Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-12-07, 22:13   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Risillet nė jetė njė koleksion me flamuj kombėtar

Lidhja idilike me flamurin kombėtar dhe zbulimi i koleksionit tė madh, qė po restaurohet

Njė koleksion, prej trembėdhjetė flamujsh, gjendet prej shumė kohės nė duart e restauratorit tė njohur Prof. Frederik Stamati. Tė lėna, pa asnjė kujdes, nė Institutin e Kulturės Popullore, ato presin tashmė jo vetėm restaurimin, por edhe njė rrugė tė gjatė drejt jetės sė re muzeale. Stamati, i njohur pėr shumė punė cilėsore nė restaurim, e ka marrė pėrsipėr kėtė detyrė
Ben Andoni
Njė gjetje, e natyrės “sė parėndėsishme”, nė njė nga institucionet tona, ka ngjallur kureshtjen e specialistit tė njohur Prof. Frederik Stamati. Njė koleksion flamujsh, i cili prej vitesh, flinte i harruar nė stendat e Institutit tė Kulturės, tashmė, pret qė tė marrė jetė.
Restauratori, ndėrkohė, ėshtė duke bėrė si zakonisht punėn e tij tė apasionuar, pėr shėrimin e disa vlerave tė harruara. Pėr mė tepėr, serioziteti i kėsaj partie flamujsh, rritet, kur mėson, se ajo ishte pjesė e koleksionistit tė njohur Eqerem Bej Vlora…
Duke u zhvendosur pėrmes viteve tė tėra nė histori, kur kujton se nė qytetin e Vlorės, ditėn e Shpalljes sė Pavarėsisė, mė 28 nėntor tė vitit 1912, nuk gjendej njė flamuri kombėtar, tė duket sikur flitet pėr njė histori e trilluar. Tė mėsuar nga propoganda e stisur kombėtare, qė ka rrjedhur sidomos pas vitesh tė tėra tė konsolidimit tė shtetit komunist, se vendi ishte i mbushur me flamuj kombėtarė dhe tė tjera, kjo tė duket si njė gėnjeshtėr dhe njė “skoop mediatik”. Por, faktet i hedhin poshtė argumentat. Njė histori, qė na vjen nga Eqerem bej Vlora, pėrmes kujtimeve tė tij, tregon se flamuri kombėtar, qė rastėsisht gjendej nė dhomėn e tij, njė dhuratė e princit vanitoz, Aleandro Kastrioti, (qė e mbante veten si pasardhės tė Skėnderbeut), u bė objekti, rreth tė cilit u shpall Pavarėsia kombėtare nė ditėn e 28 nėntorit 1912. Dikush u kujtua pėr flamurin nė dhomėn e beut dhe Ismail Qemali, i ungji i tij, dhe urdhėr qė tė merrej flamuri. Mė pas, autori i njohur shkruan se: Marigoja, po pėrgatiste flamurin, qė do tė ishte flamuri i shtetit tė parė modern shqiptar. Njė histori pa bujė dhe pa shumė zbukurime, siē jemi mėsuar qė t’i dėgjojmė ne zakonisht “historitė tona homerike”.
Pak histori
Shqiponja dykrenore kombėtare, dukej se ka qenė njė simbol qė ėshtė gjendur dhe madje shumė kohė para familjes Kastriote, nė botėn shqiptare. E kjo jo vetėm pėr faktin, se shqiponja ishte pjesė e Perandorisė Bizantine. Nė emblemat e vjetra, shqiponja ishte shumė e pranishme. Atė e gjejmė nė disa monumente, e cila tregon se nė tė gjitha trevat, ajo ishte shumė e pėlqyeshme. Profesor Hasan Ceka ka theksuar elementin numizmatik, qė shqiponja ishte nė pėrbėrje tė shumė monedhave tė vjetra. Kurse Pirro i Epirit, identifikohej vetė me shqiponjėn, pas fitoreve tė tij tė njėpasnjėshme. Shumė mė vonė ishte Kostandini i madh, perandori romak me origjinė ilire, qė e praktikoi si simbol tė tij. Nė mesjetė, shqiponja dykrenore ishte emblemė e familjeve tė mėdha Gropa, Muzaka, Araniti dhe Kastrioti, vėren studjuesi Brahaj. Barleti, mė tej, ka pėrshkruar dhe flamujt e Kastriotėve. Ato ishin me shqiponjėn dy krenore nė ngjyrė tė zezė nė flamurin e kuq.
Pa dashur qė tė pėrsėrisim vėzhgimin e specialistėve tė ndryshėm, ishte fryma e kėtij flamuri, qė ruajti pėr shumė kohė njė identitet kombėtar. Pa harruar kėtu, se shumė nga shqiptarėt, nuk e kishin shumė tė qartė, nė pragun e pavarėsisė, imazhin e vėrtetė tė flamurit kombėtar, pas shekujsh pushtimi tė egėr. Konica ka meritėn se ishte nga tė parėt, qė nė agun e ngritjes sė madhe kulturore tė popullit, mė 15 shkurt tė vitit 1909, ka sjellė njė dokumentim serioz pėr flamurin kombėtar. Pas kėsaj pėrpjekjet pėr flamurin kanė qenė tė mėdha dhe reale nga shumė burime.
Eqerem Bej Vlora
Njė nga tė pėrpjekjet e para, ka qenė ajo qė ka lidhje me kėtė figurė, qė pret ende tė zbulohet. Dhe, ende, ėshtė pak tė thuash, qė kjo figurė ėshtė ridimensionuar me botimin e dy vėllimeve me kujtime. Ndėrsa, shkrimi qė na vjen nė vėmėndje, ėshtė sepse ky koleksion, i cili ėshtė duke u restauruar, nga njė prej specalistėve mė tė apasionuar shqiptarė, ėshtė pjesė e koleksionit tė tij familjar. Ajo i ėshtė marrė nė vitin 1944, bashkė me shumė gjėra tė tjera, tė cilat tashmė janė tė shpėrndara dhe qė ai i kujtonte me nostalgji nė mėrgimin e gjatė. Ndoshta, ishte kjo nostalgji, qė bėri, qė falė kulturės sė tij, tė paktėn tė na mbesin shkrime interesante dhe tė tjera, qė priten tė botohen. Koleksioni i tij i mrekullueshėm i flamujve, disa prej tyre sot tė paidentifikueshėm, tashmė presin identifikimin e specialistit tė njohur Frederik Stamati.
…
Kohėt kanė kaluar, por adhurimi pėr flamurin kombėtar ėshtė ndryshe. Ajo ėshtė shtuar nė masėn e madhe tė emigrantėve jashtė vendit dhe nė vend. Por, nė Vlorė, e ke vėshtirė, qė tė gjesh mė flamuj kombėtare, thoshte kohė mė parė me dhimbje, njė nga bisnesmenėt mė tė njohur tė qytetit. Sepse, ndėrgjegja kombėtare, duket se ėshtė bjerrur me kalimin e kohės nė qytetin patriot. Gjithsesi, asnjėherė historia, nuk ėshtė mė e fortė se kujtesa. Ja pse koleksioni flamujve, i strehuar pa kushte normale, prej shumė vitesh, tashmė pret qė tė mbijetojė. Prof. Stamati, ka marrė pėrsipėr, qė t’i pėrcjellė ato drejt pėrjetėsimit.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė