Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-06-05, 15:13   #13
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Komentim i ajeteve 101-103 tė kaptines el-Bekare

Komentim i ajeteve 101-103 tė kaptines el-Bekare
Tefsir Ibn Kethir


"Dhe kur u erdhi atyre njė i dėrguar nga Allahu, qė e vėrtetonte si tė vėrtetė atė ēfarė tashmė e kishin, njė pjesė e atyre qė u qe dhėnė libri e hodhėn pas shpine librin e Allahut, sikur nuk e dinin. Ata u dhanė pas asaj ēfarė u tregonin shejtanėt gjatė sundimit tė Sulejmanit. Sulejmani nuk ishte mosbesimtar, por shejtanėt ishin mosbesimtarė qė ua mėsonin njerėzve magjinė nė Babiloni, Haruti e Marutit, dhe kjo s'u qe shpallur dy engjėjve. Ata tė dy nuk e mėsonin askė derisa nuk i thonin:'Ne vetėm po provojmė, por ti mos u bė mosbesimtar! Dhe njerėzit nga ata dy mėsonin si tė ndahej burri nga gruaja, por ata s'kanė mundur t'i bėnin askujt dėm pa lejen e Allahut. E mėsonin atė qė do t'ju bėjė dėm dhe nga e cila s'do tė kenė dobi, ndonėse e dinin se ai qė e bėn kėtė, nė botėn tjetėr do tė jetė i pafat. Vėrtet, e mjerė ėshtė ajo pėr ēka e shitėn veten e tyre, vetėm sikur ta dinin. Po sikur ata tė besonin dhe tė frikėsoheshin, shpėrblimi i Allahu do tė ishte mė i mirė, vetėm sikur ta dinin!" [el-Bekare, 101-103]



Allahu, mė i larti, thotė:"Dhe kur u erdhi atyre njė i dėrguar nga Allahu, qė e vėrtetonte si tė vėrtetė atė ēfarė tashmė e kishin, njė pjesė e atyre qė u qe dhėnė libri e hodhėn pas shpine librin e Allahut, sikur nuk e dinin", domethėnė njė grup prej tyre e hodhėn pas shpine Librin, sepse nė tė ishte lajmi i gėzueshėm pėr Muhamedin, salallahu alejhi ue selam, duke e lėnė atė sikur nuk dinin gjė lidhur me kėtė! Ata pėrvetėsuan mėsimin e magjisė dhe zbatimin e saj me qėllim qė ta ngatėrronin tė dėrguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selam, kėshtu qė i bėnė sihėr atij me krehėr, mė qimet qė bien pas krehjes dhe me kupat e sythave tė palmės mashkullore, nėn pllakėn e pusit Eruan. Nė emėr tė tyre kėtė e bėri njėfarė Lebid Ibnel A'sam, Allahu e mallkoftė dhe e gjymtoftė, por Allahu e njoftoi tė dėrguarin e Tij pėr kėtė, e shėroi atė dhe e shpėtoi, siē vėrtetohet qartė kjo nė dy Sahit-tė, el-Buhari dhe Muslim, nga A'isha, nėna e besimtarėve, Allahu qoftė i kėnaqur me tė.



"Ata u dhanė pas asaj ēfarė u tregonin shejtanėt gjatė sundimit tė Sulejmanit. Sulejmani nuk ishte mosbesimtar, por shejtanėt ishin mosbesimtarė qė ua mėsonin njerėzve magjinė…" es-Sudi thotė:"Shejtanėt ngriheshin nė qiell pėr tė pėrgjuar bisedat, dhe kėshtu dėgjuan fjalėt e engjėjve lidhur me vdekjen, tė padukshmen [gajbin], dhe urdhėrat, dhe mė pas u vinin falltarėve dhe i njoftonin lidhur me kėtė. Fallatarėt ua thonin kėtė njerėzve, tė cilėt e shihnin pastaj se ishte ashtu siē u kishin thėnė ata. Kur falltarėt e fitonin besimin e tyre, ata [shejtanėt] i gėnjenin duke futur nė kėtė edhe gjėra tjera, respektivisht sė bashku me ēdo fjalė shtonin edhe shtatėdhjetė tė reja. Kėtė njerėzit e shkruajtėn nė libra, dhe midis bijve tė Israelit u pėrhap besimi se xhinėt e njohin gajbin [tė padukshmen]. Pas kėsaj, njerėzve u qe dėrguar Sulejmani, i cili i mblodhi ato libra, i vendosi nė njė sėnduk dhe i futi nėn fronin e tij, kėshtu qė asnjė shejtan nuk mund t'i afrohej kėtij froni e mos tė digjej. Ai tha:"Kėdo qė dėgjoj tė thotė se shejtanėt e dinė gajbin [tė padukshmen], kokėn do t'ia pres!" Kur Sulejmani, paqja qoftė mbi tė, vdiq dhe kur dijetarėt qė e dinin kėtė vdiqėn dhe erdhėn pasardhėsit e tyre, shejtani mori formėn e njeriut e pastaj erdhi nė njė tubim tė bijve tė Israelit dhe u tha:"A doni t'ju njoftoj me njė thesar diturie, tė cilin kurrė s'do tė mund ta harxhoni?" Ata thanė:"Po", dhe ai u tha:"Mihni nėn fronin!" Mė pas shkoi bashkė me ta, ua tregoi vendin dhe qėndroi pranė tij. Ata thanė:"Afrohu!", e ai ua ktheu:"Jo, por do tė jem kėtu afėr jush dhe nėse nuk e gjeni atė, mė vrani!" Ata mihėn dhe i gjetėn ato libra. Kur i nxorrėn, shejtani tha:"Me kėtė magji Sulejmani udhėhiqte me njerėzit, shejtanėt dhe shpezėt". Pas kėsaj, ai fluturoi dhe u zhduk. Kėshtu u pėrhap nė popull se Sulejmani kishte qenė magjistar, dhe bijtė e Israelit i morėn kėto libra. Kur erdhi Muhamedi, salallahu alejhi ue selam, ata iu kundėrvunė me kėto libra. Pėr kėtė, Allahu i lartėsuar thotė:"Sulejmani nuk ishte mosbesimtar, por shejtanėt ishin mosbesimtarė". Ibn Ebi Hatim, me zinxhir transmetuesish nga Seid Ibn Xhubejr, transmeton nga Ibn Abas tė ketė thėnė:"Shkruesi i Sulejmanit ka qenė Asafi dhe ai e dinte Emrin mė tė lartėsuar. Ai ka shkruajtur gjithēka me urdhėrin e Sulejmanit, dhe mė pas e ka futur nėn fronin e tij. Kur Sulejmani vdiq, kėtė e nxorėn shejtanėt dhe pastaj mes ēdo dy rendeve shkruajtėn nga njė magji dhe mosbesim [kufr], duke thėnė:"Ja seē bėnte Sulejmani me kėtė". Mė pas ai thotė:"Disa njerėz e shpallėn atė mosbesimtar dhe e mallkonin atė, ndėrsa dijetarėt kėtė e vėshtronin nė heshtje". Kėshtu mbeti qė njerėzit e paditur ta mallkonin, dhe Allahu i lartėsuar i shpalli Muhamedit, salallahu alejhi ue selam, ajetin:"Ata u dhanė pas asaj ēfarė u tregonin shejtanėt gjatė sundimit tė Sulejmanit. Sulejmani nuk ishte mosbesimtar, por shejtanėt ishin mosbesimtarė qė ua mėsonin njerėzve magjinė…" Nė kėtė kuptim shumė njerėz kanė dhėnė mendime qė janė tė pėrafėrta me kėtė, dhe nė to s'ka kundėrthėnie pėr njerėzit qė kuptojnė dhe janė tė menēur. Dhe Allahu ėshtė ai qė udhėzon! Thelbi i kėtyre opinioneve lidhur me atė se Ēifutėve tė cilėve u ishte dhėnė Libri, pasi qė lanė atė qė u ishte dhėnė dhe iu kundėrvunė tė dėrguarit Muhamed, salallahu alejhi ue selam, nisėn tė ndiqnin atė ēfarė u thoshin shejtanėt, respektivisht atė ēfarė e transmetonin shejtanėt nė lidhje me mbretin Sulejman [Solomon]. Folja "mėson, lexon, flet" kėtu ėshtė kalimtare me parafjalėn "kah, nga", gjė qė nėnkupton domethėnien e "gėnjen", sepse ato janė "mėsimet dhe fjalėt" e shejtanėve, tė cilat s'janė veēse gėnjeshtra!



"Nė Babiloni, Haruti e Marutit, dhe kjo s'u qe shpallur dy engjėjve. Ata tė dy nuk e mėsonin askė derisa nuk i thonin:'Ne vetėm po provojmė, por ti mos u bė mosbesimtar! Dhe njerėzit nga ata dy mėsonin se si tė ndahej burri nga gruaja". Ēifutėt konsideronin qė Xhibrili dhe Mikaili, paqja qoftė mbi ta, ia sillnin magjitė Sulejmanit, alejhis-selam, dhe Allahu na tregon se kjo s'ėshtė e vėrtetė, duke ia kumtuar tė dėrguarit tė Tij, Muhamedit salallahu alejhi ue selam, se ata nuk ia sillnin magjitė dhe se Sulejmani, alejhis-selam, ishte i pastėr nga magjitė qė ia veshnin. Ai i njofton se magjitė janė vepėr e shejtanėve, tė cilėt ua mėsonin njerėzve kėtė nė Babiloni, dhe se njerėzit tė cilėt ua mėsonin kėtė qenė dy njerėz me emrin Harut dhe Marut. Sipas kėsaj, pjesėza nė fjalėt:"Dhe kjo s'u qe shpallur dy engjėjve" ėshtė negative, jo lidhore nė kuptimin "tė cilėt". el-Kurtubi thotė:"Kėtu pjesėza ėshtė negative dhe ėshtė e lidhur me fjalėt "Sulejmani nuk ishte mosbesimtar", pas tė cilave vijojnė fjalėt:"Por shejtanėt ishin mosbesimtarė qė ua mėsonin njerėzve magjinė, dhe kjo s'u qe shpallur dy engjėjve…", duke qenė se Ēifutėt konsideronin se kėtė e sillnin Xhibrili dhe Mikaili, gjė tė cilėn Allahu e pėrgėnjeshtron, dhe fjalėt "Harutit dhe Marutit" i pėrmend si zėvendėsim pėr shejtanin". Ai thotė:"Kjo ėshtė e saktė pėr dy arsye: ose pėr arsye se shumėsi pėrmendet pėr dyjėsi sikur nė fjalėt "E nėse do tė ketė vėllezėr", ose pėr arsye se ata dy kishin ithtarė, respektivisht pėrmenden nė mesin e shejtanėve pėr shkak tė mosbindjes sė tyre". Kjo do tė thotė: Shejtanėt ua mėsojnė njerėzve magjinė nė Babiloni, dhe atė Harutit dhe Marutit, dhe mė pas shton:"Me gjasė kjo ėshtė domethėnia mė e saktė e ajetit", duke mos u mbėshtetur nė domethėniet tjera! Ibn Xherir, mė zinxhir transmetuesish nėpėrmjet el-Aufit, transmeton nga Ibn Abasi:"…dhe s'u qe shpallur dy engjėjve nė Babiloni", "do tė thotė se nuk qenė shpallur magjitė". Nė zinxhirin e transmetimit tė Ibn Xheririt nga Rebi Ibn Enes transmetohet se:"dhe s'u qe shpallur dy engjėjve", do tė thotė se Allahu nuk u pat shpallur magjira atyre dyve. Ibn Xherir thotė:Ajeti komentohet nė kėtė mėnyrė:"Ata u dhanė pas asaj ēfarė u tregonin shejtanėt gjatė sundimit tė Sulejmanit", do tė thotė magjisė. Sulejmani nuk ishte mosbesimtar, dhe as Allahu nuk u pat shpallur magjira dy engjėjve, por shejtanėt qenė mosbesimtarė dhe ua mėsonin magjinė njerėzve nė Babiloni, Harutit dhe Marutit. Fjalėt "Nė Babiloni, Harutit dhe Marutit" kėtu janė pėrmendur nė fund, ndonėse kanė kuptimin sikur tė jenė pėrmendur nė fillim. Poashtu ekzistojnė edhe opinione tjera, siē janė:"me 'kesre' nė 'lam' me ēka fjala merr kuptimin 'mbret', kėshtu qė kjo do tė thoshte se kjo ka tė bėjė me dy mbretėrit, Daudin dhe Sulejmanin. Domethėnė nėn supozimin se pjesėza kėtu ėshtė negative, kjo do ta kishte kuptimin:"Se Allahu nuk ka shpallur magjira, e as qė ua ka mėsuar kėtė dy mbretėrve, Daudid dhe Sulejmanit"; se Haruti dhe Maruti janė dy xhinė, respektivisht se kėta qenė dy njerėz, njėri me emrin Harut e tjetri me emrin Marut, nė fakt kanė qenė pėrfaqėsues tė njerėzve ėshtė mė e saktė, ndėrkaq, Haruti dhe Maruti, siē thotė Kurtubi, janė zėvendėsime pėr shejtanėt, sepse kjo ėshtė, siē thotė ai, me gjasė kuptimi mė i saktė i ajetit, pa u mbėshtetur nė tė tjerėt.



"Ne vetėm po provojmė, por ti mos u bė mosbesimtar!", dhe fjalėt:"Dhe njerėzit nga ata dy mėsonin se si tė ndahej burri nga gruaja." Kėshtu njerėzit mėsonin nga Haruti dhe Maruti magjinė, duke u lėshuar nė veprimet e qortueshme dhe madje duke shkuar deri nė atė masė saqė ndanin burrat nga gratė, pa marrė parasysh afėrsinė dhe lidhjen e tyre tė ngushtė. Kjo ėshtė vepėr djallėzore, siē transmeton Muslim nė Sahinė e tij nga Xhabir ibn Abdullah, radiallahu anhu, i cili thotė se i dėrguari, salallahu alejhi ue selam, ka thėnė:"Shejtani fronin e vet e vendos nė ujė, e mė pas ua dėrgon njerėzve tė dėrguarit e tij. Ai qė ka pozitėn mė tė afėrt ndaj tij paraqet sprovėn mė tė madhe. Atėherė disa nga ata vijnė dhe thonė:"Isha me njė njeri dhe e braktisa atė, ai tash flet kėtė-e-kėtė…" Iblisi atėherė thotė:"Jo, s'ke bėrė gjė!" Pastaj vjen tjetri dhe thotė:"Nuk e lėshova derisa e ndava nga familja e tij!" Ai atėherė e sjell afėr vetes dhe i thotė:"Po, kėshtu duhet!"



Shkaku i ndarjes sė burrit nga gruaja nė kėtė rast ėshtė vetėm pėrfytyrim i gruas apo burrit, tė cilėve u tregohet pamja apo veprimet e shėmtuara tė personit tjetėr, apo diēka tjetėr qė ēon nė ndarje! "…por ata s'kanė mundur t'i bėnin askujt dėm pa lejen e Allahut". Sufjan eth-Theuri thotė:"Pėrveēse me lejimin e Allahut". Hasan el-Basri kėtė e komenton kėshtu:"Po, kush tė dojė, Allahu ia jep pushtetin mbi tė; kush nuk do, nuk ia jep". Pastaj:"E mėsonin atė qė do t'ju bėjė dėm dhe nga e cila s'do tė kenė dobi", do tė thotė qė do t'ua dėmtojė fenė, dhe s'do t'u sjellė dėm tė ngjashėm me kėtė dėm, "Ndonėse e dinin se ai qė e bėn kėtė, nė botėn tjetėr do tė jetė i pafat". Pra, Ēifutėt qė ndoqėn magjinė nė vend se tė ndiqnin tė dėrguarin, salallahu alejhi ue selam, e dinin se – ai qė e bėn kėtė – nė botėn tjetėr s'do tė ketė kurrfarė fati, respektivisht kurrfarė fitimi. Kėtė e pėrmendin Ibn Abas, Muxhahid, dhe es-Sudi. "Vėrtet, e mjerė ėshtė ajo pėr ēka e shitėn veten e tyre, vetėm sikur ta dinin!" i Lartėsuari thotė:"Po ta dinin ata se me ēfarė janė kėshilluar, do ta shihnin se ajo vėrtet ėshtė ndėrrim i mjerė pėr besimin nė magji, tė cilėn e kanė marrė nė vend se tė besonin dhe ta ndiqnin tė dėrguarin! Se po tė besonin ata nė Allahun, tė dėrguarin e tij Muhamedin, salallahu alejhi ue selam, dhe tė dėrguarit e Tij tė mėhershėm, dhe t'u ruheshin ndalimeve tė Allahut, ata do tė fitonin shpėrblim, gjė qė do tė ishte mė mirė pėr ta se ajo qė e zgjodhėn pėr vete dhe me kėnaqėsi e pranuan. Dhe fjalėt:"Po sikur ata tė besonin dhe tė frikėsoheshin [Allahut]", vėrtetojnė mosbesimin e magjistarėve [falltarėve]. Umer ibnul-Hatab, radiallahu anhu, ka shkruar "qė tė vritet ēdo falltar, qoftė mashkull apo femėr", dhe kėtė e pėrmend edhe el-Buhari nė Sahi-nė e tij. Ka ndodh qė njė robėreshė t'i bėjė sihėr Hafsas, nėnės sė besimtarėve, kėshtu qė ajo urdhėroi qė ajo tė vritej. I dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka thėnė:"Dėnimi pėr falltarin ėshtė ekzekutimi me shpatė". Kėtė e transmeton et-Tirmidhi, dhe e pėrmend edhe et-Taberani nė njė transmetim tjetėr nga Xhundub dhe drejtpėrdrejt nga i dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam. Magjia nuk mund tė largohet me tė ngjashmen [magji], por ėshtė mė e pėrshtatshme tė largohet siē i shpall Allahu tė dėrguari tė Tij, me kaptinat el-Mu'auidhetejn [el-Felek dhe en-Nas]. Edhe nė hadith qėndron:"Ata qė duan tė mbrohen ga kjo, s'mund ta bėjnė kėtė me asgjė mė mirė sesa me kėto dy kaptina", pastaj me Ajetul-Kursinė, sepse edhe kjo e largon shejtanin. Magjia [sihri] vėrtet ekziston, edhe pse disa si Mu'tezilitė [sekt Islam] dhe tė tjerė nuk e pranojnė kėtė. Magjia ėshtė akt mosbesimi [kufri] sikur qė ėshtė mosbesim edhe mėsimi i magjisė, kėshtu qė falltari dhe ai qė e mėson magjinė janė mosbesimtarė. Midis dijetarėve ka dallime nė opinione pėrsa i pėrket dhėnies sė mundėsisė pėr t'u penduar nga kjo. Kėshtu, disa konsiderojnė qė duhet tė thirren pėr t'u penduar, e nėse refuzojnė, tė vriten, ndėrsa tė tjerėt konsiderojnė qė s'ka nevojė pėr pendim, porse duhet menjėherė tė ekzekutohen. Kjo bazohet nė fjalėt e tė dėrguarit, salallahu alejhi ue selam:"Dėnimi pėr falltarėt ėshtė ekzekutimi me shpatė", siē veproi edhe Hafsa, radiallahu anha, me robėreshėn e vet e cila i bėri sihėr asaj. Ajo urdhėroi qė ajo tė ekzekutohej, gjė qė edhe u bė. Kurrkund nuk pėrmendet se para kėsaj ėshtė kėrkuar qė ajo tė pendohej. Njėjtė ėshtė rasti edhe me letrėn e Umer Ibn Hatab, radiallahu anhu, i cili u shkroi guvernantėve tė tij "qė ta vrasin ēdo falltar". Ka shumė lloje tė sihrit dhe tė gjitha janė djallėzore, sepse kryhen nėpėrmjet kėrkimit tė ndihmės nga shejtani apo me nemetisje, tė shkruar, hajmali, barėra apo tym [avull], gjė qė ėshtė e keqe. Allahu e di kėtė mė sė miri.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė