Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-07-12, 03:51   #1
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Se mesoin/ruajn "gjuhen shqipe" ku do ne Diaspor!

Keze Kozeta Zylo: Vetėm Gjuha Shqipe nė Diasporė na lidh me Kombin, siē lidh dhe zhvillon “umbilical cord”bebin me nėnėn…
11/07/2012 | Filed under: Kulturė | Posted by: Redaksia

KOZETA ZYLO

KOZETA ZYLO
Nxėnėsit, mėsuesit dhe prindėrit e shkollave shqipe nė Staten Island dhe Brooklyn festuan me gėzim dhe krenari tė ligjshme mbylljen e vitit akademik

2011-2012. Shumica e vogėlushėve me bluzat kuq e zi, ngjyrat e Flamurit Kombėtar ku nė to ishte shkruar urimi: “ Mire se tė vini tė mesoni gjuhėn shqipe”, ndriēuan dhe mė shumė atmosferėn e mirėpritjes nė mjediset e shkollės publike amerikane nė Brooklyn.

Edhe pse i nxehti digjte mbi fytyrat e tyre ėngjėllore, ata pėrsėri luanin, takoheshin, qeshnin dhe ēuēurisnin me njeri-tjetrin si miq dhe shok tė vjetėr shkolle. Ē’mrekulli tė ndodhesh pranė botės sė fėmijėve, t’ju mėsosh gjuhėn e nėnės dhe mbas disa orėsh mėsimi tė dėgjosh prej tyre biseda nė shqip…

Nuk ka mė forcė shtytėse, shpirtėrore dhe patriotike tė dėgjosh nga goja e prindėrve: “Bekuar qofshin mėsuesit dhe themeluesit e shkollave shqipe qė ju mundėsuan fėmijėve shqiptarė tė mblidhen nė fundjavė pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe dhe tė lidhen pėrjetėsisht me njeri-tjetrin si vėllezėr dhe motra me gjak shqiptari”!

Pėr mėsuesit ėshtė njė detyrė jo e lehtė, veēanėrisht kur je nė dhe tė huaj, pasi gjėrat vėshtirėsohen shumė, jo vetėm pėr faktin se fėmijėt mė sė shumti flasin anglisht nė shkollat amerikane ku ata marrin edukimin e pėrgjithshėm, por s’mund tė mohohet se ata e pėrdorin anglishten dhe nėpėr shtėpia…

E dyta dhe jo mė pak e rėndėsishme se e para, si themelues tė shkollave shqipe ju kemi marrė fundjavėn ditėn e pushimit qė ata mezi e presin pėr tė tjera aktivitete, por kur bashkėpunimi prindėr, mėsues, nxėnės bėhet shumė i frytshėm pėr rėndėsinė kombėtare qė ka mosasimilimi i fėmijėve nė Diasporė, puna jep frytet e veta, tė cilat ne i vjelim me kėnaqėsi tė papėrshkrueshme.

E treta ēdo gjė ėshtė tėrėsisht nė forcat tona intelektuale dhe pasionante, pasi ėshtė krejtėsisht ndryshe me shkollat e Mėmėdheut tonė tė shumėvuajtur, ku nė shkollat publike atje, vė dorė shteti ( nėse vė, por qė me kushtetutė duhet), kurse kėtu ėshtė dėshira dhe dashuria pėr gjuhėn tonė qė lidh kombin siē lidh dhe zhvillon “umbilical cord”bebin me nėnėn…

Nxėnėsit e shkollės vazhdojnė ta mėsojnė gjuhėn e ėmbėl shqipe, pėr tė cilėn sakrifikuan jetėn qindra mėsuese martirė, ku njeri prej tyre ishte dhe Ilia Dilo Sheperi babai i gramatikės shqipe, i cili i bėri luftė tė hapur Patrikanės sė Stambollit dhe u dėnua me vdekje nga shovinistėt grekė, por ai iu drejtua shovinistėve me kėto fjalė: “Edhe po tė mė vrisni, edhe po tė mė therrni, nė fytin tim do lexoni alfabetin shqip!”

Programin e shkollės shqipe e drejtonte mėsuesja Blerina Bejleri. Nxėnėsja e shkėlqyer, Dea Bejleri e cila ka njė dashuri qysh nė embrion tė nėnės pėr shkollėn shqipe hapi programin. Pasi janė kėnduar hymni i Flamurit nxėnėsit kanė vazhduar me Hymnin e Shkollės Shqipe dhe ja disa nga vargjet:

Mezi presim shkollėn shqipe/ Qė tė flasim dhe tė mėsojmė/ Me shkronjat e alfabetit/ Si ėngjėjt Kombin e mbrojmė/.

Programi ka vazhduar me recitime nga nxėnėsit tė cilėt ishin pėrgatitur me aq zell dhe dashuri nga mėsueset Blerina Bejleri, Lavdije Misku, Xhemalije Kajushi, Ornela Melo, Betulla Bollati dhe Mira Racanelli. Kėshtu kanė recituar nxėnėsit Samet Ramadani vjershėn “1 Qershori”, “Djali dhe Shqiponja’, Laert Kabashi, “Shihni sa u rrita dhe loti i djalit arbėresh”, Teuta Spaho: “Mirela e gėzuar”, Aron Kovaci: “Tik-tak”.

Mė vonė grupi i fėmijėve kanė shoqėruar nė kor me zėrat e tyre tė ėmbėl Samet dhe Elsaida Ramadanin nė kėngėn “Beni qytetari”.

Po ashtu dhe Dea Bejleri ka kėnduar kėngėn: “Shqipėri o vendi im””.

Pas kėngės kanė recituar pėrsėri nxёnёsit e mёsuese Lavdies si Elsaida dhe Dea “Abetare libri i parė”, “shoku im” Jasini, Shahini dhe Danieli.

Ndėrsa nxėnėsit e Staten Island u bashkuan nė kėtė program dhe kishin sjellė recitime plot dritėza shqipėrie. Kėshtu kėngėtarja dhe pianistja e vogėl Kristina Melo

recitoi plot passion poezinė “100 Vjetori i Pavarėsisė” poezi qė u prit me duartrokitje tė stuhishme ngase pėrkon me 100 vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Dy vėllezėrit Dorant dhe Donart si dhe motrat Erza dhe Adea Balidemaj tė cilėt vinė rregullisht nga Nju Xhersi recituan gjithė emocion dhe me dashurinė e thellė nė shpirt pėr gjuhėn shqipe poezitė: Skėnderbeu ku Doranti simpatik dukej si nje Skenderbe i vogel, Gjuha jonė, Para Flamurit dhe Ulqini.

Nė kėtė ceremoni merrnin pjesė dhe nxėnės qė nuk janė nė kėtė shkolle si Alba e cila plot dashuri dhe mirėsi shprehu dėshirėn pėr tė qenė pjesė e kėsaj shkolle nė tė ardhmen.

Nxėnėsja ėngjėllore Alba Ujkashi dukej sikur i kishte tė shkruara nė sy 36 shkronjat e alfabetit dhe i recitoi aq bukur dhe plot pasion nė publik.

Ndėrsa Eron dhe Elsa Ēobaj veshur me kostume kombėtare i dhanė dhe mė shumė gjallėri koncertit. Eroni duke u pėrulur para Flamurit dukej si njė Isa Boletin i vogėl, qė me siguri do ta vazhdojnė dhe nė tė ardhmen rrugėn e Arbėrit.

Programi u mbyll me kėngėn aq popullore, kėngė qė ka marrė dhenė nė gjithė trojet shqiptare: “Xhamadani vija-vija”

“Xhamadani vija vija/ Ėshtė Kosava o ėshtė Shqipėria/ Rreh si zemėr ēiftelia/ O sa e madhe o ėshtė Shqipėria”/…

Pas programit tė pasur artistik janė dorėzuar ēertifikatat shkollore nxėnėsve nga themeluesi dhe drejtori i shkollave shqipe z.Qemal Zylo pėrgatitur nga Dr.Valbona Zylo Watkins.

Me ēertificatė mirėnjohjeje janė vlerėsuar dhe mėsueset e shkollės tė cilat shprehėn dashurinė dhe respektin e pakufishėm pėr punėn qė po bėhet nė shkollė.

Tė gjithė pjesėmarrėsit u shpėrndanė tė lumtur pėr tė kaluar njė verė tė bukur dhe pėr tė ardhur me energji tė reja nė shtator, pėr vitin e ri akademik 2012-2013.


Qershor, 2012

Brooklyn, New York


natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante