Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-04-07, 14:44   #22
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Uizner: SHBA-tė besojnė nė pavarėsinė e Kosovės

Uashington, 5 prill - Shtetet e Bashkuara besojnė nė pavarėsinė e Kosovės dhe propozimi i Ahtisarit pėrbėn suazėn mė tė mirė pėr realizimin e kėsaj pavarėsie, tha i dėrguari amerikan pėr Kosovėn Frenk Uizner.

Ai tha se kjo ēėshtje ėshtė me rėndėsi jetike pėr Evropėn, sepse stabiliteti i juglindjes sė Evropės varet nga zgjidhja nė Kosovė. Evropa siguron njė pjesė tė rėndėsishme tė trupave tė KFOR it. Po kėshtu edhe Shtetet e Bashkuara kanė interesa jetike, tha ambasadori Uizner.

Madje, theksoi ai, Amerika hyri nė luftė pėr kėtė ēėshtje. Duke folur pėr idenė e hedhur nga Rusia pėr tė dėrguar njė mision nė Prishtinė dhe Beograd, Uiznner tha se nė pamje tė parė njė mision i tillė duket krejt i logjikshėm. Por gjithēka varet se cili ėshtė qėllimi i misionit.

"Nėse qėllimi ėshtė pėr tė vėzhguar dhe informuar, pra pėr tė patur atė informacion qė do t'i duhej njė qeverie tė pėrgjegjėshme pėr tė marrė njė vendim, kjo ėshtė njėra gjė.

Por nėse misioni ka si qėllim qė nė njė farė mėnyre tė rihapė bisedimet, atėhere ne nuk shohim qė kjo tė ketė shumė kuptim sepse gjatė 15 muajve, zoti Ahtisari ka shterruar tė gjitha rrugėt e imagjinueshme.

Pra lidhur me kėtė mision ne do tė vendosim pasi tė jenė paraqitur faktet nė tryezė" tha ambasadori amerikan Frenk Uizner, njofton "Zėri i Amerikės".

Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanė punuar me Rusinė rreth problemit tė Kosovės pėr shumė vite me radhė dhe Rusia ka qenė pjesė e diskutimeve nė Grupin e Kontaktit qė prej 15 muajsh kur filluan bisedimet pėr ēėshtjen e statusit. "Si amerikanė, - tha Uizner, - ne do tė dėshironim ta pėrfundonim kėtė lidhje rreth Kosovės nė tė njėjtėn frymė bashkėpunimi siē e filluam.

Ne ua kemi bėrė tė qartė rusėve se nuk ka gjė tė keqe tė bisedohet dhe qė gjėrat tė peshohen me shumė kujdes sė bashku. Objektivi ynė ėshtė: atė qė filluam sė bashku, le ta pėrfundojmė sė bashku.

Por baza mbi tė cilėn duhet tė pėrmbyllen veprimet pėr kėtė ēėshtje duhet tė jenė rekomandimet e zotit Ahtisaari", u shpreh Uizner para gazetarėve nė Nju Jork.

Duke folur pėr rezervat e shprehura nga disa vende si Rumania lidhur me planin Ahtisari, Uizner tha se gjithmonė ka njė farė rreziku kur njė shtet i ri ėshtė gati tė dalė nė skenėn ndėrkombėtare. Por, tha ai, Kosova ėshtė po aq e gatshme sa ēdo vend tjetėr i ri qė doli nė skenė gjatė kėsaj epoke tė turbullt.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė