Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-12-07, 22:07   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Risillet nė jetė njė koleksion me flamuj kombėtar

Refleksione pėr simbolin kombėtarNga Eqerem Bej Vlora*
Historia e Flamurit shqiptar tretet nė mjegullėn e kohės. Nė veprėn e tij, “Jetėt paralele”, Plutarku thotė se Pirroja, mbreti i Epirit, pas betejės sė Heraklesė (280 para Krishtit), kur dėgjoi luftėtarėt e tij tek po kėndonin njė kėngė, ku e shquanin shqiponjė, ai iu tha atyre:”Nė qofsha unė shqiponjė, ju jeni krahėt qė mė sollėt fitimtarė deri kėtu”. Nė monedhat e qytetit iliro-epirot tė Orikumit duket njė shqiponjė, qė mban nė kthetra rrufetė e Zeusit. Po kėshtu, kalorėsit e Skėnderbeut (Sipas “De vita…Georgi Castrioti” tė Barletit) gjatė fushatės sė tij nė Pulje, nė ndihmė tė mbretit tė Napolit, nė luftėn kundėr baronėve, mbanin flamuj tė vegjėl, tė kuq, me njė shqiponjė tė zezė dykrenore nė mes.
Shqiponja dykrerėshe ėshtė simbol i pushtetit perandorak (bizantin, gjerman, rus). Sundimtarėt e mėdhenj dhe tė vegjėl, qė u shkėputėn nga perandoria bizantine, vazhduan ta mbajnė kėtė simbol pushteti. Kėshtu, mbase, ka bėrė dhe Skėnderbeu. Sidoqoftė, nė gojėdhėnat e arbėreshėve ky kumt ruhet ende i gjallė. Mbi varrin e nipit tė Skėnderbeut nė kishėn e shėn Marisė sė engjėjve, nė Napoli, ėshtė vėnė stema e tij: njė shqiponjė heraldike me njė yll tė bardhė e vezėllitės pesėcepėsh mbi dy krerėt.
Midis viteve 1880-1895, Zef Skiroi e mė vonė Anselmo Sorekio, nė tė pėrmuajshmen e tyre arbėreshe, e botuan, thuajse nė ēdo numėr, kėtė emblemė, si flamur tė Shqipėrisė. Pas 1900-ės, atė e vė edhe Faik Konica nė tė pėrmuajshmen e tij “Albania” nė Bruksel. Nė shtator tė vitit 1909, sėbashku me djelmėrinė e qytetit, unė organizova nė shtėpinė time shfaqjen e dramės Pirrua” tė Mihal Gramenos. Aty, kur kryepriftėresha e Orikumit, i zgjat Pirros, qė po nisej pėr nė Itali, njė flamur, dhe me njė ton patetik e duke shkėrbyer legjendėn e Kostandinit, i thotė:”Me kėtė shenjė ti do tė fitosh (in hoc signo vinces), nė prani tė prefektit, oficerėve turq, si edhe tė gjithė trupit konsullor, me shaka, por edhe me njė farė kapaidallėku, unė ngrita pėr herė tė parė nė skenė flamurin shqiptar. Asnjė nga zyrtarėt e pranishėm turq nuk u ndie, ndėrkohė qė salla shpėrtheu nė duartrokitje. Euforia atdhetare krijoi njė gjėndje tė nderur. Natyrisht, qė u raportua menjėherė nė Stamboll, por qortimi i vetėm, qė dėgjova unė pastaj, mė erdhi nga xhaxhai , Ferit pasha, asokohe, ministėr i brendshėm. Ai e quajti “tė pahijshme” kėtė sfidė nė shtėpinė time dhe para tė ftuarve tė mi.
***
Ka pasur dhe raste tė tjera, kur flamuri shqiptar ka luajtur rol, madje, shumė mė luftarak. Nė kohėn e kryengritjes sė malėsorėve katolikė nė vitin 1911, nė Cetinjė, mbėrritėn vullnetarė arbėreshė pėr t’u bashkuar me kryengritėsit, e qė pėr herė tė parė mbanin njė flamur kombėtar. Njėri nga krerėt e kėtyre vullnetarėve quhej Terenc Topi. Nė krye tė njė grupi vullnetarėsh dhe malėsorėsh, ai ēau deri nė Mirditė (Orosh), ku edhe shpalli njė republikė shqiptare-doemos jetėshkurtėr (27 prill 1911), qė me ngritjen e flamurit shqiptar pėr disa ditė rresht, e ngriti fuqishėm moralin e popullit. Madhėshtore nė kėtė aksion, tė thuash, operetė, ishin besnikėria ndaj etnitetit shqiptar, qė arbėreshėt thuajse me gėzim, rrezikuan jetėn e tyre, duke u dhėnė kėshtu, zemėr, edhe vėllezėrve nė atdheun e lashtė e tė braktisur, para aq kohėsh. Mė vonė, Terenc Toēi, ky atdhetar i zjarrtė, pati poste tė larta zyrtare nė Shqipėri, deri sa, pas njė proēesi, ku u akuzua pėr “mungesė patriotizmi”, pushkatohet nga komunistėt nė vitin 1945.
*poltikan dhe studjues

Eqerem Bej Vlora rrėfen…
Flamurin kombėtar, si u ngrit mė 28 nėntor 1912
Njė javė pas kthimit tim nė Vlorė ēova Murat bej Toptanin dhe Hydai Efendiun (nipin e babit tė teqesė sonė nė Janinė) tek Ismail Qemali, duke iu lutur tė mė kthente flamurin, qė i pata huajtur. Mė premtuan tė ma kthenin atė menjėherė, sapo Znj. Marigo Posio (njė atdhetare e madhe demokrate, por qė pėlqente reklama), ta kishte qepur e qėndisur flamurin e ri.
E pra nė 28 nėntor kryeobjektivi i ditės, flamuri i simbol i pavarėsisė, me atė pakujdesinė tipike shqiptaro-lindore, ishte harruar. Pėr mė tepėr, shumica, nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush mė pėrpara as e kishte parė, as e kishte mbajtur. Askush nė Vlorė nuk kishte flamur nė shtėpi. Shtetformuesit ranė nė hall dhe vėshtruan njėri-tjetrin tė hutuar. Atėhere ngrihet miku im, Hydai efendiu dhe thotė se nė dhomėn e gjumit tė Eqerem Beut varet nė mur njė flamur shqiptar, i futur nė njė kornizė tė bukur. Dhe, pyeti, se a mund tė merrej pa qenė i zoti aty. Ismail beu i dha leje dhe kėshtu flamuri, qė dikur don Alandro Kastrioti ma kishte dhuruar solemnisht nė Paris, shtegtoi nė konakun fqinj dhe ra nė duart e Ismail Beut, i cili ia dorėzoi Murat bej Toptanit, me porosinė ta varte jashtė, ndėrkohė qė vetė qėndronte pranė nė dritare. Mijėra njerėz u mblodhėn nė sheshin para shtėpisė dhe nė kopsht, duke brohoritur “Rroftė, rroftė!” edhe pse shumė prej tyre nuk kuptonin edhe aq se ē’po bėhej.
Mė vonė, kur unė nė ditėt festive tė shpalljes sė pavarėsisė si shtet i lirė dhe i pavarur, ngrita flamurin shqiptar nė ballin e shtėpisė sonė, disa kosovarė tė mirė mė thanė:”Shumė mirė e bėtė ju tė diturit, qė ngritėt flamurin e babė Kralit (pra tė Perandorit Franc Jozef) se tani nuk ka ē’tė na bėjė as serbi i poshtėr, as malazesi moracak. Kur pyeta se ku e kanė parė shqiponjėn e zezė, m’u pėrgjigjėn krenarisht:”Tek ushtarėt e Babė Kralit”, nė Pazarin e Ri.
Por, natyrisht, pati edhe tė tillė si njė farė Haxhi Muhamet Efendiu, njė klerik i rėndėsishėm e fanatik nė Vlorė dhe ithtar i fortė i tim eti, i cili shprehej me zemėrim se Ismail Beu kishte zgjedhur njė “korb”, si simbol tė Shqipėrisė sė lirė. ”Ah, ta kishte bėrė Shqipėrinė, Syrja Beu ankohej ai,-tani do tė kishim nė flamur suret e bukura tė kuranit. Po ē’mund tė presėsh tjetėr nga Ismail beu, qė e ka kaluar tė gjithė jetėn e tij nė vendin e frėngjve!”
Kur ia rrėfeva historinė Ismail Beut, ai qeshi me tė madhe, por edhe mė kėrcėnoi me gisht se do t’i tregonte hoxhės, qė flamurin nuk e kishte gjetur ai, por unė!
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė