Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-12-07, 22:08   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Risillet nė jetė njė koleksion me flamuj kombėtar

Koleksionet e mia
Nė vitin 1928, i ēoj pėr vlerėsim, ekspertit tė firmės Soothby & Comp, nė Londėr 175 orė nė miniaturė, tė cilat mė vonė, mė 1944, u grabitėn nga komunistėt nė shtėpinė tonė nė Vlorė
Shėnimet e mia
…Pėr tė kryer kėtė punė, unė nuk pata asnjė shėnim dhe asnjė dokument. Kam hedhur nė letėr vetėm ato, qė kishte ruajtur kujtesa ime. Shumica e blloqeve tė mia tė shėnimeve, gjithė koleksioni im me histori tė shkurtėra, qė shkrova nė periudhėn 1912-1936, dorėshkrimi i vyer i tė ndjerit tim atė, me kujtimet e tij, tė tėra humbėn nė dhjetor tė vitit 1944, kur komunistėt konfiskuan bibliotekėn tonė nė Vlorė. Nuk kisha pra, rrugė tjetėr, veēse tė mbėshtetesha nė kujtesėn time. Dhe, ajo, Lavdi Zotit, nuk mė la nė baltė!
Si e largova njė pjesė
Unė kėrkova leje tė shkoja nė Vlorė pėr tė siguruar nė ndonjė farė mėnyre koleksionet tona tė ēmueshme. U bėnė disa qindra pako. Librat (rreth 30.000 vėllime) si edhe argjendarinė i futa nė sterrenė rezervė tė shtėpisė, tashmė tė tharė mirė e bukur e tė veshur me letėr katrama dhe hyrjen e tė cilės e mbylla me mur, sepse ishte e pamundur tė lėvizeshin. (Sidoqoftė, njė pjesė e dorėshkrimeve , tė cilat nėna nė vitin 1916, i nxorri dhe i vuri pėrsėri nėpėr raftet e bibliotekės, u dėmtuan, e ndėrmjet tyre edhe vepra shumė tė ēmueshme e tė rralla). Pastaj, mora me qira pėr tre muaj, njė anije italiane me vela, “San Giorgion” 300 tonėshe, i ngarkova tė gjitha nė hambarin e saj, vura aty dy nga shėrbėtorėt dhe e lashė atė tė ankoruar nė skelėn e Vlorės. Unė vetė mora anijen e postės dhe u ktheva nė Durrės pėr tė marrė pjesė nė mbledhjen e tė gjithė krerėve shqiptarė tė thirrur nga Princi nė 11 korrik.
Me Princ Vidin
Lajmi pėr largimin e Princ Vilhelmit, thirri pėrsėri nė plan tė parė, Esat Pashė Toptanin, kėtė faktor tė fuqishėm dhe tė rėndėsishėm nė historinė shqiptare. Ai banonte, si mik i italianėve nė Romė dhe i nxitur prej tyre, shkoi fillimisht nė Korfuz, Athinė dhe Selanik (ku me siguri ka arritur ndonjė ujdi me grekėt pėr Shqipėrinė e Jugut), pėr tė vazhduar mė tej nė Nish, selia e qeverisė sė atėhershme serbe, e ku me siguri, do tė ketė gjetur mbėshtetjen aq tė nevojshme pėr krijimin e njėsive mercenare. Grupet e para i vuri nėn komandėn e Jusuf bej Doshishtit, kaloi me to kufirin, qė nuk e ruante askush. Mblodhi rrugės bashkėkalorės tė ndryshėm nga tė gjitha pjesėt e Shqipėrisė sė Mesme dhe, nga fundi i shtatorit e krejt papritur, futet nė Durrės.
Por, bashkėpunimi i tij me juntėn, nuk zgjati mė tepėr se njė javė. Myftiu i Tiranės, Musa Qazim efendiu, iu kundėrvu menjėherė autoritetit tė tij dhe organizoi qėndresėn. As dy javė pas ardhjes sė tij, Esat Pasha, u gjend nė tė njėjtėn gjėndje si Princ Vilhelmi, ca mė parė. Kodrat e Rrashbullit u bėnė pėrsėri kufiri midis krahinave tė qeverisura nga njė grup njerėzish tė paditur, fanatikė dhe tradhėtarė dhe zonės, nėn ndikimin e njė burri qė donte njė Shqipėri, ndonėse relativisht tė vogėl, por tė mėvetėsishme dhe kombėtare. Pėr kėtė, ai urdhėroi uljen e flamurit turk dhe ngritjen e atij shqiptar. Por, pėr tė mos e acaruar mė tepėr elementin mysliman tė vendit, ai iu shmang pėrdorimit tė shqiponjės dykrenore nė fushė tė kuqe si emblemė tė shtetit dhe tė qeverisė dhe ngriti flamurin tregtar tė pėrdorur zyrtarisht edhe nė kohėn e Princ Vidit: njė brez i gjatė, i zi e me njė yll tė bardhė nė mes, e nga njė brez i gjatė e i kuq, poshtė e lartė tij. Forcat, qė kishte Esat Pasha pėr tė mbrojtur, Durrėsin e ri-rrethuar, nuk i kapėrcenin tė 2000 vetė dhe ishin krejt tė pamjaftueshme pėr tė ndėrmarrė ndonjė sulm mbi Tiranėn. Aq mė tepėr, qė ishin tė armatosura keq dhe tė padisiplinuara. E, megjithatė, ai e mbrojti shkėlqyeshėm pėr tetė muaj rrjesht Durrėsin, e rrethuar nga epėrsia dhe topat e rebelėve.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė