Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-08-14, 16:38   #668
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A po kanoset rreziku i ekstremizmit fetar nė Kosovė?

Deri me tani 43 te arrestuar per terrorizem dhe ekstremizem !


Te gjitha partite politike perveq VV e perkrahin kete akcion te vonuar te shtetit.



VV: Thaēi e Rexhepi po duan tė duken mė tė mirė se 40 tė arrestuarit


Lėvizja VETĖVENDOSJE!

E konsideron tė dėmshme euforinė dhe ekzaltimin qė po ndėrtohet nė formė fushate, "posaēėrisht nga disa medie tė regjimit", me rastin e arrestimit tė 40 qytetarėve tė Kosovės tė dyshuar pėr terrorizėm e krime nė luftė nė Siri.

Sipas Lėvizjes Vetėvendosje, Prokuroria e gjyqėsori, policia e AKI-ja, porsi Qeveria e Kosovės, janė tė shquar pėr skandale e papėrgjegjėsi, pėr korrupsion e partizim prandaj nuk duhet tė ngutemi me duartrokitje pėr njė proces tė cilit nuk i dihet mirė as fillimi se lėre mė fundi.

Aq mė tepėr qė, sipas VV-sė, tė njėjtit nuk i luftojnė as strukturat shtetėrore tė Serbisė dhe as krimin e kontrabandėn nė Kosovė me tė cilat ndodhen nė marrėveshje diku publike e tė zhurmshme e diku xhentėlmene e tė heshtur.

“Nėse del qė policia i ka arrestuar kėta 40 njerėz shumė mė parė pėr bindjet dhe pamjet e tyre sesa pėr krimet e kryera, atėherė kėto arrestime kollaj do tė mund tė bėhen kundėrproduktive nė tė ardhmen”, thuhet nė reagimin e Lėvizjes Vetėvendosje.

Lėvizja VETĖVENDOSJE! konsideron qė Bashar al-Assadi, kryetari i Sirisė, ėshtė diktator qė duhet rrėzuar nga pushteti, mirėpo jo pse ėshtė shiit, por pėr shkak se ėshtė diktator nė krye tė njė regjimi vrastar.

“Lufta nė Siri nuk ėshtė vetėm thjesht luftė politike e as kryengritje popullore kundėr Assadit. Grupe e organizata nga mė tė ndryshmet marrin pjesė atje duke luftuar edhe njėra-tjetrėn me motive e qėllime tė panjohura tėrėsisht dhe me rezultate e pasoja tė paparashikueshme plotėsisht. Prandaj, qytetarėt e Kosovės dhe shqiptarėt nė pėrgjithėsi nuk duhet tė shkojnė nė atė luftė. Ne e njohim tė drejtėn universale tė secilit pėr t'u solidarizuar me rezistencėn dhe kryengritjet e popujve tė shtypur e tė shfrytėzuar nėpėr botė por jemi tė bindur qė lufta nė Siri nuk ka nevojė dhe madje pamundėson njė solidaritet tė tillė. Lufta nė Siri nuk mund tė jetė as lufta jonė e as luftė pėr ne”, vlerėson VV-ja.

Ndėr tjerash, Vetėvendosje vlerėson se nėpėrmjet kėtyre arrestimeve, kryeministri nė ikje dhe ministri i brendshėm nė ikje po duan tė duken mė tė mirė sesa 40 tė arrestuarit.

“Mirėpo, nuk ėshtė kėshtu. Varfėria e papunėsia qė po rriten, arsimi e edukimi qė po bien, predikimet fetare ekstreme qė po shtohen dhe mediet qė i promovojnė ato, e kanė bėrė Kosovėn tokė pjellore pėr ekstremizmin. Pikėrisht ky kryeministėr dhe qeveria e tij nė ikje paraqesin pėrgjegjėsit kryesor politik pėr kėtė gjendje tė rėndė. Ata janė shkaktarėt e problemit dhe jo zgjidhja e tij. Kryeministri dhe qeveria e kėtillė veprojnė vetėm atėherė kur janė duke e humbur pushtetin sepse vetėm te pushteti e kanė edhe mendjen edhe qenien. Pėr shkak tė kėtij pushteti qė e ka kapur shtetin, kemi shėrbim informativ partiak nė vend tė atij kombėtar e shtetėror dhe kemi banda e klane nė vend tė ushtrisė sė Kosovės”, konsideron Lėvizja Vetėvendosje.

Nė fund, VV-ja vlerėson se pėrveē logjikės sė privatizimit qė e copėtoi shoqėrinė dhe e dėmtoi natyrėn, pėrveē korrupsionit enorm qeveritar qė e vodhi buxhetin dhe pamundėsoi mirėqenien, edhe braktisja e bashkimit kombėtar shqiptar nga elita politike dhe institucionet e Kosovės ka krijuar terren pėr partikularizmat e skajshėm fetar.

“Kosova duhet tė jetė shtet sekular ku shteti ėshtė i ndarė nga feja dhe ku liria e besimit dhe praktikimi i feve janė tė garantuara. Mirėpo, Kosovėn gjithnjė duhet parė si njė pjesė tė kombit shqiptar qė vazhdon tė jetė i ndarė padrejtėsisht. Binarėt e duhur tė shqiptarėve pėrbėhen prej dy shinave historike: asaj ushtarako-kombėtare (prej Skėnderbeut te Adem Jashari) dhe asaj politiko-filozofike (prej Sami Frashėrit te Ukshin Hoti). Njėkohėsisht, shinat e binarėve tė shtetit tė Kosovės duhet tė jenė Republika me Social-demokraci dhe Shteti Zhvillimor nė ekonomi”, pėrfundon reagimi i Lėvizjes Vetėvendosje.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė