Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-06-05, 20:48   #8
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Atentatet mė tė famshme nė historinė botėrore.

Mė 14 prill 1865 vritet nė teatrin “Ford” tė Uashingtonit presidenti amerikan, Abraham Linkoln. Vrasėsi, aktori Xhon Buth, pasi arrin tė depėrtojė pa u diktuar deri nė lozhėn presidentore, e qėllon Linkolnin me revolver dhe nga prapaskena arrin t’i hipė njė kali qė e priste jashtė teatrit. Arratia e tij zgjat deri mė 26 prill, kur pikaset nga forcat e ushtrisė dhe zbulimit nė njė fermė nė Virxhinia. Pas njė luftimi gjendet i vdekur.

Mė 28 qershor 1914 studenti boshnjak, Gavrillo Princip, anėtar i organizatės terroriste “Dora e zezė;” vret pėr motive nacionaliste nė Sarajevė, Franc Ferdinandin, princin trashėgimtar tė Austro-Hungarisė. Pėrpiqet tė ikė, por kapet. Dėnohet dhe vdes katėr vjet mė pas nga tuberkolozi. Ky atentat, siē dihet, shėrbeu si shkas pėr fillimin e Luftės sė Parė Botėrore.

Mė 30 gusht 1918, Fania Kapllan me origjinė ēifute, anėtare e sė ashtuquajturės Parti Social Revolucionare qėllon me revolver Leninin gjatė njė mitingu nė Petrograd, sepse ai nuk kishte urdhėruar t’i bėhej atentat Carit, kur ndodhej nė Kiev mė 1911. Kėrkon tė fshihet, por kapet dhe pushkatohet mė 3 shtator tė atij viti.

Mė 22 nėntor tė vitit 1963, gjatė vizitės sė tij nė Dallas (Teksas), ndėrsa udhėtonte me njė makinė tė hapur, vritet presidenti amerikan Xhon Kenedi. Pavarėsisht se atentatori, Li Osvold, qė humbi gjurmėt, u kap pas disa ditėsh, ende kanė mbetur mister shkaqet e vrasjes sė Kenedit, sepse Osvoldi u vra teksa dilte nga zyra hetimore nga Xhak Rabini, me preteksin, siē u shpreh mė pas ai, se nuk mund t’ia falte atij qė “vrau presidentin tim”.

Mė 1981, vetėm disa muaj pasi ishte vendosur nė Shtėpinė e Bardhė, presidenti amerikan, Ronald Regan, qėllohet me revolver nga Xhon Hinkli, njė shkrimtar qė merrej me skenare filmash. Mė 1982 ekspertiza e nxori atentatorin me tė meta mendore. Ai edhe sot vuan dėnimin nė njė spital psikiatrik.

Nė tetor 1986 vritet krejt papritur kryeministri suedez, Olaf Palme. Ende edhe sot nuk dihet se cili ėshtė atentatori dhe cilat ishin shkaqet qė e shtynė tė bėnte kėtė vepėr.

Nė vitin 1981, ndėrsa merrte pjesė nė njė paradė ushtarake nė Kairo me rastin e pėrvjetorit tė rimarrjes sė Kanalit tė Suezit, ekzekutohet nė tribunė presidenti egjiptian, Anvar Sadat. Atentatorėt janė ushtarakė qė zbresin nga njė makinė, e cila merrte pjesė nė kėtė paradė. Shkaqet e vrasjes lidheshin me kundėrshtimin e politikės sė Sadatit pėr afrimin me Izraelin. Mė pas del se disa nga autorėt e atentatit ishin bashkėpunėtorė tė Bin Ladenit, ndėr tė cilėt dhe i famshmi Al Zavari.

Nė 1984 vritet kryeministrja e Indisė, Indira Gandi. Autorėt e atentatit janė dy roje tė gardės sė saj personale nga fisi Sik qė e vranė nė shenjė hakmarrjeje ndaj Gandit, e cila kishte urdhėruar qė trupat e ushtrisė indiane tė futeshin nė “Tempullin e Artė” tė fisit Sik, i cili dyshohej se ishte kthyer nė strehė terroristėsh. Atentatorėt qė u orvatėn tė arratiseshin, kapen dhe dėnohen me pushkatim.

Nė pranverė tė vitit 1995, pas pėrfundimit tė njė mitingu, qėllohet pėr vdekje kryeministri izraelit, Itzhak Rabin. Atentatori ėshtė Zhigal Amir, student ortodoks izraelit, i lidhur me grupe ekstremiste. Bėn pėrpjekje tė ikė, por kapet dhe pohon se qėlloi mbi Rabinin se ishte kundėr marrėveshjes sė tij me presidentin palestinez Arafat. Dėnohet mė burgim tė pėrjetshėm.

Nė mars 2003 vritet me atentat tė kryer me pushkė me dylbi, kryeministri serb, Xhinxhiē. Autori Zvezdan Jovanovic kapet pas disa ditėsh.

Nė shtator tė vitit 2003 qėllohet me thikė dhe vdes ministrja e Jashtme e Suedisė, Ane Lind. Atentatori ėshtė serbi Mihajllo Mihajlloviē, qė arrestohet pas disa javėsh. Pohon se e kishte vrarė Lindin si shenjė proteste kundėr pėrkrahjes qė ajo u kishte dhėnė trupave tė NATOS-s pėr bombardimin e Serbisė. Dėnohet me burgim tė pėrjetshėm.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė