Tema: Tregime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-06-11, 22:17   #23
elvio
 
Avatari i elvio
 
Anėtarėsuar: 21-01-10
Postime: 6,415
elvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Leter babait nr 2

Atėherė ky qe vetėm fillimi, por ndjesia e hiēit, qė shpesh mė kaplon tė tėrin (ndjesi qė nė rrethana tė tjera ėshtė madje fisnike dhe produktive), e ka zanafillėn sidomos nė ndikimin tėnd.
Do tė kisha pasur nevojė pėr dikė qė tė mė jepte zemėr, pėr pak mirėsjellje, qė do tė ma lehtėsonte udhėn, ndėrsa ti, qėllimisht, mė fusje shkopinj nė rrota, edhe pse e bėje pa tė keq. Por ja qė nuk isha i zoti. Pėr shembull, mė lėvdoje kur pėrshėndesja siē duhej dhe marshoja me hap tė rregullt, por unė s’isha tip pėr ushtar; ose mė jepje zemėr kur haja si ka, madje kur pija edhe birrė, kur nėpėrdhėmbja kėngė qė s’i kuptoja apo pėrsėrisja si papagall thėniet e tua tė parapėlqyera, por asgjė nga kėto s’kish tė bėnte me tė ardhmen time.
Kjo pasqyrohej edhe nė epėrsinė tėnde shpirtėrore. Kishe kapur majat me forcat e tua dhe pėr rrjedhojė kishe besim tė verbėr nė to. Kjo s’mė bėnte dhe aq pėrshtypje nė fėmijėri sesa mė vonė, kur u rrita. Nga kolltuku ku rrije ulurmbizotėroje botėn mbarė. Vetėm kėndvėshtrimi yt ishte i drejtė, gjithēka tjetėr ishte e padrejtė, e ēuditshme, ēmendurake, anormale. I ushqeje vetes njė besim tė tillė qė, edhe kur pėrcartje, tė dukej sikur tė drejtėn e kishe nė anėn tėnde. Rastiste qė pėr njė problem tė caktuar tė mos kishe kufarrė mendimi, duhej tė ishin tė gabuara, pa asnjė pėrjashtim. Fjala vjen, mund tė flisje keq pėr ēekėt, pastaj pėr gjermanėt, pėr hebrenjtė dhe jo vetėm pėr raste tė veēanta, por nė pėrgjithėsi, dhe si pėrfundim, pėrveē teje, tė gjithė dilnin tė njollosur. Nė sytė e mi ishte skicuar figura enigmatike e tiranit, ligji i tė cilit i ka rrėnjėt te personi, jo te mendimi. Tė paktėn kjo ishte pėrshtypja ime.
Edhe nė lidhje me mua, e drejta anonte, rėndom, nga ti, jo vetėm kur bisedonim, pasi dialogu thuajse nuk ekzistonte mes nesh, por edhe nė realitet. Dhe s’duhet shumė pėr tė kuptuar arsyen: gjithė mendimet e mia i nėnshtroheshin shtypjes sate marrafrymėse, edhe ato qė nuk puqeshin me tė tuat, madje sidomos ato. Tė gjitha idetė, nė dukje tė ēliruara nga thundra jote, ishin, qė nė shpėrgėnj, tė damkosura nga gjykimi yt negativ; dhe ishte thuajse e pamundur tė shfaqje njė mendim tė pacunguar e tė arrirė nė njė situatė tė tillė. Nuk flas kėtu pėr mendime tė stėrholluara, por edhe pėr trillet mė tė papėrfillshme fėmijėrore.

Franz Kafka.
elvio Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė