Titulli: Zhgarravinat e mia
Sot me ka hyp nje trishtim dhe as vete se di pse. Gjindem perpara kompjutrit e me behet asgje...vec i kam ngulur syte ne nje foto ku kemi dale familja e kusherinj te gjithe bashke dhe dashje padashje nje lot rrjedh. Edhe kenga ne sfond eshte fajtore per kete por cti bej?! Duke i pare te gjitha fytyrat nje nga nje, syte ndalen tek nje person...tek nje engjell...tek e shtrenjta ime gjyshe. Sa me mungon sot vec nje zot e di. Sa do doja te ta degjoja zerin, te benim muhabet bashke sic benim ne, te dilnim nadje heret bashke me ble, te me mbroje e te me ferkoje faqet dhe shpinden sic beje gjithmone kur nuk isha ne terezi. Ca ti bej ktij emigracionit te mallkuar qe na ndau gjasme per nje te ardhme me te mire. E ca me duhet kur me tret malli? Ca me duhen kushtet me te mira kur nuk ndihem e plote? Prap edhe nje lot tjeter...heh...me duket vetja si nje budallaqe qe qan me vete dhe e mban ndjenjen aty thelle te strukur qe mos ta marrin vesht kto te shpis se i merzis edhe ato pastaj. Ufaaaa....!!
|