Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-06-05, 15:04   #12
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Shpjegim i sures el-Kadr

Shpjegim i sures el-Kadr
Tefsir Ibn kethir


Nė emėr tė Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit



1. Vėrtet, Ne e zbritėm atė nė natėn e el-Kadr
2. Dhe ē'tė mėsoi ty se ē'ėshtė el-Kadr?
3. Nata e el-Kadr ėshtė mė e mirė se njė mijė muaj
4. Nė tė zbresin engjėjt dhe Shpirti me lejen e Zotit me tė gjitha Vendimet
5. Paqe!, deri nė shfaqjen e agimit


Allahu, mė i larti, na informon se Ai ka zbritur Kur'anin nė natėn e el-Kadr, dhe kjo ėshtė njė natė e bekuar tė cilės i referohet nė fjalėt e Tij, tė Gjithpushtetshmit:"Vėrtet, Ne e zbritėm atė nė natėn e el-Kadr". Nata e el-Kadr ndodh nė muajin e Ramazanit, siē thotė Allahu:"Muaji Ramazan nė tė cilėn ėshtė zbritur Kur'ani" [el-Bekare, 185]. Ibn Abas, mes tjerash, shpjegon se Kur'ani i plotė ėshtė zbritur nga el-Leuh el-Mahfudh [Pllaka e Ruajtur] nė natėn e el-Kadr deri nė Bejt el-Izzeh [Shtėpinė e Lavdisė] nė qiellin mė tė ulėt, prej ku ai i ėshtė shpallur pjesė-pjesė pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] sipas ngjarjeve qė zunė vend gjatė jetės sė tij pėr njė periudhė kohore prej njėzet e tre vjetėsh. Pastaj, me qėllim qė ta qartėsojė madhėshtinė e ēėshtjes sė el-Kadr, tė cilėn Ai e ka zgjedhur pėr ta zbritur Kur'anin fisnik, Allahu thotė:"Dhe ē'tė mėsoi ty se ē'ėshtė el-Kadr? Nata e el-Kadr ėshtė mė e mirė se njė mijė muaj". [dmth njė mijė muaj gjatė tė cilėve njeriu bart shpatėn e tij nė Rrugėn e Allahut]. [Transmetuar nga Ibn Ebi Hatim]



Ibn Xherir rrėfen nė autoritetin e Muxhahidit, se ka qenė njė njeri nga beni Israilėt i cili falej tėrė natėn e pastaj nė mėngjes, ai luftonte armiqtė nė Rrugė tė Allahut gjatė ditės deri nė mbrėmje, dhe ai e bėri kėtė pėr njė mijė muaj, kėshtu qė Allahu shpalli suren:"Nata e el-Kadr ėshtė mė e mirė se njė mijė muaj". Domethėnė, qėndrimi nė namaz nė atė natė, ėshtė mė i mirė se veprat e atij njeriu. Sufjan eth-Theuri transmeton nė autoritetin e Muxhahidit poashtu, se tė qenit e natės sė el-Kadr mė e mirė se njė mijė muaj do tė thotė se veprat e mira qė bėhen nė tė, agjėrimi dhe namazi, janė mė tė mira se veprat e mira, namazet dhe agjėrimet e njė mijė muajve. [Transmetuar nga Ibn Xherir]



Ibn Ebi Hatim transmeton nė autoritetin e Muxhahidit se kjo do tė thotė: Nata e el-Kadr ėshtė mė e mirė se njė mijė muaj pa natėn e el-Kadr. Kjo poashtu ėshtė thėnė nga Katadeh ibn De'ameh dhe esh-Shafi'i dhe tė tjerėt, pėrfshirė edhe ibn Xheririn, dhe ky ėshtė komentimi i saktė dhe ėshtė sikur thėnia e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]:"Tė kalosh natėn nė Rrugė tė Allahut ėshtė mė mirė se njė mijė netė qė s'kalohen nė adhurim". [Transmetuar nga Ahmed]



Njėlloj, ėshtė transmetuar se kushdo qė shkon nė namazin e xhumasė i veshur me kujdes dhe me qėllim tė pastėr, atij do t'i shkruhet shpėrblimi i veprave tė mira tė njė viti, sikur ai tė kishte agjėruar nė tė dhe tė kishte kaluar netėt e kėtij viti nė adhurim dhe tė tjera akte tė adhurimit.



Ėshtė transmetuar nga Ebu Hurejre se ai ka thėnė:"Kur erdhi muaji Ramazan, i dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] tha:'Ka ardhur muaji Ramazan. Njė muaj i bekuar nė tė cilin Allahu e ka bėrė agjėrimin detyrim pėr ju. Nė tė hapen portat e parajsės dhe portat e Xhehenemit mbyllen dhe shejtanėt lidhen me zinxhirė. Nė tė ėshtė njė natė mė e mirė se njė mijė muaj, kushdo qė e humb dobinė e saj, ai ka humbur diēka tė pazvendėsueshme". [Transmetuar nga Imam Ahmed. Kjo poashtu ėshtė transmetuar nga en-Nesa'i]



Ėshtė transmėtuar nga Ebu Hurejre, se i dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue slam] ka thėnė:"Kushdo qė qėndron nė namaz nė natėn e el-Kadr me besim dhe shpresė pėr njė shpėrbim te Allahu, atij do t'i falen tė gjitha mėkatet e kaluara". [Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]



"Nė tė zbresin engjėjt dhe Shpirti". Domethėnė, engjėj tė panumėrt zbresin me mėshirė dhe bekime tė panumėruara, siē zbresin kur lexohet Kur'ani dhe i rrethojnė ata qė janė ulur nė rreth dhe qė pėrkujtojnė Allahun, dhe ata i ulin krahėt e tyre nė praninė e kėrkuesit tė sinqertė tė diturisė nė shenjė nderimi ndaj tij. Pėrsa i pėrket Shpirtit, ėshtė thėnė se mė kėtė mendohet nė engjėllin Xhibril [alejhis-selam] dhe se ai pėrmendet nė kėtė mėnyrė pėr ta dalluar atė nga engjėjt tjerė. Poashtu ėshtė thėnė se kjo do tė thotė: njė grup engjėjsh, dhe Allahu e di mė sė miri. [Shiko tefsirin e sures Nebe', ajeti 38]



"Me tė gjitha Vendimet". Transmeton Se'id ibn Mensuri nė autoritetin e Muxhahidit, se kjo do tė thotė qė nata ėshtė e sigurt nga makinacionet e djajve; ata s'mund tė kryejnė ligėsira apo dėme nė tė. Katade dhe tė tjerėt kanė thėnė se kjo do thotė qė Vendimet Hyjnore lėshohen atė natė, vendoset koha e caktuar pėr gjithēka dhe bekimet shpėrndahen, si nė fjalėt e Allahut:"Nė tė [atė natė] vendoset ēdo ēėshtje e paracaktuar". [ed-Dukhan, 4]



"Paqe!, deri nė shfaqjen e agimit". Se'id ibn Mensur rrėfen nė autoritetin e esh-She'bi, se kjo do tė thotė se engjėjt dėrgojnė pėrshėndetjet e tyre tė paqes mbi ata qė janė tė zėnė me namaz nė xhamitė deri nė agim. Ėshtė transmetuar nė autoritetin e Ebu Hurejres, se i dėrguari i Allahut [salallahu alehi ue selam] ka thėnė:"Kjo ėshtė nata e njėzet e shtatė apo e njėzet e nėntė, dhe vėrtet engjėjt nė atė natė janė tė panumėrt". el-Amesh thotė, nė autoritetin e Ebu Leilas, se ky ajet do tė thotė se e gjithė nata ėshtė mirėsi, nė tė s'ka kurrfarė tė keqe deri nė shfaqjen e agimit. Kjo mbėshtetet nga njė transmetim nė autoritetin e Ubadeh ibn es-Samit, se i dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:"Nata e el-Kadr mund tė gjindet mė dhjetė [netėt] tė fundit [tė Ramazanit]. Kushdo qė qėndron nė namaz gjatė kėtyre netėve, duke dėshiruar shpėrblimin e kėtyre netėve, do t'i falen mėkatet nga Allahu, tė mėhershmet dhe tė vonat. Dhe kjo natė ėshtė tek: nėntė, shtatė, pesė, tre apo nata e fundit e saj". [Transmetuar nga Imam Ahmed]



Ėshtė transmetuar nė autoritetin e Ibn Abas [radiallahu anhu] se i dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:"Kjo ėshtė natė e zemėrgjerėsisė dhe gėzimit, as shumė e nxehtė as shumė e ftohėt, dhe dielli nė mėngjesin pas saj ėshtė i dobėt dhe me ngjyrė tė kuqe". [Transmetuar nga Ebu Daud et-Tejalisi]



Ėshtė transmetuar nė autoritetin e Xhabir bin Abdullah, se i dėrguari i Allahut [salallahu alejhi eu selam] ka thėnė:"Vėrtet, unė pashė natėn e el-Kadr e pastaj u bėra qė ta harrojė atė, por ajo ėshtė [duhet kėrkuar] nė dhjetė netėt e fundit. Nata ėshtė e qetė dhe e mirė, as e nxehtė as e ftohėt, sikur tė ishte hėna e plotė, dhe nė kėtė natė shejtanėt nuk dalin deri nė dritėn e agimit". [Transmetuar nga Ibn Ebi Hatim] Dijetarėt janė dalluar pėr atė se a ishte nata e el-Kadr edhe pėr komunitetet qė i paraprinė atij tė Muhamedit [salallahu alejhi ue selam] apo ėshtė caktuar veēanėrishtė pėr ta. Janė dy shkolla mendimi pėrsa i pėrket kėsaj teme: Ebu Musab Ahmed ibn Ebi Bekr ez-Zuhri [v.42H] ka thėnė qė Malik e informoi atė se tė dėrguarit tė Allahut [salallahu alejhi ue selam] i janė treguar gjeneratat e lashta tė njerėzimit dhe ishte qė jetėgjatėsia e komunitetit tė tij ishin mė te shkurtrat, dhe kėshtu s'ishte e mundshme tė plotėsohej sasia e njėjtė e veprave si e komuniteteve tė lashta, tė cilėt jetuan mė gjatė, dhe kėshtu Allahu i dha atij natėn e el-Kadr, e cila ėshtė mė e mirė se njė mijė muaj. Sipas Malikut, kjo doemos nėnkupton qė ky komunitet [muslimanėt] veēanėrisht ėshtė favorizuar me natėn e el-Kadr. Njė nga dijetarėt Shafi'i ka thėnė se ky ėshtė opinioni i shumicės sė dijetrėve tė fikhut, dhe Allahu e di mė sė miri. Opinioni i dytė pėrsa i pėrket kėsaj teme thotė qė nata e el-Kadr i qe dhėnė popujve tė mėparshėm ashtu siē i ėshtė dhėnė edhe kėtij komuniteti, dhe dėshmi pėr kėtė ėshtė hadithi qė e thotė kėtė. [Sidoqoftė, Ibn Kethir nuk e ka pėrmendur hadithin].



Ėshtė transmetuar se Ebu Dherr [radiallahu anhu] pyeti pejgamberin [salallahu alejhi ue selam]:"O i dėrguar i Allahut, mė trego pėr natėn e el-Kadr, a ėshtė ajo nė Ramazan apo nė njė muaj tjetėr?" Ai [salallahu alejhi ue selam] u pėrgjigj:"Jo, ajo ėshtė nė Ramazan". [Transmetuar nga Imam Ahmed]. Ai [salallahu alejhi ue selam] tha:"…ajo ėshtė deri nė Ditėn e Ringjalljes". Dhe, "Kėrkojeni atė nė shtatė ditėt e fundit tė Ramazanit dhe mos mė pyesni mė pėr tė". [Transmetuar nga en-Nesa'i]. Ky hadith dėshmon qė nata e el-Kadr duhet tė kėrkohet vetėm nė muajin e Ramazanit, jo gjatė tėrė vitit pa dallim siē i ėshtė pėrshkruar Ibn Mes'udit [radiallahu anhu] nga dijetarėt e Kufes. Krahas kėsaj, Ebu Daud shkroi nė Sunenin e tij:"Kaptina:-Dėshmi se nata e el-Kadr ėshtė nė ēdo Ramazan". Ai mė pas vazhdoi tė transmetonte nė autoritetin e Ibn Umerit [radiallahu anhu] se ai ka dėgjuar tė dėrguarin e Allahut [salallahu alejhi ue selam] tė pyetet rreth natės sė el-Kadr, dhe ai u pėrgjigj:"Ajo ėshtė nė ēdo Ramazan". Dhe tė gjithė njerėzit nė kėtė zinxhirė transmetimi janė thikat [tė besueshėm] pėrveēse Ebu Daud tha qė transmetimi ėshtė meukuf [‘i ndalur’; transmetim prej njė Shoqėruesi (Sahabi)].



Poashtu ėshtė thėnė qė nata e el-Kadrit ėshtė nė natėn e parė tė Ramazanit, dhe se ėshtė nė tė shtatėmbėdhjetėn e Ramazanit – kjo i ėshtė pėrshkruar esh-Shafi'iut dhe Ebu Daud transmetoi njė hadith nė autoritetin e Ibn Mes'ud [radiallahu anhu] dhe tha qė ai ishte merfu, ndėrsa el-Hasan el-Basri tha qė ajo ėshtė nė natėn e Betejės sė Bedrit. Dhe ėshtė thėnė: nata e nėntėmbėdhjetė – kjo i ėshtė pėrshkruar Aliut dhe Ibn Mes'udit [Allahu qoftė i kėnaqur me tė dytė]. Dhe ėshtė thėnė: e njėzet e njėta, sipas hadithit tė Ebu Se'id el-Hudrit [radiallahu anhu] nė tė cilin Ai tha:"I dėrguarii Allahut [salallahu alejhi ue selam] iu drejtua njerėzve duke thėnė:'Kushdo qė ka bėrė Itikaf me mua, le tė kthehet, ngase unė kam parė natėn e el-Kadr dhe mė pas jam bėrė qė ta harrojė atė, por vėrtet, ajo ėshtė nė dhjetė ditėt e fundit dhe nė ditėt tek, dhe pashė veten sikur po bėja sexhde nė baltė dhe ujė" – kulmi i xhamisė sė pejgamberit ishte bėrė nga gjethet e palmės dhe ne s'mund tė shihnim gjė nė qiell, por retė erdhėn dhe ra shi mbi ne dhe i dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] na udhėhoqi nė namaz, derisa mund tė shihja shenjat e shiut dhe baltės nė ballin e tij – dėshmi e asaj ēfarė ai kishte parė nė visionin e tij". Nė njė version tjetėr qėndron se kjo ndodhi nė mėngjesin e pas njėzet e njėshit; kjo ėshtė transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim, dhe sipas esh-Shafi'i, ky ėshtė transmetimi mė i vėrtetė. Ai [esh-Shafi'i] thotė, lidhur mė kėto transmetime nė dukje kontradiktore:"Kur i dėrguari i Allahut u pyet:'A ta kėrkojmė atė nė kėtė-e-kėtė natė?', ai u pėrgjigj:'Po' [me qėllim qė t'i inkurajonte ata tė falen nė tė gjitha dhjetė netėt e fundit], por nata e el-Kadr ėshtė njė natė e fiksuar dhe nuk ndryshon". Mirėpo, sipas Ahmedit, eth-Theurit, Ibn Khuzejmes dhe tė tjerėve, ajo mund tė ndodhė nė cilėndo kohė nė netėt tek gjatė dhjetė netėve tė fundit tė Ramazanit dhe kjo ėshtė mė afėr tė vėrtetės, dhe Allahu e di mė sė miri.



Muslimi transmeton se i dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] instruktoi A'ishen [Allahu qoftė i kėnaqur ne tė] t'i lutet Allahut:"O Allah, Ti je Falės, Ti e do faljen, pra mė fal". [Allahume inneke afuwun tuhibul afwa fe'fu'ani] et-Tirmidhi, en-Nesa'i dhe Ibn Maxheh transmetuan tė njėjtėn gjė. Sipas Malikut, natėn e el-Kadr duhet kėrkuar gjatė dhjetė netėve tė Ramazanit dhe nuk duhet pėrpjekur qė tė identifikohet se cila ėshtė nata e el-Kadr, por tė intensifikohet devocioni gjatė kėsaj periudhe. Dhe vepra mė e pėlqyer ėshtė tė shtohen lutjet gjatė gjithė Ramazanit, shumė nė dhjetė ditėt e fundit, mė shumė nė ditėt tek, dhe veēanėrisht nė fjalėt e lartpėrmendura tė A'ishes nga i dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam].



Ėshtė transmetuar se Ka'b ka thėnė:"Vėrtet, kushdo qė agjėron Ramazanin duke marrė vendim mos ta kundėrshtojė Allahun kur ai ndėrpren agjėrimin, do tė hyjė nė parajsė pa llogari apo pa u marrė nė pyetje". Ky ėshtė fundi i komentimit tė sures el-Kadr. I gjithė falėnderimi i takon Allahut, dhe nga Ai rrjedh e gjithė mirėsia.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė