Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-08-06, 18:10   #1
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim 40 Kėshilla Pėr Pėrmirėsimin E Shtėpisė

40 KĖSHILLA PĖR PĖRMIRĖSIMIN E SHTĖPISĖ

Falėnderimi i takon All-llahut, Atė e falendėrojmė dhe prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė. Kėrkojmė nga Zoti qė tė na mbrojė nga tė kėqijat e shpirtit dhe veprave tona. Atė qė e udhėzon All-llahu, s’ka kush e humbė dhe atė qė e humbė s’ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s’ka tė adhuruar pėrveē All-llahut, i cili ėshtė Njė i pa rival dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.

Shtėpia ėshtė begati

All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
“All-llahu ua ka bėrė shtėpiat e juaja vendbanim”
Ibni Kethiri rahimehull-llah , gjatė tefsirit tė kėtij ajeti thotė: “All-llahu tebareke ve teala pėrmend begatitė e Tij qė ia ka dhuruar robit; prej kėtyre begative ėshtė edhe shtėpia qė ėshtė vend ku banojnė, mbrohen dhe nė tė cilėn kanė shumė dobi”.
Vallė ēdo tė thotė shtėpia pėr ne? A nuk ėshtė shtėpia vendi ku hamė, pimė, flejmė, pushojmė dhe kemi marėdhėnie bashkėshortore!? A nuk ėshtė vendi ku tubohemi me familjen tonė? A nuk ėshtė vendi ku mbrohet gruaja?
All-llahu i Plotfuqishėm thotė:

"Dhe rrini nė shtėpitė tuaja e mos shfaqni bukurinė tuaj..."(El-Ahzab:33)
Nėse shikon gjendjen e njerėzve qė nuk kanė shtėpi, tė cilėt jetojnė rrugėve ose nėpėr parqe, ose nwse shikon gjendjen e refugjatėve tė cilėt jetojnė nėpėr kampe tė ndryshme, kupton begatinė e shtėpisė. Gjithashtu e kupton rėndėsinw e shtėpisė dhe se ēfarė ērregullimi buron nga mosposedimi i shtėpisė kur tė dėgjosh dikė duke thėnė: nuk kam vendqėndrim tė caktuar, njė ditė flej tek fulani, ditėn tjetėr nė kafeteri, nė park ose nė bregdet; rrobat gjithmonė i mbaj me vete.
All-llahu xhel-le xhelaluhu hebrenjtė prej fisit Benu Nadir i dėnoi duke ua marrė kėtė begati dhe duke i nxjerur prej shtėpiave tė tyre. E tregon kėtė duke thėnė:
{
"Ai ėshtė qė nė dėbimin e parė i nxori prej shtėpive tė tyre ata nga ithtarėt e librit, tė cilėt nuk besuan. Ju nuk menduat se ata do tė dalin, e ata menduan se fortifikatat e tyre do t'i mbronin prej ndėshkimit tė All-llahut, po All-llahu u erdhi atyre nga nuk e kishin menduar dhe nė zemrat e tyre hodhi frikėn ashtu qė me duart e veta dhe me duart e besimtarėve rrėzonin shtėpitė e tyre; pra merrni mėsim o ju tė zotėt e mendjes"!(El-Hashr: 2)

Ē’e stimulon muslimanin pėr t'i dhėnė rėndėsi pėrmirėsimit tė shtėpisė

Njė: Mbrojtja e vetvetes dhe familjes prej zjarrit tė xhehennemit.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:

"O ju qė besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. Atė (zjarrin) e mbikėqyrin engjėj tė rreptė e tė ashpėr qė nuk kundėrshtojnė All-llahun pėr asgjė qė Ai i urdhėron dhe punojnė atė qė janė tė urdhėruar". (Et-Tahrim: 6)
Dy: Pėrgjegjėsia e madhe qė ka bariu (pėrgjegjėsi) i shtėpisė para All-llahut subhanehu ve teala Ditėn e gjykimit.
Pejgamberi ? thotė:
(
"All-llahu i Lartėsuar do ta pyetw ēdo bari (pėrgjegjės) pėr tufėn qė e ka pasur nėn pėrgjegjėsinė e tij, a e ka ruajtur apo e ka humbur, derisa tė pyetet njeriu pėr anėtarėt e shtėpisė sė vet".Hadithi ėshtė hasen, tra. Ibni Hibbani.
Tre: Pasiqė shtėpia ėshtė vendi ku mbrojmė veten, jemi tė qetė prej tė kėqiave dhe ėshtė vendi ku duhet ndejtur muslimani gjatė kohės sė fitnes, atėherė duhet dhėnė rėndėsi tė ndejturit nė shtėpi, ngase Muhammedi ? thotė:
"Xhenneti qoftė pėr atė qė e mbisundon gjuhėn, i mjafton shtėpia e vet dhe pėr atė qė qan mėkatin e vet". Hadithi ėshtė hasen, tra. Taberaniu.
Muhammedi ? thotė:

"Atė qė bėn njėrėn prej kėtyre pesw veprave, All-llahu i Lartėsuar do ta sigurojė: atė qė viziton njė tė sėmurw, atė qė del pėr tė luftuar, atė qė hyn tek imami (kryetari) pėr ta ndihmuar dhe madhėruar dhe atė qė rri nė shtėpi, njerėzit janė rehat prej tij por edhe ai ėshtė rehat prej njerėzve". Tra. Ahmedi.
Muhammedi ? thotė:

"Shpėtimi i njeriut gjatė kohės sė fitneve (sprovimeve) ėshtė tė rrijw nė shtėpinė e vet". Hadithi ėshtė sahih, tra. Ibn Ebi Asimi nė librit e tij Es-sunneh.
Muslimani mund tė sheh dobinė e kėsaj ēėshtjeje nė kohė tė vetmisė, nė kohė kur nuk do tė mund t'i ndryshojė shumė vepra tė kėqija, nė kėtė rast shtėpia i bėhet vendbanim nė tė cilin e mbron veten prej veprės sė ndaluar dhe shiqimit tė ndaluar, gjithashtu mbron familjen e vet nga lakuriqėsia, kurse fėmijėt nga shoqėria e keqe.
Katėr: Njerėzit pjesėn mė tė madhe tė kohės sė tyre e kalojnė nė shtėpi, sidomos kur ėshtė shumė nxehtė ose shumė ftohtė, kur bie shi, pasi tė kryejnė punėn dhe pas mėsimit. Pėr kėtė shkak kėtė kohė (qė kalojnė nė shtėpi) duhet harxhuar nė vepra me tė cilat ėshtė i kėnaqur All-llahu, pėrndryshe do ta harxhojnė kėtė kohė nė gjėra tė ndaluara (haram).
Pesė: Shtėpia ėshtė faktor i rėndėsishėm pėr ndėrtimin e shoqėrisė Islame, ngasa qėliza kryesore e shoqėrisė ėshtė shtėpia. Ēdo shtėpi ėshtė njė tullė nė shoqėri, nėse kėto tulla janė tė mira, kjo shoqėri do tė bėhej aq e fortė saqė do t’u qėndronte ballė armiqėve tė All-llahut, nė tw do tė pėrhapej e mira dhe do tė ndalohej e keqja.
Kjo shtėpi mund tė nxjerė burra qė do tė pėrmirėsojnė hallin e shoqėrisė. Vetėm prej shtėpive tė tilla mund tė dalin thirrės shembullorw, kėrkues tė diturisė, muxhahidė tė sinqertė, femra tė ndershme, nėna edukatore...etj.
Pasiqė kjo temė qenka kaq e rėndėsishme,e shtėpitw tona janė pėrplot gjėra negative, atėherė parashtrohet pyetja:

Cilat janė mjetet pėr pėrmirėsimin e shtėpive?

Pėrgjigje e kėsaj pyetje janė kėto kėshilla qė do t'i pėrmend mė poshtė. Lusim All-llahun e Lartėsuar qė kėto kėshilla t’u bėjnė dobi muslimanėve dhe ta orijentojw mundin e bijve muslimanw kah ringjallja e rolit tė shtėpisė nė shoqėritė e tyre!
Kėto kėshilla kanė tė bėjnė me dy gjėra:
a) arritja e dobisė, qė personifikohet nė tė urdhėruarit nė tė mirė dhe
b) largimi i dėmeve, qė personifikohet nė ndalimin nga veprat e kėqija.
Pėrbėrja e shtėpisė


__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante