Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-07-06, 12:48   #19
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

AMUXHA-ZADE HYSEJN PASHA
Ėshtė nga vezirėt e Perandorisė osmane qė mori gradėn e krye-ministrit (sadriazem) nė kohėn e Sullan Mustafa Hanit tė Dytė. Ėshtė pra, djali i mixhės sė Qyprili-zade Fazil Ahmed Pashės, i cili ishte sadriazem pas Qyprili Mehmed Pashės. Pėr kėtė arsye njihet me kėtė ofiq . Edhe pse jetonte mirė kur ishte nė pozita tė larta shtetėrore (sadriazem) mixha dhe djali i mixhės sė tij dhe, edhe pse jetonte nė kushte ideale nė ditėt e Maktul Mustafa Pashės , pas disfatės sė Vienės qė ndodhi mė 1095/1683 i ra autoriteti dhe, duke u caktuar nė ejaletin e Zevrit dhe nė muhafezllėkun e Ēardakut, qe larguar. Nė vitin 1100/1688, duke u shpėrblyer me gradėn e vezirit, u caktua muhafiz nė muhafezllėkun e Seddulbahrit dhe mė 1102/1690, pasi qe caktuar kajmekam nė Asitane, mė 1105/1693 u internua nė Sed-dulbahėr. Mė 1106/1694 duke marrė gradėn e kapedanit (Kapudan), tregoi guxim dhe shėrbim tė mirė nė pushtimin e Sakėzit. Pasi njė kohė u pėrpoq lart t'i kthejė rregullin dhe paqėn siujdhesės sė pėrmendur mė lart, pėr tė dytėn herė bėhet kajmekam i Asitanes dhe komandant i ekspeditės; poashtu iu besua detyra muhafiz i Beogradit. Mė 1109/1697, kur u tėrhoq pėr nė Edrene, ishte nė pozitė tė lartė (sadriazem). Sido qė tė jetė, edhe pse i kishe filluar bisedimet pėr marrėveshje paqėsore pėrmes delegatit anglez, tė cilat, meqė nuk dhanė rezultate, tuboi dhe pėrgatiti ushtarėt nė Vefire dhe qe kthyer nė Beograd. Pastaj, pasi nėnshkruan marrėveshjen kthehet nė Stamboll . Pas shėrbimit tė tij 5 vjeēar nė postin e sadriazemit me menēuri e me drejtėsi tė plotė, pėr shkak tė sėmundjes sė rėndė qė e kapi, mė 1114/1702 kėrkoi tė lirohet nga detyra. U pensionua dhe, duke jetuar nė ēiflikun nė afėrsi tė Silivrit, po nė kėtė vit vdiq. Kufomėn ia patėn dėrguar nė Stamboll. E varrosėn nė tyrben (mauzoleun) e posaēėm qė e kishin pėratitur afėr Dar-ul-Hadithit tė ndėrtuar nė lagjen e saraēėve. Edhe pse ishte njė ministėr i drejtė dhe i menēur, meqė ishte i dhėnė pas dėfrimeve dhe kėnaqėsive, punėt kryesore i pat lėnė nė duart e ministrit tė punėve tė jashtme, Rami efendiut .
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė