Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-04-07, 16:42   #5
ŤħĒмż$ťöĸėľĩ
gazetarė/analist
 
Anėtarėsuar: 04-12-06
Vendndodhja: Venezuela / Karakas
Postime: 25
ŤħĒмż$ťöĸėľĩ i vlerėsuar jo keq
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek ŤħĒмż$ťöĸėľĩ
Gabim

Filmat qė shfaqen dhe jeta. Njė krahasim me botėn.

Filmi “Vrasės tė lindur”, i cili bėri xhiron e botės para disa vitesh, u bė objekt i polemikės mė tė ashpėr midis disa prej personaliteteve mė tė larta e autoriteteve tė filmit. Tė parėt e quajtėn filmin simbol i krimit dhe i perversionit, njė bashkim sekuencash pa asnjė lidhje, pėrveē boshtit kriminal e agresivitetit, me ndikim negativ tek ēdo adoleshent, i ri apo i rritur.
Argumenti i autorėve tė fimit, sidomos i aktorėve kryesorė, ishte edukimi nėpėrmjet tė kundėrtės, ta urresh duke e njohur nga afėr dhunėn dhe perversitetin kriminal. Ky reagim, kjo polemikė, vjen nga Amerika. Nga njė shoqėri ku shtresa e mesme e shoqėrisė zė pjesėn mė tė madhe tė numrit tė popullsisė, ku standarti i zhvillimit kulturorė e ekonomik ėshtė ndėr tė parėt nė botė, ku ekstremizmi, manierizmi, novacioni i ēdo lloji, muzika, mėnyra e jetesės, ka gjysėm shkulli qė zė fill atje.

Filmi shfaqet tani nė njė vend me mentalitet nė tranzicion, me nocione ende tė paformuara pėr kulturėn dhe pėr moralin, pas njė pėrēudnimi idealizues gati gjysėmshekullorė tė tyre, me besimin fetar tė ndaluar pėr rreth 25 vjet, duke e dėnuar ushtrimin e tij si krim, me rininė tė prirur psikologjikisht pėr imitim spontan e tė pavetėdijshėm, me banda nė formim e nė aktivitet, me armė nė duart e ēdokujt, me sistemin e vlerave universale e kombėtare tė trazuara thellė, nė njė periudhė ku copėza kanunesh tė mjegullta shumėshekullore, sfidojnė hapur dhe zėvendėsojnė ligjet e shtetit. Cili mendoni se ėshtė ndikimi i kėtij filmi nė njė realitet tė tillė? A mund tė pretendojmė nga njė i ri shqiptar, qė, nėpėrmjet pamjeve tė tilla, tė sensibilizohen pėr dėmin qė sjellin sjellje tė ngjashme me to?

Nė jetėn tonė , filmi zė njė pjesė tė veēantė, dhe jo vetėm filmat e arrirė artistikisht, por edhe ato “limonadė”. Filma tė tillė si ai qė pėrmendėm mė lart shkaktojnė pasoja tė parikuperueshme tek individė tė caktuar. Shembulli i tė riut nga njė fshat i Lezhės e ilustron kėtė nė realitetin shqiptar. Ky fėmijė, pasi pyet prindėrit se a e vrasin me tė vėrtetė veten aktorėt nė film, dhe merr pėrgjigje negative, shkon tė eksperimentojė mbi trupin e tij dhe pasoja ėshtė fatale. Dikush tjetėr mund tė ketė eksperimentuar tek tė tjerėt! Apo mund tė eksperimentojė nė tė ardhmen! Veē shkaqeve tė tjera arsyet e vrasjeve spektakolare nė mes tė qyteteve tona, nė mes tė ditės, duhen kėrkuar edhe nė shfaqjen e filmave tė dhunshėm, tė cilėt imitohen nga vrasėsit. Tė gjithė ne i kemi tė freskėta “skenat me sherifa” nė sheshet e qyteteve, tė cilat ēdo regjizor hollivudian do t’i kishte zili. Nė filma, pavarėsisht nga “happy end”- i me burg i kriminelit, ajo ēfarė mbetet nė kujtesė janė bėmat, vrasjet spektakolare, skenat plot dhunė, mėnyra e pėrdorimit tė armėve etj. Ndėr njerėzit e paformuar, apo tek moshat e reja, pakkush pėrqėndrohet nė edukimin nėpėrmjet tė kundėrtės duke u thelluar nė thelbin e filmit apo nė triumfin e tė mirės kundėr tė keqes. Niveli kulturor, formimi i varfėr eduktiv, e bėn shikuesin madje tė mos dallojnė filmin nga jeta. Vetė periudha e tejzgjatur tranzitore nė Shqipėri, e bėn mė tė mprehtė kėtė problem, me specifikat e vendit tonė.
ŤħĒмż$ťöĸėľĩ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė