Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-07-09, 02:18   #1797
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi

Eh moj toka e etnisė
-----------------------
Autori Xhelal Ferizi
---------------------------
l i r i k u
--------------------------------
eh moj toka e etnisė
ti qė mė linde nė botė me garė
ti qė mė le kndej mjeranisė
thue se s' jam mbi dhe shqiptarė
---
thue se s'jam ai gjak ngazllimi
qė dikurė t'kam joshė me shije
porsi i shpirtit ėmbėlsimi
ti pėrkdhelja fllade e hije
---
eh moj toka e etnisė
dikurė zog m'ke quajt shqiptari
mbi ty flatrat i kam nisė
kam cicrue me at gjuhė ari
---
kahdo nė tuat fusha e kroje
me plot lavd n' rimė qėndistare
si ma tė ėmblat mjaltė nder hoje
t' kam qėndisė n'vargje shqiptare
---
vet currilat ti kam lavdrue
si zingjirė diamant lidhė'tarė
kur gurgllimes poshtė jan lshue
varg'tarisht bashk me ujvarė
---
ata anash jan vargisė
porsi vet me ra ingjija
si zingjirtė jan kristalisė
ti shartoja nė vargje tė mia
---
e ti mua qka mė ke dhanė
pėrveq lotit e kurbetit
me pasė mallė pėr diell e hanė
pėr valbardhat qė shkojnė detit
---
un ti nxita ato gurra
kthjellt me u derdhė si lozonjare
vargu im nė valbardha e turra
ka shkumbzue mbi valė shqiptare
---
si dhuratė ti ma dhe lotin
birit tėnd ja dhe mėrgaten
vargu im prekė qiell e zotin
muaj e stinė e ditė e naten
---
por se ty s' po tė prekė ndoj zemer
pse mė duket e ke tė gurit
mė ke lanė n' dhe t' huaj pa emer
me i lot varg qė qanė bilurit
---
s' paske pasė ti ndjenjė pėr ne
sa i curril pėr mėrgimtarin
ti kam kndua shum gurė e dhe
lule fletė e degė e barin
---
un vet fjalen magjistare
e kam gjetė kahdo agrumit
me gjuhė shqipe rrrezatare
ti kam kndue detit e lumit
---
e kahdo i thonė shqipni etnike
ja kam falė zemren poete
i kam kndue tokat bukanike
kallij gruri e bereqete
---
edhe leht kur fija e barit
e kercyelli porsi ari
porsi fllad me gjuhė t 'shqiptarit
ja kam veshė un vargatari
---
ja kam veshė vet un liriku
edhe dega kur ka l'vizė
kur i ka lue fletes qerpiku
dega e fleta leht n' puhizė
---
un vrojtue i kam vet kallijt
edhe bli e ftue e qershija
molla e dardha e paqsorė ullijt
buzes tė detit kah shqipnija
---
nuk t' kam lanė kokerr as dhe
pa ti kndue pa ti bekue
ty t kam kndue si hana e re
kur del gurrat me i hjeshue
---
pėr tri fe t' kam kndue e vlera
zemren shqip ta kam saldue
kur t' kan shkye ty pykat tjera
un me vargje t 'kam bashkue
---
porse ti s' m'paske njė fjalė
sa pshtynė miza kund pėr mue
lotin t' mallit me ma ndalė
ktu n' mėrgim qė ėsht tue m'vlue
---
thue me vulė m' ke ra e dyllė
porsi tė isha nji far kopili
nuk kam hise nė fushė as pyllė
s' jam ma i shqipes karajfili
---
as nuk jam ma rrėnja jote
se ti mirė din me mohue
mė le me vargje nė stinė e mote
pėr ty lot n 'varg tue rimue
---
ke harrue kur un me gjak
vet kam dalė nga gurra jote
nėn at qiell si kupė kapak
m' ke pagzue si lule toke
---
vet ma dhe emrin shqiptarė
vet m' ke dhanė tė bardhin gji
vet m' ke ushqye shqip si ujvarė
pse tash mė len nė elegji
--------------------------
Autori i vargjeve shqiptare Xhelal Ferizi
--------------------------------------------
lexoni nga vargjet e autorit tregoni shoqes shokut
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''''''''''
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė