Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-09-11, 17:22   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Hajde Xhuxh Washingtoni hajde

Qeveria pro ndryshimit tė historisė?!






Qeveria e Kosovės ka bėrė njė marrėveshje me Qeverinė turke qė nė librat shkollorė tė historisė sonė tė ndryshohen disa pjesė qė kanė tė bėjnė me Turqinė.


Burime brenda Qeverisė konfirmojnė pėr Radio Kosovėn marrėveshjen mes tė dyja shteteve, ndonėse historianėt nga Kosova dhe Shqipėria vazhdojnė ta kundėrshtojnė kėrkesėn e palės turke pėr kėto ndryshime.

Zėvendėsministri kosovar i Arsimit, Nehat Mustafa, thotė se ndryshimet do tė bėhen pėr shkak se autorėt e teksteve historike kanė bėrė gabime.

“Kompromis do tė ketė nė disa pjesė ku autorėt e historisė nuk kanė ditur tė bėjnė dallime midis Turqisė dhe Perandorisė Turke. Edhe strategjia e BE-sė kėrkon qė tekstet tė lirohen nga gjuha e dhunės”, ka thėnė Mustafa pėr Radio Kosova.

Edhe Ministri turk nė Qeverinė e Kosovės, Mahir Jagxhilar, konfirmon marrėveshjen mes tė dyja vendeve, por nuk jep detaje rreth ndryshimeve qė mund tė bėhen.

“Ka disa gjėra qė duhet tė ndryshohen, pėr tė hequr perceptimet e gabuara qė janė krijuar nė kohėn e komunizmit pėr Turqinė”, thotė Jagxhillar.

Pėllumb Xhufi, historian nga Universiteti i Tiranės, thotė se ndryshimet mund tė bėhen pėr shkaqe politike, por e vėrteta ėshtė se nuk ka asgjė fyese dhe jo reale nė librat historike.

“Nė tekstet e historisė sė popullit shqiptar nuk ka gjuhė fyese. Qeveria e Kosovės - nėse pranon ndryshimet - atėherė bėnė pranimin e njė kėrkese politike dhe pėr nevoja politike”, thotė Xhufi.

Sipas tij, njė kėrkesė e tillė ėshtė dashur tė shqyrtohet me autoritetet e Shqipėrisė, pėr shkak se Shqipėria dhe Kosova ndajnė tė njėjtėn materie historike pėr periudhėn pėr tė cilėn kėrkohen ndryshimet.

Ministria e Arsimit e Kosovės pritet qė nga muaji i ardhshėm tė formojė ekipet punuese qė do tė rishikojnė pjesėt e historisė qė kanė tė bėjnė me Turqinė dhe Perandorinė Osmane.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė