Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-04-13, 12:04   #20
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mitologjia shqiptare

Dielli - krijuesi i jetės sonė






Dielli i vetmi zot i vėrtetė pėr jetėn nė Tokė.


Fjala diell lidhet kryesisht me fjalen djale sepse edhe nga anglishtja kemi sun-son. gjithashtu na bie ne sy ngjashmeria midis fjaleve diell dhe djall.
Sipas filozofise kabala dielli eshte vizioni i bukurise dhe ka arkengjell rafaelin kurse ne disa raste mikaelin kundershtarin e luciferit.
Po ta shohim ne prizmin masonik simboli i diellit eshte nje rreth me nje pike ne mes. mos valle ka dicka qe fshihet prej shekujsh ketu. ia vlen te permendim faktin se shume fjale te vjetra shqipe perdoren ne ritualet masonike.

Ndoshta rrethi me nje pike ne mes ben fjale per dy yje ndoshta dielli yne dhe planeti i 12 nibiru si nje yll xhuxh qe hyn midis tokes e diellit dhe ben qe pamja te duket si nje sy i stermadh.
Ketu vihet ne pune me shume fantazia dhe imagjinata sesa logjika dhe arsyetimi. Gjithsesi kjo mund te jete nje hije e realitetit qe pritet te rizbulohet se shpejti.


Universi dhe sistemi Diellor lindėn nga shpėrthimi i quajtur Big-bėng. Elementet qė krijuan jetėn nė Tokė (njerėz, kafshė dhe bimė) erdhen nga distanca e largėt nė hapėsirėn ndėrmjet Marsit dhe Jupiterit, por disa edhe nga skajet e sistemit tonė diellor. Kėto elemente jetėsore kanė ardhur nė meteorė dhe asteroide rreth 3 miliard vite mė parė. Toka ka rreth 4, 46 miliard vjet qė ka lindur ashtu si edhe planetėt e tjerė tė sistemit diellor. Kur meteorėt goditėn Tokėn ata sollen me vete edhe tė gjitha elementet e jetės tė cilat nėn nxitjen e Diellit dhe reaksioneve kimike krijuan jetėn dhe ne evoluam (u zhvilluam) dhe u bėmė specie tė gjalla pėrmes energjisė sė Diellit. Ne kemi nevojė pėr dritėn e Diellit qė tė zhvillohemi, tė rritemi e tė jetojmė. Qė Dielli ėshtė zoti i vėrtetė nuk ėshtė thjesht mendim, por njė fakt real. Po tė vlerėsojmė anėn konkrete tė gjėrave Dielli ėshtė i vetmi zot pėr jetėn mbi Tokė. Ishte ai i pari qė nxiti gjallėrinė, sepse nga tė gjithė planetėt e tjerė Toka ndodhet nė largėsinė e duhur me tė pėr tė krijuar kushtet e jetės. Ndaj, nxehtėsia e Diellit ėshtė normale nė planetin tonė tė gjallė. Nė fillim Toka ishte plot vullkane, me kalimin e viteve asteroidet dhe meteorėt goditėn Tokėn. Forca e rėndesės sė Diellit i sistemoi meteorėt nė Tokė dhe u formuan malet. Kometat e akullta sollen ujin i cili u shkri nga Dielli dhe u krijuan detet e oqeanet. Uji duke kombinuar me dheun formuan barin, bimėt, pemėt...ajrin. Nga vullkanet nėndetare nisen tė krijoheshin qelizat e para jetėsore derisa evoluan duke pėsuar ndryshime ndėr vite, ashtu si krimbi qė kthehet nė flutur dhe kėshtu me rrallė....kafshė pas kafshe deri tek majmuni qė ngjan me njeriun, dhe nga majmuni i zhvilluar doli njeriu. Por kjo u desh pėr miliona vjet. Ky proēes quhet evolucion. Dielli jo vetėm qė nxiti dhe krijoi jetėn, por dhe ndikon nė punėt e pėrditshme: nga ai vjen shiu sepse Dielli ngroh oqeanet e detet, avulli i oqeaneve dhe i akujve ngrihet nė qiell dhe bėhet re dhe reja lėshon shi (ashtu siē ndodh tek tenxherja nė zjarr qė po t’i heqim kapakun avulli kullon si shi). Nė kėtė rast Dielli (babai ynė) duket sikur fekondon nėnėn Tokė. Dielli rrit bimėt dhe nga bimėt vijnė ushqimet, ushqehemi ne dhe kafshėt tė cilat na shėrbejnė neve pėr punė dhe si ushqim; nga bimėt bėhen edhe ilaēet dhe barnat e ndryshme qė na ndihmojnė tė shėrohemi. Pra, nga Dielli marrim jetė, energji, marrim dritėn dhe natėn (sepse toka duke i kthyer shpinen Diellit krijon natėn)...Ai na bėn tė zhvishemi sepse na sjell vapėn, na than rrobat, na shėron plagėt, krijon ngjyrat; Dielli na bėn tė bukur duke na nxirė trupin nė plazh. Vetė mosha jonė varet nga Dielli. Nga Dielli janė frymėzuar poetė dhe shkrimtarė. Por ai ka dhe veti negative: ai provokon edhe nxehtėsi pėrvėluese edhe shkatėrrim. Asgjė nė botė nuk ndikon mė shumė se Dielli. Ne e ndjejmė energjinė e tij, rrezet e tij tė shndritshme qė na bien nė fytyrė sapo zgjohemi nė mėngjes.

Nė kohėt e lashta, Dielli u quajt zot, pikėrisht sepse ishte ai qė mundėsonte jetėn, simbolizonte natyrėn, dritėn, ditėn. E kundėrta e Diellit ishte errėsira, qė nėnkuptonte tė keqen, tė zezėn, tė ftohtin, djallin. Natėn njerėzit primitivė ishin shumė tė ekspozuar ndaj rreziqeve, sulmeve tė kafshėve tė egra, tė ftohtit etj. dhe ishin tė varur plotėsisht ndaj kushteve tė natyrės. Pėr kėtė arsye "priftėrinjtė e parė" ndėrtuan tempujt e Diellit nė shenjė kulti nė malet mė tė larta, atje ku rrezet e Diellit preknin mė parė dhe me anė tė daulleve, lajmėronin popullsinė pėr lindjen e diellit, qė presupozonte lindjen e jetės.

Duke studiuar Diellin, si ylli mė i afėrt i planetit Tokė, lindi interesi ndaj astrologjisė dhe fenomeneve tė ndryshme astronomike. Vetė fjala hyjnore, nuk presupozon diēka tė shenjtė, mė shumė se diēka qė ka tė bėjė me yjet: hylli, hyje, hyjnor.. Dielli (ylli ynė) gjendet i pikturuar nė shpella 10 mijė vjet mė parė, apo dhe 6 mijė vjet tek sumerėt. Ky besim pagan dominoi, madje u pėrhap nė tė gjithė shoqėrinė njerėzore tė asaj periudhe. Mė pas evoloi dhe u pėrshtat nė shumė kultura, derisa kėto dije astronomike u keqpėrdorėn qėllimisht apo jo, pėr tė arritur judaizmi qė nxori besimin e parė monoteist, qė vinte nė qendėr vetėm njė Zot. E gjithė Dhiata e Vjetėr apo e Re, nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė dije astronomike, me nė qendėr Diellin. Mė pas kėtė histori e kopjoi thuajse totalisht Bibla dhe mė pas biblėn Kurani, sigurisht duke bėrė dhe ndryshime.

Pėrpara dymijė vitesh, Dielli adhurohej nga shumė fise e popuj tė ndryshėm, nga mbretėr e perandorė tė lashtė. Egjipianėt, kur Dielli ishte nė pikėn mė tė lartė qiellore, nė mesditė, kur piramida nuk projektonte asnjė hije, i luteshin perėndisė mė tė madhe, Horus-it (Diellit). Njerėzit e lashtė i pėrcaktonin kohėn dhe stinėt nė bazė tė lėvizjes sė Diellit, duke caktuar nė kėtė mėnyrė ditė, muaj, vite; instrumenti i pėrdorur ishte ora diellore. Pėr njė filozof si Platoni Dielli simbolizonte autoritetin suprem: ai dhuronte fuqinė e shikimit. Jezu Krishti pėrfaqėson vet Diellin dhe apostujt e tij pėrfaqėsojnė 12 shenjat zodiakale. Pėr kėtė fakt ditėlindja e tij u vendos nga Papa me 25 dhjetor, kohė kur dita nis e zgjatet, ky proēes quhet Rilindja e Diellit ose Krishtlindja. Nė vitin 274 pas Krishtit, perandori Aurelio adoptoi Diellin si perėndi supreme tė Perandorisė Romake dhe pėrveē kėsaj, edhe familja e Kostandinit nderonte Sol Invictus-in (Diellin e Pamposhtur). Statuja e Kostandinit, nė Kostandinopoli, mbante kurorėn qė leshonte rreze tė perėndisė Diell. Po ashtu, Statuja e Lirisė nė Nju Jork mban rrezet e Diellit mbi kokė. Ne Bosnjė Hercegovinė, pranė Sarajevės, gjendet Piramida e Diellit. Qė nga lashtėsia, mbretėrit mbanin kurora me maja qė simbolizojnė rrezet e Diellit! Mbreti i fuqishėm i Francės, Luigji XIV, e quante veten “Mbreti-Diell”. Persianėt e lashtė, Aztekėt dhe fiset Maja i bėnin flijime atij. Nė Rodos tė Greqisė, statuja e Helios-it (Ilios =Diell) ishte njė ndėr simbolet mė tė madhėrishme pėr adhurimin e Diellit, e njohur me emrin Kolosi i Rodosit dhe ishte njė ndėr mrekullitė e botės antike. 14 vende sot nė botė mbajnė Diellin si simbol nė flamurin e tyre.

Populli ynė i Ilirisė sė lashtė, pėrpara ardhjes sė krishtėrimit, adhuronte dhe nderonte Apollonin (Diellin) si mė tė madhin perėndi: qyteti i lashtė iliro-romak qė shtrihet pranė Fierit mori emrin Apollonia, pėr nder tė Diellit. Fisi ilir i Peonėve e kishte Diellin perėndinė mė tė adhuruar.

Kulti i Diellit (besimi origjinal) tek shqiptarėt pasqyrohet edhe nė betė e tyre, dmth. kur bėjnė be e betohen pėr Diellin. Madje, betė me Diell e rreze dielli, si “pėr atė diell” e “pėr kėtė rreze dielli”, “pėr qiell e pėr dhe” hasen edhe sot e kėsaj dite tek shqipėtarėt. Malėsorėt bėnin kryq kur u binin rrezet e para tė Diellit nė agim. Edhe mallkimet pėrfshinin Diellin: “mos pafsh Diell me sy”. Dielli adhurohej si burim jetese, burim shėndeti, burim pjellorie dhe si objekt mbrojtės dobiprurės. Atij i faleshin nė mėngjes nė tė lindur, nė disa raste dhe nė perėndim tė tij. Shumė veprime me karakter bujqėsor e blegtoral duhej tė fillonin me tė lindur tė Diellit e jo mė parė, se kėshtu sjell mbarėsi e prodhimtari tė bollshme. Nė disa krahina veriore vajza duhej fejuar nė mėngjes nė tė rėnė tė Diellit e jo nė mbrėmje. Dielli i mėngjesit, sipas besimit popullor, ėshtė fat pėr vajzėn nė lumturinė e ardhshme bashkėshortore, nė trashėgimi, nė lindje tė djemėve. Martesat bėhen ditėn e dielė, nė ditėn e Diellit. Kur vdiste njeriu, kudo nė Malėsitė shqiptare ai do tė vendosej me fytyrė nga lindja e Diellit. Nė pelegrinazhe rituale nė majat e maleve nuk mungonin asnjėherė adhurimet e Diellit: ndezje zjarresh tė mėdha, kurbane, sidomos nė Ditėn e Verės, me 21 mars, apo me 22 qershor, festa qė simbolizojnė Diellin. Ditėlindja dhe Viti i Ri janė njė festė tjetėr pagane qė pėrfaqėsojnė revolucionin e Diellit, dhe janė festat mė tė festuara nė botė. Sot nė botė pėrdoret kalendari diellor.

Dielli ėshtė burimi konkret i jetės tokėsore, prej tij dhe prej planetėve tė sistemit tonė diellor varet fati i jetės sonė.

Napoleon Bonaparti ka thėnė: “Nėse do tė mė duhej tė zgjidhja njė fe, Dielli dhėnėsi i jetės, do tė ishte zoti im”.



The sun is the real god as proven by science and confirmed by the narrator
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė