Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-08-16, 21:29   #669
Prishtina-gjer
 
Anėtarėsuar: 31-03-09
Postime: 6
Prishtina-gjer i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: A po kanoset rreziku i ekstremizmit fetar nė Kosovė?

Pershendetje
Lexova disa shkresa ketu dhe habitem me nivelin injorant te nje pjese te shoqeris qe edhe vete i takojm, Nuk kuptoj nga nisen cka duan dhe ku tentojn te aterrojn.
Faktet sikur historike sikur te momentit te tanishem shifen edhe pa ven syze me dioptri te larte.
Me duket Koha e mejtepeve ka kaluar qe moti dhe ne mos kemi mundesi te menjanojm ca gjera e ndodhi apo edhe bisha Humane se paku s do heshtim nen klimen e kohes e cila ndjell vetem Frike shantazh ....per mendimin ndryshe.
Ah Ekstremizmi po
Extremizmi eshte zakonisht veti e shoqerive dominante dhe jo e atyre qe kerkojn lemosh ne njeren ane dhe ne anen tjeter mesojn zemergjerin se si te mbjell aren vitin e ardhshem sepse humbet edhe kuptimi i lemoshes, pra perderisa ara e njerit se beri grurin , ara e tjetrit po ateher eshte absurde te mesojm nga ai qe morri grurin e vitit te kaluar sa te mbaj shpirtin Gjall.
Tani ne situaten tone eshte njefar perjashtimi paksa ambivalent sepse perderisa ne shekujt ekaluar nuk ishim te zotet te clirohemi vete(s dinim te mbjellim aren si duhet), dhe na duhej ndihma e huaj(atyre qe mbjellen aren si duhet),eshte perjashtim nga Definimi i mesiperm dhe ne gjuhen popullore i themi "bukpermbyses".
Ky Extremizmi jon eshte paksa qesharak , paksa injorant e me shume arroganc nga ndjenja e inferioritetit sesa ndonja ideologji dominante apo e argumentuar mire.
Religjioni eshte edhe sipas librave te shenjet individual dhe qetesues sikur per Dominatet sikur per te Dominuarit-"Extrem", prandaj edhe gjdo tentim prishje baraspeshe ne menyr te dhunshme duke shfrytezuar shumicen(e dominuar:)) del sikur vaji i femijes kur nuk i blente Nena cokolaten qe donte ai.
Cila shoqeri dhe cila pjes e botes eshte dominante mendoj se s kemi c themi por nuk eshte edhe pune e jona te merremi me filozofi boterore apo ideologji rregullimesh shoqerore, nga kendi i nje shoqerie te sapo-gjysem-Liruar, sepse jemi shume te vegjel ne sken megjithse nuk jemi shume te vetedijshem se gjdo lekundje baraspeshe mund edhe te na shkatrroj nga fakti se s jemi ende te afte te mbrohemi vete.
parollat, klithjet terorismi dhe revolucionet apatike nuk ndryshojn asgje, jan vetem persiatje momenti dhe shuarje agresionesh nga paaftesia, ajo qe duhet per ne sote eshte rrjedhshmeria me ne fund dhe evolucioni i kontrolluar duke menjanuar ndikimin extrem te cilesdo pjese te shoqeris.
Islami duhet reformuar dhe pershtatur kohes sepse gjithcka qe nuk i peshtatet realitetit humbet ne hapsire dhe e njejta vlen edhe per kete religjion sikur edhe per tjerat.
Kjo i bie sikur te dalesh cullak ne Krasnojarsk apo novosibirsk duke qar veren qe kaloj.
Shqipetaret shpetuan vetem sepse ishin deri diku bashk pamvaresisht religjioneve dhe nuk u asimiluan me shumic perkunder Dominances Serbo-Bullgaro-turko-Greke dhe vetem keshtu kemi rast ndoshta te kendellemi pas nje kohe relativisht te gjat sepse shume duhet punuar dhe pleherosur Aren qe ose se punuam kurr dhe e morri bari ose se pleherosem kurr qe te rikendellet.
Ne jemi aqe te vegjel per momentin saqe mund te behemi vetem vegel e huaj dhe rrezikojm vetshkatrrimin.
Islami Ne trevat tona erdhi si erdhi por nuk pengoj shume qellimin perfundimtar te clirimit nga secili okupues qe ishte megjithse as nuk ndihmoj shume si religjion ne vetdijsimin nacional te popullit tone por ishte nje menyr prehjeje per dhunimet neper te cilat duhet te kalonim.
Definitivisht Rilindja kombetare nuk ishte e frymezuar nga Religjionet dhe sado qe mund te gjejm sekuenca kohe qe demantojn kete prap se prap ne tersi egzistencen tone e ndihmuan me shume pjesa tjeter e botes sesa ajo muslimane .
Extremizmi duhet luftuar me mend ngadal dhe bute megjithse eshte kancer shoqerie per faktin qe ndikon ne pjesen me te ndishme te shoqeris se ciles i mungon pervoja, dhe mund te ngadalsoj ecjen para nga ndikimi qe ka ne Familje kur eshte extremizem Religjioz.
E verteta eshte se nuk jan ne numer te shumte por Kanceri fillon ne nje qelize anarkike dhe shkatrron nga informacioni i manget qelizat e shendosha por pamvareisht kesaj nuk duhet mbyllur gojen para klimes se momentit sepse trajtimi me kohe shton gjasat per sherim me te shpejt pa perdorur ndoshta kirurgjin si intervenim skajor.
Nje pjes e shoqeris sone ka humbur orientimin nga Gjysem-Liria e pasluftes dhe duke mos pasur Navi te mire i besojn ende busolles se vjeter ne komunikacionin modern.
Cka duhet bere: Ndoshta s duhet shume te merremi me te ne siperfaqe, ndoshta me shume duhet te flasim edhe ne shoqeri te ngusht pa hezituar shume sepse nje shoqeri e rrafshberjes s jeton gjate, Ndoshta duhet futur ne shkolla mesimin per Religjionet gjithnje duke menjanuar Sektizmin, ndoshta duhet ti mesojm femijet se shoqeria jone ka edhe tendenca Devijimi-pas mesimit mbi patriotizmin e tepruar,Ndoshta qe nga fillimi duhet mbjellur nje doze realiteti per ne duke treguar larmishmerin religjioze ,Ndoshta duhet me pak urrejtje mbi okupatoret e kaluar e me shume pergatiteje per tendencat devijuese te se ardhmes , pa harruar historin por duke ruajtur energjin per rrugen qe duhet bere.
Kosova ehste dhe mund te egzistoj vetem si shoqeri sekulare dhe gjdo ekstremizim i cilitdo religjioni duhet kundershtuar.
Kurse Islami duhet reformuar nga brenda pa ndikim te huaj por nga vete muslimanet deri sa s eshte bere vone sepse kurr nuk Funkcionon nje shtepi me njeqind Flamurtar.
Kujt i pelqen te jetoj i burgosur ne ideologjin e vete mund te jetoj por tentimi me dhune qe te marrin edhe te tjeret ideologjin e tyre dhe te burgosin vetveten sa tu bejn shoqeri atyre nuk eshte i lejuar ne asnje shoqeri e s do jet as ne tonen.
Naten e mire
Prishtina-gjer Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė