Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-09-05, 21:56   #2
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Le tė fillojmė me sqarimin e vargut tė parė nga katėr vargjet e shkėputura nga kopshti i Naim Frashėrit.
Vargu i parė

Mund tė mendohet qė me bilbilin, qė pėrmendet nė vargun e parė, tė jenė shenjėzuar disa kuptime:

Sė pari: Bilbili mund tė jetė shenja e sė keqes sė vetė njeriut, i cili ėshtė caktuar tė zgjedhė tė mirėn ose tė keqen. Filozofėt e vjetėr persianė tė "filozofisė sė ndriēimit" besonin se njohėsit duhet tė mbėshteten nė dy premisa: e mira dhe e keqja. Kėshtu ata e shpjegonin sistemin apo rregullsinė e botės sipas dualizmit. Mė pas shihet se ky botėkuptim, kjo filozofi, u pėrvetėsua nga grekėt. Prej saj pėrfituan filozofėt e filozofisė sė ndriēimit si Platoni, pėrballė filozofisė peripatetike qė mbronte Aristoteli i menēur. Bartėsit e filozofisė sė ndriēimit besonin se shpirti i njeriut mbizotėrohet nga dy kalorės: kalorėsi i sė mirės, qė e tėrheq njeriun drejt qiellit dhe kalorėsi i sė keqes, qė e tėrheq njeriun drejt tokės. Nė kėtė luftė tė pėrhershme midis sė mirės e sė keqes pėrcaktohet edhe fati i njeriut pėr jetėn qiellore apo atė tokėsore. Nėse fiton kalorėsi i sė keqes, njeriu zbret nė tokė dhe mund tė ngrihet pėrsėri atje ku ishte mė parė vetėm po qe se kryen vepra tė mira. Ndėrkohė qė ėshtė duke iu afruar bukurisė sė vėrtetė, i shėrohen edhe plagėt qė ka marrė gjatė zbritjes pėr nė tokė.
Prandaj poeti e kėshillon vetė shenjėn e sė keqes qė tė heshte dhe tė ndjekė rrugėn e sė mirės.

Sė dyti: Bilbili mund tė ketė si kuptim kontekstual dukuritė e jetės materiale, tė cilat pengojnė njeriun tė ngjitet nė shkallet e pėrsosmėrisė shpirtėrore. Ky arsyetim mbėshtetet nė faktin qė, nė gjuhėn e poetėve, sipas tradites letrare perse, bilbilat pėrfaqėsojnė shfaqjen e bukurisė materiale.
Sė treti: Mundet qė me bilbilin tė personifikohet vetė poeti, sepse ndėr cilėsitė dalluese tė bilbilit ėshtė bukuria dhe fluturimi drejt qiellit. Kėto dy veēori janė tė mjafta pėr njohėsin, i cili pėrpiqet tė gjejė bukurinė e vėrtetė dhe dėshiron tė fluturojė drejt tė dashurit tė tij.
Nė kėtė kuptim, poeti kėshillon veten qė tė heshtė e tė mos flasė. Ndryshe ē’kuptim ka heshtja te poeti!?
Pėr heshtjen ka dy kuptime: i pari ėshtė kuptimi i jashtėm qė paraqitet me heshtjen. Heshtja pėr njohėsit do tė thotė tė mos i shpėrfaqėsh tė fshehtat. Ai qė u ekspozon tė fshehtat njohėsve (arif) ėshtė baras me atė qė u shpall luftė. I dyti ėshtė kuptimi figurativ, qė e shohim nė poezinė e Mevlana Rumiut si dhe tek njohėsit persianė pėrgjithėsisht. Ky kuptim shprehet nė pėrjashtimin e polemikės dhe tė debatit filozofik me atė qė ndjek rrugėn e hapur.
Mevlana Rumiu akuzon filozofėt, kur thotė:

"Kėmbėt e filozofėve prej druri janė dhe kėmba e drurit e paqėndrueshme ėshtė".
Prandaj poeti i drejtohet vetvetes qė tė heqė dorė nga fjalėt boshe dhe tė filozofuarit, pasi ato janė perde qė errėsojnė njohjen e sė vėrtetės.
Nė pjesėn e dytė tė vargut tė parė poeti thotė:
Pranė trėndafilit ulu e krahėt mos i lėviz!
Me trėndafilin poeti ka parasysh pėrsosmėrinė shpirtėrore, ndėrsa me uljen te ai, - qetėsimin e zemrės sė njohėsit kur ky tė mbėrrijė te i dashuri. Me moslėvizjen e krahėve ai dėshiron tė thotė se njohėsi, me tė mbėrritur tek i dashuri i tij, pasi tė ketė pirė ujė tė kulluar, qė ėshtė vetė njohja, nuk i shkon mė ndėr mend tė ndahet prej tij dhe as e tėrheqin dukuritė e jetės materiale. Tashmė ėshtė mė mirė pėr tė tė qėndrojė te i Dashuri i tij dhe Pėrsosmėria mė e Lartė (Zoti). Ky kuptim vjen rrjedhshėm nė logjikėn e njeriut nėse besojmė, siē konstatuam, qė me bilbilin nėnkuptohet vetė poeti. Por, nėse vlerėsojmė se me bilbilin nėnkuptohet ajo pjesė e shpirtit njerėzor, qė ėshtė e prirur pėr tė bėrė keq, mund tė themi se me trėndafilin poeti ka shėmbėllyer imazhet e bukurisė dhe larminė e ngjyrave tė krahėve tė bilbilit me dukuritė e kėsaj bote, qė janė muri ndarės midis poetit dhe pėrsosmėrisė shpirtėrore. Krahasimi lejon tė supozohet qė kuptimi i parė ėshtė mė afėr logjikės nga i dyti.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė