Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-12-07, 00:21   #15
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Integrimi i Shqiptarve ne Shoqerin gjermane i deshiruem.

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga gjini
Zoti arton Bala, une nuk e kam marr ashtu siq ti e shef integrimin ne shoqerine ku jeton aty.
Kur flasim per integrim e kom parasyesh edhe shqetsimin tend dhe deshiren per ta ruajt identitetin tend dhe te bashkombasve tu.

Ne integrim nuk kerkohet qe ti ta harrosh gjenezen dhe ti kushtohesh krejt vetem integrimit dhe largimit nga vetja.
Ne perendim dhe une flas per gjermanin qe e njof shum mire rrethant ku jetoj dhe eshte nevoj dhe jo deshire e gjermanve per integrimin e te hujve ne shoqerin gjermane.

Ne do jemi gjenerata e fundit qe do kemi nevoj te integrohemi se femijet tan skan nevoj dhe ata ne nje perqindje shum te madhe jon ma mire se edhe vete gjermanet te integruar.
Fjala eshte per nje pjese e bashkekombasve tane qe kan ardhe ne vitet e 70 dhe ende nuk kan mundur siq duhet te integrohen dhe nje pjese qe ka ardhe viteve te 90 qe nga ata ka shum qe jon integrue dhe kan zane hapin me shoqerin gjermane.
Pra integrimi eshte menyra ma e mire dhe ma e nevojshme per te gjithe neve qe tentojme te hyjme ne europen e bashkuer.
I nderuar Gjini,
Gjermania, aq sa mund ta vleresoj une si njeri i thjeshte kete gje, eshte shteti qe ka deshtuar ne cdo aspekt ne integrimin e te huajve, sidomos te atyre te ardhur ne kete shtet gjate 15 vitet e fundit, nje pjese dermuese e se cileve jane shqiptare.

Gjermania deri para pak viteve pohonte kembengulesisht dhe publikisht qe nuk eshte nje shtet emigracioni, pra simbas devizes qe i huaji te jetoj sa te jetoj ketu, pot te mbetet i huaj, pra mos ta ndiej veten si pjese e shoqerise gjermane, dhe si pasoje por edhe si dallim nga shtete tjera perendimore, nuk ka ofruar asnje program per integrim te huajve. Kjo politike ka qene plan dhe njeherit shkaku kryesor qe ka paralizuar integrimin e te huajve ne mase. Kjo politike sot ende vazhdon, edhe pse ndoshta ne nje forme me te bute. Edhe sot shteti gjerman kerkon integrim, mirepo ben cdo te mundshme per te veshtiresuar integrimin, p.sh. sot akoma ka familje shqiptare qe jetojne qe 15 vjet ne kete shtet dhe nuk kane asnje titull te qendrimit, perderisa shteti trompeton mungesen e vullnetit te haujve per integrim.

Nga e tere them del se shoqeria gjermane ka nje kuptim te qoroditur mbi integrimin. Ajo ose nuk e deshiron integrimin e tyre fare, ose se paku seleksionon ne mes tyre: perderisa disa familje emigrantesh as dy-tri fjale te gjuhes nuk i dijne por kane neneshtetesi, familjet tjera jetojne qe 15 vite ne kete shtet, femijet e tyre gjermanishten kane pothuaj gjuhe te nenes, por prap se prap jane vetem njerez pa lejeqendrim. Per keta te fundit, jo rralle familje shqiptare, integrimi eshte nje rruge qe qon neper mohimin e vetevetes dhe dinjitetit tend. Ketu nuk ka vend per diskutim per integrim te ofruar nga shteti.
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė