Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-10-07, 22:20   #3
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim At Zef Pllumi

Shuhet At Zef Pllumi
Te gjitha gazetat e dites sot ne faqen e pare japin lajmin se ne nje spital te Romes nderroi jete ne moshen 83 vjecare franceskani i njohur shqiptar At Zef pllumi.

Poshte po jap nje shkrim nga nje gazete e sotme per jeten dhe vepren e at zef pllumit:

Kush ishte At Zef Pllumi?(27.09.2007)

U lind mė 7 pill tė vitit 1924 nė Malin e Rrencit tė Lezhės. Nė vitin 1929,nė moshėn 5-vjeēare, bėhet nxėnės i Alfons Trackit, misionarit gjerman nė Velipojė tė Shkodrės. Nė vitin 1931 hyn nė kolegjin franēeskan tė Shkodrės, kolegj nė tė cilin jepnin mėsim personalitete tė shquara tė kulturės kombėtare si At Gjergj Fishta, Padėr Anton Harapi, Martin Gjoka, At Gjon Shllaku etj., ku ndjek aty gjithė ciklin e arsimimit deri nė vitin 1944, dhe merr formim klasik nė filozofi, teologji, letėrsi dhe pėrvetėson mjaft mirė gjuhėt e huaja latinisht, italisht, frėngjisht, gjermanisht, greqishte e vjetėr. Nė vitin 1943 – 1944 At zef Pllumi ėshtė njė nga bashkėpunėtorėt e revistės “Hylli i Dritės”, ndėrsa nė vitet 1943-1944 ėshtė sekretar personal i Padėr Anton Harapit. Nga 14 dhjetori i vitit 1946 deri nė nėntor tė vitit 1949 burgoset dhe vuan dėnimin nė Beden dhe Orman Pojan. Nga viti 1949 – 1951 merret me numizmatikė si teknik i Muzeut tė Shkodrės, ndėrsa nė vitin 1956 nė moshėn 32-vjeēare shugurohet meshtar. Nga viti 1956 – 1967 shėrben si meshtar i Dukagjinit me qendėr nė Shosh. 1967 – 1989, pėr 23 vjet rresht, burgoset pėrsėri dhe vuan dėnimin nė Beden, Orman Pojan, Spaē, Reps, Skrofotinė tė Vlorės, Ballsh, Shėnkoll, Tiranė. Nė vitin 1990, Natėn e Kėshėndellave fillon, fillon meshtarinė tek Kisha e Shna Nout nė Tiranė deri nė vitin 1997.Nė vitin 1993 rinxjerr revistėn “Hylli i Dritės”, ku ėshtė edhe botues e drejtor i saj, nė bashkėpunim me intelektualėt mė tė mirė tė Shqipėrisė. Kjo revistė vazhdon deri nė vitin 1997. Nė 3 korrik 2006 u nderua me titullin e lartė “Nder i kombit”.Po nė vitin 2006 At Zef Pllumi merr ēmimin letrar Penda e Artė pėr trilogjinė e tij me kujtime Rrno vetėm pėr me tregue tė akorduar nga Ministria e Kulturės e Shqipėrisė. Juria paska pranuar edhe mendimin ndryshe, edhe mendimin e kundėrt, kėtu besoj ėshtė vlera qė ka demokracia. Kjo ėshtė vlefta mė e madhe qė i bėhet librit tim. Tė tjerat janė pėr mua kurora qė ēohen nė funerale qė i vdekuri nuk i sheh, ka thėnė Zef Pllumi me rastin e pranimit tė ēmimit..At Zef Pllumi ėshtė autor i disa librave, si trilogjia “Rrno vetėm pėr me tregue”, “Franēeskanėt e mėdhenj”, “Ut heri diēebamus – siē thonim dje”, “Frati i Pashallarve Bushatli, Erazmo, Balneo”, “Parathėnia e Lahitės sė Malcisė”, botimi i 15-tė, Shkodėr, etj. Botime nėn kujdesin e At Zef Pllumit: „Gomari i Babatasit” ( i plotė ) Gjergj Fishta, “Lahuta e Malcisė” Gjergj Fishta, “Juda Makabe” Gjergj Fishta, „Vlerė Shpirtėrore” Anton Harapi, „Dukla Dom” Nikollė Mazreku, „Sapiana” Dom Nikollė Mazreku. Po del nėn kujdesin e tij kolana e shkrimtarėve franēeskanė „Visaret e Kombit”, „Kanuni i Lek Dukagjinit” , „Sintaksa e Justin Rrota”, „Vepra e Benardin Palajt”, „Fjalori i Benedik Demės” e shumė vepra tė tjera tė cilat janė nė proces. Gjithashtu At Zef Pllumi ka njė kontribut tė vyer nė pėrgatitjen dhe kualifikimin e brezit tė ri, ku me ndėrhyrjen personale tė tij, mbi njėqind studentėve shqiptarė u janė akorduar bursa studimi nė universitetet mė prestigjoze tė Europės.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė