Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-06-05, 10:07   #27
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

[color=blue]Hixhreti-Imigrimi



Pas besėlidhjes sė dytė tė Akabesė, tė gjithė myslimanėt nisėn tė shpėrnguleshin nė Medine. Disa nga shokėt e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishin shpėrngulur atje pėrpara Besėlidhjes. Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i qe shfaqur nė ėndėrr vendi, ku do tė shpėrnguleshin myslimanėt dhe pėr kėtė ai u tha: “Kam parė nė ėndėrr se u shpėrngula nga Meka nė njė tokė, ku kishte hurma. Unė kujtova se ishte Jamami ose Hexheri, por ajo ishte Medinia, Jethribi!” Nė njė kumtim tjetėr thuhet: “Mua mė ėshtė treguar vendi i shpėrnguljes suaj midis dy malesh. Ai vend do tė jetė ose Hexheri ose Jethribi.” I pari, qė u shpėrngul nė Medine, ishte Ebu Seleme Mahzumiu, bashkėshorti i Umu Selemes. Ai u nis me bashkėshorten dhe tė birin pėr nė Medine, por njerėzit e sė shoqes i thanė asaj tė mos shkonte me Ebu Selemenė nė Medine. Njerėzit e Ebu Selemes nuk e lanė tė ėmėn tė merrte birin e saj me vete. Kėshtu, Ebu Selemeja shkoi vetėm nė Medine. Kjo ndodhi njė vit pėrpara Besėlidhjes sė Akabesė. Afėrsisht pas njė viti u lirua edhe bashkėshortja e Ebu Selemes. Ajo shkoi pas tij nė Medine. Pas Ebu Selemes, u shpėrngulėn nė Medine edhe Amir ibn Rabia me tė shoqen, Lejlanė, bijėn e Ebi Hathmes dhe Abdullah ibn Umi Mektumit. Pas Besėlidhjės sė Akabesė, myslimanėt filluan tė imigronin fshehurazi pėr nė Medine, sepse u trembeshin kurejshėve. Ata vazhduan kėshtu, derisa emigroi Omer ibn Hatabi, i cili doli hapur kundėr kurejshėve dhe askush prej tyre nuk guxoi t’i dilte pėrpara. Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) arriti nė Medine me njėzet nga Sahabet e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kėshtu, myslimanėt u shpėrngulėn tė gjithė nė Medine. Atje u kthyen edhe ata, qė kishin emigruar nė Habeshe (Abisini). Nė Mekė nuk mbeti njeri tjetėr, pėrveē Ebu Bekrit, Aliut, Suhejb ibn Harithes dhe pak veta nga ata qė ishin tė pafuqishėm e nuk mund tė shpėrnguleshin. Ndėrkohė, Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) u pėrgatit pėr tė imigruar, por i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “Mos u nxito! Unė lutem qė Allahu tė mė japė leje pėr imigrim.” Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i tha: “Vėrtet lutesh pėr kėtė?” “Po.”,- iu pėrgjigj i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Atėherė, Ebu Bekri u pėrmbajt, me qėllim qė ta shoqėronte tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pėrgatiti dy devetė e veta mė tė mira, tė cilat i ushqente ēdo ditė me gjethe samiri28. Kėshtu, Ebu Bekri u bė gati pėr tė imigruar. Kurejshėt vendosin tė vrasin tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) Kurejshėt u tėrbuan, kur panė se myslimanėt gjetėn njė vend tė sigurt dhe tė mbrojtur. Ata e konsideruan shpėrnguljen dhe tubimin e myslimanėve nė Medine rrezik pėr fenė e tyre, pėr qenien e tyre dhe pėr tregtinė e tyre. U mblodhėn nė Shtėpinė e Kėshillimit, tė enjten, nė mėngjesin e 26 Saferit, tė vitit tė 14-tė tė profetėsisė, pėr tė studiuar planin e asgjėsimit tė atij rreziku e sidomos, tani qė i zoti i thirrjes pėr nė Islam, Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ndodhej ende nė Mekė dhe kishin frikė mos u ikte qė andej nga ēasti nė ēast. Nė atė mbledhje erdhėn mė tė njohurit e parisė sė kurejshėve. Erdhi edhe djalli, nė pamjen e njė plaku tė njohur nga Nexhdi dhe kėrkoi leje pėr tė hyrė. E lejuan. U shtrua ēėshtja dhe filluan diskutimet. Ebu el Esuedi tha: - Ta nxjerrim nga trualli ynė dhe tė rregullojmė punėt tona e tė mos i kushtojmė rėndėsi ku shkon ai. Plaku i Nexhdit, Djalli tha: - Ju e shikoni qė Muhamedi flet mirė; ai flet ėmbėl dhe ndikon nė zemrat e njerėzve. Po e latė tė lirė, ai mund tė shkojė nė vendbanimet arabe dhe njerėzit do tė tubohen rreth tij. Ata do tė bėhen me tė dhe do tė vijnė e do t’ju pushtojnė ju dhe do tė bėjnė me ju ē’tė duan. Shikoni pėr ndonjė mendim tjetėr. Ebu Bahteriu: - Ta burgosim dhe t’ia mbyllim derėn, derisa tė vdesė. Plaku i Nexhdit: - Pėr Zotin, nė qoftė se e burgosni Muhamedin, do ta marrin vesh shokėt e tij, tė cilėt e duan atė mė shumė se prindėrit dhe se fėmijėt e tyre; unė kam frikė mos ju vėrsulen, e nxjerrin atė nga burgu dhe ju mposhtin pėr sė keqi. Prandaj, shikoni ndonjė mendim tjetėr. I mallkuari, Ebu Xhehli: - Unė kam njė mendim, qė juve ende nuk ju ka rėnė nė mend. Tė zgjedhim nga secili fis nė Mekė nga njė djalė tė ri, tė fuqishėm, me prejardhje tė mirė e tė shkathėt. Secilit prej tyre t’i japim njė shpatė tė mprehtė dhe le ta godasin Muhamedin si njė trup i vetėm e ta vrasin atė. Kėshtu, gjaku i tij do tė shpėrndahet nėpėr fiset dhe Benu Abdu Menafėt nuk mund tė bėjnė luftė me tė gjithė kurejshėt. Ata do tė mjaftohen me dėmshpėrblimin dhe ne do t’ua japim atė. Plaku i Nexhdit: - Fjalė ėshtė fjala e kėtij burri. Nuk ka mendim si ky, qė u tha.” Tė gjithė e pranuan kėtė mendim. Ata u shpėrndanė dhe u pėrgatitėn pėr zbatimin e kėtij vendimi. Vendimi i kurejshėve dhe vendimi i Allahut tė Madhėruar Mbledhja ishte tepėr e fshehtė; kėshtu do tė ishin edhe lėvizjet e pėrditshme tė kurejshėve. Nuk duhej tė ndryshonin zakonet a veprimet e njerėzve, me qėllim qė tė mos e nuhaste askush erėn e komplotit dhe tė rrezikut. Askujt nuk do t’i shkonte ndėrmend se nė errėsirėn e natės do tė kishte njė tė keqe tė tillė. Kėshtu do tė vepronin kurejshėt, me qėllim qė t’i mashtronin njerėzit. Por ata nuk mund tė mashtronin Allahun. Allahu ua mbylli rrugėn, kur ata nuk e prisnin. Xhebraili zbriti dhe e njoftoi Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr komplotin e kurejshėve dhe e lejoi qė tė shpėrngulej. I caktoi edhe kohėn kur do tė nisej dhe i tregoi planin e kundėrpėrgjigjes ndaj kurthit tė kurejshėve: “Sonte mos fli nė shtratin ku ke fjetur mė parė”,- i tha Xhebraili. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli nga shtėpia nė mes tė ditės, kur njerėzit po pushonin nėpėr shtėpitė e tyre dhe shkoi tek Ebu Bekr Es Sidiku. Aty caktoi planin pėr imigrim. Pėrgatiti mirė dy devetė dhe pagoi Abdullah ibn Erhajd el Lejthin, qė ishte nė fenė e kurejshėve, qė ta kishin udhėrrėfyes. Abdullahu i njihte shumė mirė rrugėt. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) e lanė tė takoheshin me tė nė malin Theur, pas tri netėsh. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vazhdoi punėt e tij tė pėrditshme, si zakonisht, nė mėnyrė qė askush tė mos e kuptonte se ai po pėrgatitej tė emigronte a pėr ēfarėdo pune tjetėr e tė mbrohej nga ajo, qė kishin vendosur kurejshėt. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kishte bėrė zakon tė flinte nė fillim tė natės, pas namazit tė jacisė, kurse nė gjysmėn e fundit tė natės shkonte te Xhamia e Shenjtė dhe falte namazin e natės. Atė natė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) la Aliun nė shtratin e vet dhe i tha atij se nuk do t’i ndodhte asgjė e keqe. Kur ra nata dhe njerėzit ranė nė gjumė, erdhėn komplotistėt fshehurazi te shtėpia e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe e rrethuan atė. Aty, nė shtratin e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) panė Aliun (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tė mbėshtjellė me njė pelerinė tė gjelbėr. Menduan se ishte Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe filluan tė krenoheshin e tė mburreshin. Pritėn sa tė ēohej, qė t’i vėrsuleshin e ta vrisnin. Allahu i Madhėruar ua dha idhujtarėve pėrgjigjen e kurthit, qė kurdisėn kundėr Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), duke thėnė: “Ata qė nuk besuan, thurnin kurthe kundėr teje tė tė ngujonin ty, tė tė vrisnin ose tė tė dėbonin. Ata bėnin plane dhe Allahu i asgjėsonte, se Allahu ėshtė mė i Miri Asgjėsues i dredhive.” (8:30) Dalja e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nga shtėpia I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli nga shtėpia e vet, kur idhujtarėt e kishin rrethuar atė, hodhi ca dhé mbi kokat e tyre, duke kėnduar ajetin: “Ne kemi vėnė pėrpara tyre e prapa tyre mbulesė dhe ua kemi zėnė sytė, prandaj ata nuk shohin.” (36:9) Allahu ua mori shikimin atyre dhe ata nuk e kuptuan se ē’ndodhi. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi te shtėpia e Ebu Bekrit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), dolėn nga dera e prapme dhe arritėn nė shpellėn e malit tė Theurit, rreth tetė kilometra larg nga shtėpia nė drejtim tė Jemenit, para se tė lindte dielli. Tri net nė shpellėn e Theurit Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) arritėn te shpella. I pari hyri Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), me qėllim qė nė qoftė se kishte ndonjė rrezik, ta pėsonte ai dhe jo i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) gjeti aty shumė vrima, tė cilat i zuri me cepat e pelerinės sė tij, pėrveē dy a tri vrimave, tė cilat i zuri me kėmbė. Pas tij hyri i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe fjeti nė prehėr tė Ebu Bekrit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Pas pak Ebu Bekrin e pickoi diēka nė kėmbė, por ai nuk lėvizi. Mirėpo lotėt e dhembjes i binin nė fytyrė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai u zgjua dhe e pyeti Ebu Bekrin: “Cfarė ke?” “Diēka mė kafshoi,- iu pėrgjigj ai, e unė do tė flijoja nėnė e baba pėr ty.” Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i vuri pak pėshtymė nė vendin e kafshuar dhe atij i pushoi dhembja. Ata qėndruan nė Shpellė tri net. Me ta flinte edhe Abdullah ibn Ebu Bekri, i cili ishte njė djalė shumė i zgjuar dhe i shkathėt. Nė mėngjes ai dilte nga shpella dhe e zinte agimi tek kurejshėt, duke lėnė tė kuptohej se kishte bujtur nė Mekė. Abdullahu i dėgjonte planet e Kurejshėve dhe e njoftonte Pejgamberin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), kur binte errėsira. Amir ibn Fehiri ishte skllavi i Ebu Bekrit. Ai ruante delet dhe u sillte qumėsht nė shpellė natėn. Para se tė dilte drita, ecte me delet mbi gjurmėt e Abdullah ibn Ebu Bekrit. Djemtė e kurejshėve pritėn deri nė mėngjes rreth shtėpisė sė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), qė ai tė ēohej nga gjumi dhe tė dilte nga shtėpia. Nė mėngjes u ēua Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) nga shtrati i tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ra nė duart e tyre. Ata e pyetėn pėr tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ai u tha: “Nuk di gjė pėr tė.” Atėherė, ata e rrahėn, e tėrhoqėn deri te Qabja dhe e mbajtėn njė orė, por nuk u bėri dobi. Pastaj vajtėn te shtėpia e Ebu Bekrit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe pyetėn bijėn e tij, Esmanė por edhe ajo u tha: “Nuk e di.” Atėherė, Ebu Xhehli i ndyrė e gotiti aq fort, sa asaj i ranė vathėt e veshėve. Pastaj dėrguan njerėz nė ēdo anė, qė tė kėrkonin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnqur me tė!). I premtuan njėqind deve ēdo njeriu, qė do tė sillte ata tė dy, tė gjallė ose tė vdekur. Njerėzit qė kėrkonin, arritėn deri te hyrja e Shpellės. Ata u afruan aq pranė, saqė sikur ndonjėri prej tyre ta ulte kokėn, do t’i shikonte ata tė dy nė shpellė. Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i shikoi ata dhe u trondit shumė, sepse mendonte pėr tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Mirėpo, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “O Ebu Bekėr! Si shqetėsohesh ti pėr dy veta, kur Allahu ėshtė i treti i tyre? Mos u tremb! Allahu ėshtė me ne.” Rrugės pėr nė Medine Natėn e sė hėnės, nė fillim tė muajit Rabiul Euel, nė vitin e parė tė Hixhretit erdhi udhėrrėfyesi, Abdullah ibn Erikat Lejthi me dy deve te Mali Theur, ashtu siē e kishin lėnė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bashkė me Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) u nisėn qė andej. Ata i shoqėroi edhe Amir ibn Fehire. Udhėrrėfyesi ndoqi njė rrugė qė shkelej rrallė. I drejtoi ata pėr nė jug, nė drejtim tė Jemenit, derisa u larguan shumė; pastaj, drejt perėndimit, nga bregu i Detit tė Kuq, pastaj drejt veriut nė afėrsi tė bregdetit. Ata udhėtuan atė natė dhe tė nesėrmen deri nė gjysmėn e ditės, kur rruga nuk kishte mė njerėz. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pushoi nėn hijen e njė shkėmbi, ndėrsa Ebu Bekri hetonte rreth e qark. Aty erdhi njė bari me delet e tij. Ebu Bekri i kėrkoi ca qumėsht. Ai i moli delet dhe u dha qumėsht. Kur u zgjua Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), Ebu Bekri i dha pjesėn e vet tė qumėshtit dhe ai u kėnaq. Pastaj, nisėn udhėtimin pėrsėri. Ditėn e dytė tė udhėtimit arritėn nė dy stanet e Umu Ma’bedit, nė vendin e quajtur Kadid, rreth 130 kilometra larg Mekės. Pranė njė stani ishte njė dele e rraskapitur, qė nuk mund tė shkonte me tė tjerat dhe nuk kishte asnjė pikė qumėsht. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kėrkoi leje Umu Ma’bedit qė ai ta milte vetė delen. Ajo i dha leje Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe kur e moli ai, ajo dha aq qumėsht sa u mbush njė enė e madhe, tė cilėn mezi e mbanin disa veta. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i dha nga ai qumėsht nėnės sė Ma’bedit, derisa ajo nuk deshi mė. Pastaj, ai u dha shokėve tė vet e edhe ata u ngopėn. Nė fund, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) piu vetė. Ai e moli pėrsėri delen, e mbushi enėn me qumėsht dhe ia la Umu Ma’bedit. Pastaj u larguan. Erdhi burri i saj. U habit kur shikoi tėrė atė qumėsht dhe e pyeti tė shoqen si ishte puna. Ajo ia tregoi ngjarjen dhe ia pėrshkroi Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nga koka deri te kėmbėt, i tregoi hollėsisht se si fliste ai e ēdo gjė tjetėr qė kishte tė bėnte me tė. “Pėr Zotin,- i tha, ky ėshtė ai qė kėrkojnė kurejshėt. Kėtė kam dashur ta shoqėroj unė. E, po e gjeta mundėsinė, do ta bėj kėtė gjė.” Ditėn e tretė, njerėzit e Mekės dėgjuan njė zė qė vinte nga ana e poshtme e shkonte deri nė anėn e sipėrme tė saj. Ata ndoqėn zėrin, por nuk e panė kush ishte ai qė fliste. Zėri thoshte: Allahu, Zoti i njerėzve i shpėrbleftė sa mė mirė Ata tė dy, qė kaluan ēadrat e Umu Ma’bedit! Ata tė dy kanė ardhur me mirėsi dhe me tė kanė shkuar Vėrtet, ėshtė i lumtur ai, qė Muhamedin ka shoqėruar. O fisi i Kusajit, sa ju kanė ikur juve me largimin e tij; Ju kanė ikur mirėsi, qė s’mund t’i bėjė askush pėrveē tij. Le tė gėzohen fisi i Ka’bit pėr vajzėn e tyre, Ajo myslimanėt i ndihmoi nė ēdo mėnyrė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) kaluan Kadidin. Atyre u ishte vėnė pas Suraka ibn Malik ibn Xha’shi el Mudlixhi, i cili shpresonte nė shpėrblimin e kurejshėve. Hipur mbi kalė Suraka po ecte me shpejtėsi nė drejtim tė tyre. Kur u afrua disi tek ata, kali i Surakės rrėshqiti dhe ai ra nga kali. Pastaj, u ēua dhe hodhi fall29: t’i godiste apo jo? Por falli nuk i doli ashtu siē dėshironte ai. Megjithatė Suraka nuk pyeti pėr fallin, por i hipi kalit dhe u nis. U afrua tek ata aq shumė, sa dėgjonte kėndimin e Kuranit nga i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), i cili nuk po shikonte rreth e qark; kurse Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) vėshtronte sa majtas djathtas. Kalit tė Surakės i humbėn kėmbėt nė tokė, deri nė gjunjė dhe Suraka ra nga kali. E tėrhoqi kalin dhe ai u ēua, por me vėshtirėsi ia nxori kėmbėt nga toka. Pas shumė pėrpjekjesh, kali i nxorri kėmbėt plotėsisht. Nga dheu i kėmbėve tė kalit u ēua njė pluhur qė u ngjit nė qiell si tym. Suraka hodhi fall pėrsėri. I doli ashtu siē dėshironte dhe nė zemėr i hyri njė trishtim i madh. Ai e kuptoi se i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) do tė triumfonte, prandaj u thirri atyre: “Mė prisni, se nuk do t’ju bėj asgjė tė keqe!” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) u ndalėn dhe e pritėn atė. Suraka i foli Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr ēfarė kishin vendosur kurejshėt dhe pėr ēfarė donin t’u bėnin atyre. Suraka i tregoi Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ushqimin e plaēkat qė kishte me vete. “Merr sa tė duash”,- i tha. Por Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk mori asgjė prej tij. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kėrkoi Surakas qė tė mos u thoshte gjė njerėzve nė Mekė pėr tė dhe pėr Ebu Bekrin. Pastaj Suraka kėrkoi qė tė shkruhej njė dėshmi (qė Muhamedi nuk do ta dėmtonte, sidoqė tė vinte puna). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e urdhėroi Amir ibn Fehiren ta shkruante atė. Ai e shkroi nė njė copė lėkurė tė regjur. Suraka u kthye pėr nė Mekė. Kė takonte nė rrugė nga ata, qė kėrkonin Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), u thoshte: “Unė u them me saktėsi qė Muhamedi nuk ka kaluar kėndej.” Kėshtu, ndjekėsit ktheheshin mbrapsht. Nė rrugė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) takoi Burejde ibn Hasib Eslemiun (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) me shtatėdhjetė kalorės. Ata tė gjithė u bėnė myslimanė. Nė Batn Rijm, Profetin dhe Ebu Bekrin i takoi Zubejr ibn Auami me njė vargan myslimanėsh, qė po vinte nga Shami (Siri). Zubejri i veshi tė dy me rroba tė bardha. [color]
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė