Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-10-07, 22:40   #10
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: At Zef Pllumi

Kurrgjė mė shumė se liria
Nė kuvendin franēeskan tė Gjuhadolit nė Shkodėr. Verandėn e ndėrtesės njėkatėshe ku ndodhet administrata, biblioteka dhe kthinat e fretėrve franēeskanė, megjithė pemėt nė oborr, e rreh dielli fund e krye. Pater Zef Pllumi ndodhet nė kthinėn nė fund tė korridorit. U bė kohė i sėmurė. E kanė lėnė kėmbėt qė njė kohe bridhnin kryq e tėrthor Dukagjinin. I mban mbėshtetur nė tokė me gjithė bastun qė e ngre herė pas herė dhe shtyn derėn gjysmė hapi larg poltronit. Njerėzit qė e vizitojnė e lėnė dhe hapur.

Si je me shėndet pater Zef?
Dje mbret, sot ruajna Zot.
Tre fėmijė i kthejnė faqen. Pėrshėndetja e ditės. Vijnė prapė nesėr.
Kthina ka pak gjurmė franēeskani. Shtrati i ngushtė nuk ka gjurmė gjumi. Pas dere xhaketa e zezė e rėndė. Nė jakė duket kryqi gri. Duket qė ka kohė qė s’e ka veshur. Nga tavolina e punės kėrcet diēka sa herė ikin dhe vijnė dritat. Ėshtė kompjuteri. Te kryet, pranė poltronit, ngjitur nė mur, kalendari franēeskan. Nesėr ėshtė 2 gusht, ėshtė Ndjesa e Shėn Franēeskut.

Ndjesė pėr ēfarė pater?
Ai ėshtė paraardhėsi ynė. Si ai, ne besojmė qė edhe mbas vdekjes kemi jetė. Kėshtu besojmė ne. Kėshtu kanė besuar dhe ata qė kanė bėrė piramidat. Po ne besojmė qė pjesa mė e madhe e mėkateve qė bėhen nė kėtė tokė mund tė shlyhen nė jetėn tjetėr.

I pari ynė, Shėn Fraēesku, ishte duke u lutur nė atė kishėn e vogėl qė kish ndėrtuar vetė kur iu duk Shėn Mėria, ishte me Krishtin. E pyeti ēfarė kėrkon. Ai i tha qė unė kėrkoj ata qė sillen rrotull kėsaj kishe t’u shlyhen mėkatet nė atė botė.
Tash kanė filluar njerėzit t’i harrojnė punėt e fesė.

Bota ėshtė mė plakė, a mundet lutja tė shlyejė detin e mėkateve tė njerėzimit?
Sigurisht qė do tė jetė mė e vėshtirė, por tash pėr tash na duhet me mendu me mendimin e kohės. Ēdo kohė ka etapėn e vet, besimin dhe filozofinė e vet. Ne s’mundemi me i fajėsu njerėzit. Ėshtė gabim me i fajėsu njerėzit. Ne fajėsojmė politikanėt, po jo njerėzit. Njerėzit do tė bėjnė gabime se s’bėn.

Po ku ėshtė feja nė hapin dhe filozofinė e kohės? Ju thatė se nuk ėshtė mė si dikur kjo punė.

Nuk mendoj qė feja ka nevojė tė reformohet, ka nevojė tė kultivohet.
Ju keni investuar nė njerėzit tuaj pėr kėto ditė.
Kam njerėz tek tė cilėt kam investuar, por u mungon fati dhe guximi. Dy sende u dashkan nė jetė: fat dhe guxim.
Ju na keni folur qartė pėr guximin pater, guximin jo si rrahjegjoksi. Ky besoni quhet dhe fat i juaj?
Tė them tė drejtėn guximin e kam pasur dhe nė burg. Nuk mė kanė dėnuar pėr sė dyti.
Dhe ky ėshtė fati?
Fati pater? Mos mendo se ai libėr s’ėshtė shkruar kot (Rrno vetėm pėr me tregue). Mė kanė lidhur, mė kanė rrahur, mė kanė izoluar, dhe unė prapė mundja tė flas me oficerėt e Sigurimit. Operativi ishte shumė i keq, shumė i vėshtirė, sidomos nė Ballsh. Edhe kur mė kanė lidhur, kur mė kanė rrahur, kur mė kanė izoluar, ata kishin respekt pėr mua.
Njė vizitor hyn nė derė.

At Zef Pllumi na kujtoi kampin e Ballshit, fort i vėshtirė. Ja njė skenė mes operativash qė rrėfen tek vėllimi i tretė “Rrno vetėm pėr me tregue”:

Atėhere ai mori prangat tė cilat i kishte lanė mbi tavolinė, m’i suell duert mbrapa shpine, m’i shtini hekurat nė kyēe dhe shtėrngoi vidėn me sa fuqi kishte. – Ja, - tha, - le tė vijė Zoti e Krishti e tė shpėtojnė nga duart tona. A beson gjithnjė?
- Po.
- Nuk di ta bėsh mirė atė punė, - ndėrhyni prapė Jorgoja, - ma ler mua ta pėrfundoj. – Dhe ndėrkaq mori njė palė pinca elektricisi pėr tė vazhdue shtėrngimin e vidės me atė fuqi qė kishte ai trupmadh.
Me hekura ndėr duer kishem jetue qė nė rininė 20 vjeēare, por kurrė nuk kisha provue dhimbje si kjo.
- Beson tani? – mė pyeti operativi.
- Po, besoj.
- Le tė shohim nė se vjen ai Zoti e Krishti yt tė tė shpėtojė. A vazhdon tė besosh pėrsėri?
- Po, besoj, - thashė me nji za gjithnji e ma tė ligshtė.
Dhimbjet ishin aq tė forta, sa gjaku mė hypi nė krye. As kambėt, pothuej, nuk mė mbajshin ma. Megjithate, ma fort pėr inad tė tyne, nuk lshova asnji britmė, asnji oh!, asnji eh! Mendjem e kishem te Zoti dhe thojshem me vedi: “O Zot, ndėr duer tua shpirti em”.
At Zefi kthehet nė bisedė.
Atė fazė e kam kaluar, thotė. Qėndron pak dhe duke qeshur shton:
Tash tė vetmin fat qė s’kam pasur ka qenė me femra. S’kam dashur.
Nėse do tė na tregosh njėherė, na trego dhe pėr kėtė.
Karshi Muzeut kishim postėn. (Vitet ‘40. Pater Zefi ishte 20-vjeēar.)
Aty ishte njė vajzė ēalamane. Njė miku im piktor mė nxiste t’i shihja ndryshe punėt me femra. Njiherė, vajza ēalamane vjen e mė thotė se gjashtė vajza duan tė bėjnė njė vizitė nė muze. U afruan dhe ēalamania mė prezantoi njė vajzė: Kjo ėshtė myslimania mė e bukur qė ka Shkodra, tha.
Ishte e bukur. Jo e bukur, po kishte nji palė sy qė i lėshonin xixa. Ashi sysh s’kam parė mė nė jetė. Ndoshta pėr hir tė atyre syve edhe mund tė kisha folur me tė, por... megjithatė vetėm i pėrshėndeta me dorė.
Unė kam dashur lirinė mė tepėr se kurrgja. Kur femra apo mashkulli lidhen, e kanė dorėzuar lirinė. Po duhet ta dorėzosh lirinė se kjo ėshtė jeta, pater. Megjithėkėtė kam frikė me e humbė lirinė.
Ē’thotė Shėn Franēesku i Asizit pėr kėtė?
(Qesh) As ai s’ka pasė.
A ėshtė trupi burgu i shpirtit?
Janė tė dy bashkė nė zhvillim e sipėr. Nuk mund tė zhvillohet shpirti pa trupin, as trupi pa shpirtin. Kur bashkėpunojnė tė dy bashkė mund tė japin vepra tė mėdha. Sot, s’mund t’i kuptojmė veprat e mėdha tek njerėzit pa bashkėpunimin ndėrmjet dashurisė. Ajo i ka tėrhequr nė kėtė jetė dhe ka menduar dhe pėr pavdekėsinė.
Ėshtė kjo parajsa shpirtėrore?
Besoj se po.
Atėherė, pse janė njerėzit tė palumtur?
Janė larguar prej natyrės. Pėr shembull homoseksualiteti ėshtė kundėr natyrės njerėzore.
A s’ėshtė kjo gjė dhe nė Bibėl pater, para shkatėrrimit tė Sodomės e Gomorrės?
Po, ėshtė. Homoseksualiteti ishte njė sėmundje e pėrhapur. Njerėzimi ka qenė gjithmonė njerėzim, ka pasur tė mirė e ka pasur tė keqe.
Bota ėshtė kthyer aty ku ka qenė, prapė nė fillesėn e rėnies?
Bota sugjeron tolerancė pėr kėtė punė. Por njeriu ėshtė i lirė tė bėjė ē’tė dojė dhe le tė bėjė ē’tė dojė me veten, por jo me u shtu nė shoqėri. E keqja ėshtė qė tani i mbron ligji. Kjo ėshtė njė nga sėmundjet e mėdha tė shekullit. Sėmundja e dytė ėshtė terrorizmi.
Terrorizmi si sėmundje?
Terrorizmi si filozofi qė tė mbysėsh njerėzit nė emėr tė fesė dhe kjo ėshtė krejt e kundėrta e fesė. Ky ėshtė njė lloj terrorizmi sepse ka edhe tė tjerė tė lidhur me islamizmin. Nuk e di pse vazhdon islamizmi me kėtė teori.
A nuk ishte enverizmi njė lloj terrorizmi?
Ishte njė terrorizėm i madh. Enverizmi mė tepėr se sa komunizėm ishte njė fondamendalizėm islamik i veshur me maskėn e komunizmit. Po tė ishte komunizėm, s’do tė qe prishur as me Kinėn e as me Rusinė komuniste.
Pater, kėto fjalė po i thotė njė njeri qė ėshtė i veshur me petka tė fesė tjetėr, katolike.
Unė s’mundem tė flasė keq pėr myslimanizmin, sepse shokėt mė tė ngushtė qė kam pasur nė jetė ishin myslimanė. Unė fola kundėr fondamentalizmit islamik. Prej nga vjen ky? Vjen nga njerėz tė politikės qė venė mantelin fetar. Po ata s’janė as fetar, as njerėz tė politikės.
Bashkė me kėtė bisedė do tė botojmė dhe shkrimin tuaj tė fundit nė “Hyllin e dritės”. Ē’ju shtyu tė shkruani pėr tranzicionin tani?
Sepse ka filluar tash e njėqind vjet. Po unė kam frikė se s’do mundem tė mbyll librin e fundit.
Cilin libėr?
Saga e fėminisė.
Ka treguar gati gjithēka pėr pjesėn e dytė dhe tė tretė tė jetės nė njė Shqipėri tė frikshme, tani Pater Zefi i ėshtė kthyer fėminisė. Ky ėshtė njė libėr qė nis nga dita e lindjes sė fratit. Nėna e lindi nė pyll. Ishte duke prerė dru, e kapėn dhimbjet, vetėm, merr sėpatėn dhe pret kėrthizėn e foshnjės. E ngarkoi bashkė me drutė nė kurriz dhe u kthye nė shtėpi. At Zef Pllumit i gjallėrohen sytė. Janė sy qė kanė parė drejt dhe kanė vėshtruar gjithnjė pėrtej.
Ka shkruar pjesėn mė tė madhe tė Sagės dhe tani nuk e ndan dot po qesh apo po qan frati.
Dalim nė oborrin e kishės. Pasditeve tė nxehta fryn pak ajėr i freskėt. Burri qė i shėrben paradites, qė e mban fort nė njėrin krah thotė se Pater Zefi ka dy javė qė s’ka dalė nė oborr. Mė 28 gusht ėshtė pėrvjetori i 83 i lindjes. Nė fakt datė zyrtare i ka mbetur 7 prilli i vitit 1924. Kur u shpall armik i popullit, i vunė datė lindjeje 7 prillin, meqė armiku, Italia fashiste nė kėtė datė kishte pushtuar atdheun.
Kjo foto mund tė jetė pėr librin e fėminisė.
Vė buzėn nė gaz dhe e vazhdon mendimin, tani me zė:
- Ata fėmijė qė pe sot rrotull mė kanė zgjatur jetėn. Fėminia zgjat mė shumė nga ē’mendon ti.
Ėshtė lėngu i jetės pater...
... Zgjat aq sa njeriu tė jetė zot i vetes, vetėm qė vdekja tė mos vijė para kohe.


Bisedoi Elsa Demo
1 gusht 2007
Botuar nė “Shekulli” mė 4 gusht 2007
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė