Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-05-08, 14:26   #2
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Tregime ,Poezi,krijime letrare nga POET shqiptar nder Ballkan,dhe ne Bote...!

Nė biseda me krijues mė pėlqen t'i ngacmoj qė tė pėrshkruajne paksa edhe vendin ku janė rritur, shokėt e fėmijėrisė, prirjet e tyre tė para. Mund tė na thuash diēka rreth kėtyre kėrkesave?
Gjysmėn e rritjes e mora aty ku u linda. Gjysmėn tjetėr e mbyti terri peradnorak ruso-kinezo- shqiptar. Rritur? Rritur nuk jam. Kam mbetur ai shkėmbori i imėt, qė kėrkonte tė arrinte qiellin, por njė re e zezė, sterr e zezė mė rrinte mbi krye dhe mė shtypte. Duhet t'i pėrulesh tiranit dhe tiranėve , - mė thonte, por unė isha dhe mbeta lisi, qė nuk i pėrulet as rrufesė. Konkrertisht, -thoni ju? Fshati im vinte diku nė juglindje tė krahinės sė Fanit. Historikisht, tė parėt e mi kishin ardhur nė atė fshat nga Domgjoni,( njė fshat mė nė qendėr tė Fanit ), pėr tė veruar. Mirėpo, pak nga pak filluan tė punojnė djerrinat, tė ngrenė shtėpitė e para dhe tė ikin nga Domgjoni. Deri afėr viteve 40-tė, fshati im nuk ka pasur varreza ( varri i gjyshit tim dhe i gjyshes se babait, janė nė Domgjon, (mė shumė se dy orė nė kėmbė nga Molla e Kuqe)! Eshte nje fshat, qė e ndajnė dy pėrrenj tė vegjėl dhe, nė mes ka njė kodėr, qė fillon te shtėpia e lal Vorfit dhe ngjitet deri nė Drushtė tė Munellės. Mbi shtėpinė e Ēun Frrokut kodrina ka njė shesh tė vogėl , ku mblidheshin burrat e fshatit nė kuvende tė ndryshme, ndaj edhe sot e kėsaj dite thirret " Kodra e Kuvendit". Pėrrenjtė, nga tė dy anat, janė tė veshur me arra, mė shumė se njėqind vjeēe. Nė fundet e arave, qė zakonisht mbillen me misėr, fasule, lakra e patate, ka hardhi, qė ngjiten nė ca krikėza prej dėllinje, njė lloj druri shumė i fortė, si dhe nėpėr drurė tė tjerė, ka qershia si dhe nė ēdo oborr shtėpie ka mana tė kuq , tė zi dhe tė bardhė. Krejt fshati nuk kishte mė shumė se dhjetė hektarė tokė tė punueshme, por me qindra hektarė pyje, ku secila familje kishte pyjet e saj, nga ku kish tė drejtė tė siguronte drutė e dimrit, lėndėt e shtėpive, gjethin e thatė pėr dimėrimin e bagėtive. Punėt bėhėshin kolektivisht, edhe pa qėnė nė koopertivė si: prashitjet, ushqimi i bagėtive, ndėrtimi i shtėpive tė reja, korrjet dhe grumbullimi i tyre, pa bėrė fjalė pėr fatkeqėsitė. Nejse. Dolėm nga tema. I gjithė fshati nuk kishte mė shumė se 50 hektarė qiell dhe, diellin nuk e preknim ma shume se 4-5 orė nė ditė. Pranvera, vera dhe vjeshta ishin tė mrekullueshme, ndonėse pranvera dhe vjeshta ishin vetėm dy muajshe, pasi nga njė muaj ua merrte dimri secilės. Dimri , deri vonė ishte jetė "parazitare" , por shumė emocionuese. Lojnat e ndryshme tė tė rriturve, mė kanė mbetur nė mendje. Burrat e fshatit mblidheshin me radhė te shtėpitė e njėri tjetrit, pėr tė luajtur kapuēash dhe lojna tė tjera, tė cilat mbylleshin me kėngė tė improvizuara nga pala fituese. Dimrat ishin, pothuajse pesė muaj. Pesė muaj qė nuk tė linin tė bėje asnje punė. Rrugėt e kėmbėsorėve hapeshin nga burra tė fortė. Herė herė, bora i mbulonte dritaret e kateve tė para. Gjuetarėt, nė tė shumtėn e rasteve pėrgaditnin ca rrathė prej thuprash, pėr t'i vėnė nė kėmbė, qė tė ecnin mbi dėborė, ( pasi bora do t'i mbulonte), pėr tė gjuajtur dhi e derra tė egėr, kaproj e kafshė tė tjera. Ēdo shtėpi kishte njė ose dy pushkė gjermane, tė cilat ishin mė tė mirat pėr gjueti. Jetonim si nė balada. Ushqeheshim pa dietė dhe, askush nuk ruhej nga dhjamosja. Ishin njerėz legjendar, tė gjithė tė fortė. U mungonin veē krahėt pėr tė fluturuar, se majat i kapėrcenin me njė hap. Ti do tė pyetėsh me tė drejtė: Po sot? Ata burra janė pėrgjysmuar. Legjendat u vodhėn nga modernizmi anadollaku-primitiv . Shtėpitė?! Asnjė oxhak nuk nxerr tym, asnjė shtėpi nuk banohet. Hardhitė, arrat, qershitė, manat, thanat dhe kumbullat janė egėrsuar e bėrė bisha. Ato i tradhėtoj njeriu dhe kullat i kanė mbuluar ferrat. Pemėt i shijojnė arinjtė, korbat, sorrat... Gjithėēka ndodhi aty po harrohet!

Megjithėse vite fėmijėrie pasi, mesa di unė, rininė e ke jetuar nė Lezhė, cili ka qėnė momenti qė tė ėshtė fiksuar?
Festat! Krishtlindjet dhe Pashkėt por, sidomos KrishtlindjetKrishtlindjet i prisnim me padurim, deri kur regjimi ndalues i ndaloi. Ato ishin njė festė e veēantė qė, edhe ne femijėt tė dukeshim tė rritur, tė rrinim deri nė mesnatė zgjuar, pėr tė pritur Lindjen e Krishtit. Tė dilnim me tė mėdhenjėt dhe tė bėnim me dorzat e kashtės njė rreth si sofėr, me njė kryq nė mes, nė arėn mė afėr shtėpisė dhe, mbi atė kryq tė shtronim darkėn: raki, djath, lakror me arra etj. Natėn, mes dėborės, ku gjithė fshati bėhėj dritė nga tė shtėnat e armėve, qė lajmėronin lindjen e Jezusit. Pashkėt ishin njė festė mė e gjatė dhe, qė na bėntė me rroba tė reja, por pėrsėri atė festė nuk e perjetoj si Krishtlindjet. Imazhet e atyre viteve mė pėrcjellin dhe do udhėtojnė me mua gjithė jetėn. Meqė jemi akoma te femijėria: kujton ndonjė rast tė frikshėm dhe nga se kishe frikė mė shumė?
Nata mė trembte, edhe pse ishte e bukur. Nė dimėr ndriēohej nga dėbora dhe hėna. Nė verė nuk errej, ose errej me bulkthit kėngėtar. Nė vendin tim lejoheshin edhe fėmijėt tė merrnin pjesė nė ceremonitė mortore. Ata dhe unė nuk e kuptonim vdekjen, ose e kuptonim Jul Qezarēe " Mė mirė tė vdesėsh njėherė, se sa tė rritesh gjithė jetėn me frikėn e vdekjes". Megjithėse vdekja nuk ėshtė ndjenjė e mirė. Vetėm ditėt, qė njeriu shkon nė vdekje tė tė tjerėve, kujtohet se duhet tė jetė i mirė, biles i pėrkryer. Sa herė kaloja pranė varrezave, mė dukej se krejt pleqtė e fshatit, ( ata qė kisha njohur ), ishin ngritur dhe qėndronin mbi varre, kėmbėkyq, duke biseduar dhe pirė duhan. Ju kėrkoni njė rast konkret tė frikės? Kam pasė njė rast. Se si isha ngjitur nė mes njė shkėmbi, as atėherė, as sot nuk e di, por nuk mund tė zbrisja mė. Shihja andej kėndej dhe nuk gjėja asnjė shteg, ndėrsa sipėr meje rrokulliseshin ca gurė, qė mė rrezikonin jetėn. Kur kam rrėshqitur, pa fluturuar mbi gurė, kam qėnė njeriu mė i lumtur.Megjithė se isha fėmijė, mendoja:"Pse duhej tė vdisja aq kot?"

Ē'tė ka bėrė pėrshtypje mė shumė nga ritet e asaj ane?
Huh, sa shumė janė, por nė mua kanė mbetur vetėm dy: dasmat dhe vdekjet. Dasmat ishin tė bukura. Nusja vinte e mbuluar me duvak, njė shami e kuqe e ndezur dhe mbi

kalė. Krushqit, mesa mbaj mend kanė qėnė pėrherė 12 ose 13 veta, nė pėrgjithėsi burra, veē krushkės, qė ishte nėna e nuses dhe ndonjė shoqėruese tjetėr. Kur krushqit i ishin afruar shtėpisė, vinte me vrap mėshllukgjija, qė lajmėronte se krushqit po vijnė. Me tė ardhur lajmi, gratė dilnin nė oborr dhe viheshin nė rresht e kėndonin. Krushqit, ndėrkohė lajmėronin mė njė tė shtėnė arme, pasi kishin llogaritur kohėn, qė lajmėtari e kishte kryer detyrėn. Pasi mbrrinte nusja, e zbrisnin nga kali, e merrnin pėrdore dhe qendronte nė vendin mė tė dukshėm, qė tė shihej nga tė gjithė, shoqėruar me tė shtėna armėsh. I ngrinin duvakun, pėr t'i zbuluar fytyrėn dhe tė dy duart i mbante nė dy cepat e njė bluze tė qėndisur( antari quhej ), ku i vareshin dy shamia tė kuqe, nė dy duart. Kėndohej dhe kėrcehej pėr afro gjysem ore, kurse krushqėve u prinin brenda, pėr tė pirė kafet e mirėseardhjes, duke i pyetur se si e kishin kaluar te miku dhe gjatė udhėtimit. Mbaj mend, qė shpeshė herė nuses i rrėshqisnin lotėt deri te mjekra, kur gratė i kėndonin kėngė, qė i kujtonin tė afėrmit e saj dhe shtėpinė, qė e kishte lėnė. Te vdekjet mė ka mbetur nė mendje, vendosja e tė vdekurit ne karrige, britmat dhe ējerrjet, kur vdekjet ishin tė moshave tė reja, si dhe vajtimet poetike.

Diēka pėr shkollėn?
Shkolla pėr mua ėshtė vetėm libėr. Njė zanat dhe aq. Nuk mendoj se kam mėsuar ndonjė gjė tė madhe, nė vitet e diplomimit.


vazhdim...


natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė