe Muslim] nuk e kanė shėnuar".


Veē kėsaj, ed-Dahak ka thėnė qė Ibn Abas ka thėnė:"Po tė rrafshoheshin shtatė qiejt dhe shtatė tokėt dhe tė shtroheshin krahpėrkrah, ato do tė kishin qenė sikur madhėsia e njė unaze nė njė shkretėtirė krahasuar me Kursinė". [Ibn Ebi Hatim, 3:981]


Allahu ka thėnė:

"Dhe Ai nuk ndjen lodhje nė ruajtjen dhe kujdesin ndaj tyre", do tė thotė qė ruajtja dhe kujdesi ndaj qiejve dhe tokės, si dhe ēfarė ka mes tyre, nuk e ngarkon Atė dhe nuk e bėn tė lodhet. Madje, kjo ėshtė njė ēėshtje fare e lehtė pėr Tė. Mė tej, Allahu mban gjithēka, vėzhgon me pėrpikėri gjithēka, asgjė nuk i ikėn dijes sė Tij dhe asnjė ēėshtje e fshehur s'ėshtė e fshehur pėr Tė. Tė gjitha ēėshtjet janė tė parėndėsishme, tė ulėta dhe tė nėnshtruara pėrpara Tij. Ai ėshtė mė i pasuri, i denjė pėr ēdo lavdėrim. Ai bėn ēfarė tė dojė dhe askush s'mund ta pyes pėr ēfarė Ai bėn. Ai ėshtė mė i larti, mė i madhi. S'ka perėndi tė denjė pėr adhurim pėrveē Tij, e as zot tė vėrtetė pėrveē Tij.

Thėnia e Allahut:

"Ai ėshtė mė i larti, mė i madhi", ėshtė e ngjashme me thėnien e Tij:"Mė i madhi, mė i larti". [er-Rad, 9]


Kėto dhe ajetet e ngjashme lidhur me cilėsitė e Allahut, duhet tė trajtohen nė mėnyrėn qė Selefi i kanė trajtuar ato, duke i pranuar domethėnien e tyre tė jashtme/tė qartė, pa i barazuar ato [me cilėsitė e krijimit] apo ndryshuar domethėnien e tyre tė jashtme/tė qartė.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė