Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-11-13, 22:54   #663
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: A po kanoset rreziku i ekstremizmit fetar nė Kosovė?

Shih, gati 2 vjete e gjyse pasiqe une kisha "pa " kete rrezik, tani e sheh edhe qeveria.









Hoxhaj: Ekstremizmi fetar rrezik pėr Kosovėn



Rreziku kryesor pėr Kosovėn, pas strukturave ilegale nė veri, i cili mund ta cenojė vendin ėshtė ekstremizmi politik fetar. Kėshtu shkruan nė njė dokument tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Kosovės, i cili ditė mė parė i ėshtė prezantuar edhe Komisionit pėr Punė tė Jashtme pranė Kuvendit tė Kosovės nga vetė ministri Enver Hoxhaj.

Nė dokumentin tė cilin e posedon gazeta “Zėri”, i emėruar: “Sfidat e Sigurisė dhe Rreziqet”, radhiten shqetėsimet pėr problemet me tė cilat mund tė ballafaqohet Kosova nė tė ardhmen.

Sipas kėsaj letre, nuk ka perspektivė pėr ekstremizmin politik ose fetar nė Kosovė qė tė ketė sukses, pa ndihmėn nga jashtė kufijtė e vendit. “Ne kėrkojmė qė tė mbajė marrėdhėnie tė mira me autoritetet qė zbatojnė ligjin me fqinjėt tanė tė parė dhe me vendet e tjera tė brengosura pėr mundėsinė e ekstremizmit politik ose fetar”, thuhet mes tjerash nė kėtė dokument.

Detaje tė kėsaj strategjie, ministri i Punėve tė Jashtme i ka paraqitur edhe tė mėrkurėn e javės sė kaluar nė raportimin e tij para Komisionit pėr Punė tė Jashtme nė Kuvendin e Kosovės. Ndėrkohė qė zyrtarėt e kėsaj Ministrie bėjnė tė ditur se nuk ka pasur asnjė reagim nga ky komision sa i pėrket kėtij dokumenti.

Kėshilltari i ministrit Hoxhaj ka konfirmuar qė kjo temė ėshtė pėrmendur nė raportimin e fundit qė ka pasur ministri tek Komisioni pėr Punė tė Jashtme, mirėpo, sipas tij, asnjė pyetje pėr tri orė rresht sa ka zgjatur raportimi nuk ėshtė parashtruar pėrkitazi me kėtė ēėshtje qė MPJ e vlerėson mjaftė tė ndjeshme.

“Ne jemi shumė tė zhgėnjyer me mosreagimin e kryetarit dhe anėtarėve tė komisionit ndaj kėsaj teme kaq pėrcaktuese pėr shtetin dhe politikėn e jashtme tė Kosovės”, ka thėnė Artan Behrami nga MPJ. Sipas zyrtarėve tė kėsaj Ministrie, kryesuesi i komisionit, Albin Kurti, gjatė tėrė kohės ėshtė marrė me njė gomė tė shqyer tė veturės sė Ambasadės sė Kosovės nė Bullgari.

“Kėtu shihet se z. Kurti nuk e ka shumė shqetėsim pėr ekstremizmin fetar nė rritje. Ai mė shumė ėshtė pėrkujdesur qė Komisionin pėr Politikė tė Jashtme ta shndėrrojė nė komision pėr politika partiake”, ka thėnė Behrami.

Duke u bazuar nė ankesat e MPJ-sė nė drejtim tė Komisionit pėr Punė tė Jashtme pėrkatėsisht nė drejtim tė kryesuesit tė kėtij komisioni, Albin Kurti, gazeta ka bėrė pėrpjekje qė tė marrė tė hėnėn pėrgjigje nga Kurti, mirėpo njė gjė e tillė ka qenė e pamundur. Pavarėsisht pritjes sė gazetės deri nė orėt e vona, Kurti nuk i ėshtė pėrgjigjur pyetjeve tė gazetės.
Anėtari i komisionit nga radhėt e PDK-sė, deputeti Hydajet Hyseni, tha se kjo ēėshtje ėshtė pėrmendur kalimthi nga ministri Hoxhaj.

“Sa mė kujtohet ministri kėtė ēėshtje e ka pėrmendur kalimthi mirėpo atė ditė ministri ka qenė i ftuar qė tė pėrgjigjet nė pyetjen rreth veprimtarisė sė Ministrisė dhe zbatimit tė ligjeve”, ka thėnė Hyseni.
Ai tha se edhe ai vetė atė ditė ka kėrkuar qė tė fokusohen mė shumė nė punė tė jashtme pėr ēka edhe janė tė thirrur.

Policia: Nuk ka rrezik

Policia e Kosovės vlerėson se tani pėr tani nuk paraqitet ndonjė rrezik i lartė nga terrorizmi nė Republikėn e Kosovės. “Megjithatė nuk mund tė jetė imune sikurse nuk janė edhe shtetet mė tė zhvilluara nė Evropė e mė gjerė”, ka thėnė Baki Kelani

Sipas tij, duke u bazuar nė normat juridike nė vendin tonė si dhe sipas Strategjisė Nacionale Kundėr Terrorizmit dhe planit tė veprimit, i cili buron nga kjo strategji, Policia e Kosovės sipas Kelanit, monitoron ēdo aktivitet tė personave fizikė dhe juridikė pėr tė cilėn siguron informata se mund tė paraqet rrezik pėr rendin kushtetues nė tė ardhmen apo mund tė kryejnė ndonjė vepėr penale, e gjithė kjo bėhet me qėllim tė parandalimit dhe zbulimit tė ndonjė vepre penale tė mundshme.

“Policia bazuar nė mandatin e saj ligjor mbledh dhe analizon tė dhėna pėr dukuri tė cilat mund tė paraqesin rrezik dhe kėrcėnim pėr sigurinė nė Republikėn e Kosovės dhe bashkėpunon me Prokurorinė pėr hapat e mėtutjeshėm hetimor”, ka thėnė Kelani.

Pikat e tjera tė dokumentit

Pos strukturave paralele dhe ekstremizmit politik fetar, radhitet rreziku nga terrorizmi ndėrkombėtar, i cili sipas MPJ-sė mund tė vijė si rezultat i pozitės gjeografike dhe rreshtimi i saj euroatlantik.

“Kosova konsideron se terrorizmi ndėrkombėtar pėrbėn njė kėrcėnim pėr sigurinė e vendit tonė dhe tė aleatėve tanė. Grupet ekstremiste, tė shtyrė nga agjenda politike dhe fetare, aktualisht janė tė ndėrlidhura mirė dhe tė lėvizshme. Kosova punon ngushtė me aleatėt e saj pėr ndalimin e terrorizmit ndėrkombėtar dhe veprimtaritė e tyre nė rajon”, thuhet mė tutje nė kėtė dokument.

MPJ-ja parasheh qė mund tė ketė edhe sulme nė internet dhe me kėtė tė shkaktohen dėme ndaj administratės publike, ekonomisė dhe infrastrukturės.

“Sulmet nė internet mund tė jenė politikisht apo kriminalisht tė motivuara dhe si e tillė paraqet njė kėrcėnim pėr sigurinė, stabilitetin dhe funksionalitetin e shtetit tonė”, thuhet mė tutje nė kėtė dokument.

Detaje nė kėtė strategji, MPJ jep edhe pėr kontrollin serb tė strukturave paralele nė veri tė Kosovės, tė cilat, sipas kėsaj ministrie, cenojnė drejtpėrdrejt sovranitetin e Republikės sė Kosovės, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, etj. Fatkeqėsitė natyrore dhe teknologjike, ndėrkaq sipas MPJ-sė janė tė paparashikueshme dhe si tė tilla kėrcėnojnė kushtet e jetesės sė qytetarėve tanė dhe rrezikojnė pjesėn dėrrmuese tė institucioneve tė Kosovės pėr tė ofruar shėrbime elementare tė qytetarėve tė saj dhe pėr tė mbrojtur sigurinė e shtetit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė