Tema: Idriz Ajeti
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-09-11, 18:21   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Idriz Ajeti

vijimi


Me vendimet e Kongresit tė Drejtshkrimit nė Tiranė, mė 1972 a ka ndodhur njė shkrirje mekanike e dy dialekteve, apo ėshtė njė sintezė organike qė ka shkuar nė linjėn e konvergjencės?
Akademik I. Ajeti:
Ėshtė vazhdimi i konvergjencės. Natyrisht, pėr gjuhėn letrare gjithmonė dhe gjithkund merret bazė njė dialekt, ai duhet shquar me forma tė drejta, mė tė pranuara, tė jetė mė i pėrgjithshėm, por jo ēdo dialekt.
Dialekti ynė ėshtė shumė larg nga gjuha qė ėshtė marrė pėr bazė tė gjuhės letrare. Pse toskėrisht? Edhe ne e kemi propozuar, pranuar dhe pėrqafuar toskėrishten. Pse? Ky dialekt ishte shumė mė i stabilizuar fonetikisht, morfologjikisht, e nė aspektin sintaksor dhe logjikėn sintaksore e ka shumė mė tė stabilizuar. Toskėrishtja e shkruar para standardizimit ka qenė njė dialekt i shkruar i pėrgjithshėm pėr tė gjithė toskėt. Njė gjuhė letrare pėrdornin ata e jo si gegėt, qė nė bazė tė saj pėrdornin disa dialekte shkrimore: elbasanishtja, shkodranishtja etj.






Pse edhe sot kontestohen vendimet e Kongresit tė Drejtshkrimit?
Akademik I. Ajeti:
Kontestimi vjen nga rrafshet e tjera, nga fusha tė tjera, pėr motive tė tera. Kurrkush nuk ka kritikė ndaj gjuhės letrare se nuk ėshtė nė rregull gjuhėsisht, sepse ajo ėshtė krejt nė rregull. Kritikat vijnė nga fushat e tjera: politika, klanet, rrethet kulturore, ideologjike, prej andej vijnė dhe pastaj shartohen edhe nė gjuhė. Arsye gjuhėsore shkencore nuk ka. Thonė pse pėrzihet pushteti?! Ai pushtet do ta pėrdorė atė gjuhė. Krijimi i gjuhės letrare thotė Katiēiq ėshtė akt politik dhe se duhet tė trajtohet jo vetėm si punė shkencore. Ėshtė akt politik, nė fund tė fundit.

Zotėri Ajeti, thuhet se nė shkencė ka vend pėr tė gjithė. A ėshtė kjo e vėrtetė?
Akademik I. Ajeti:
Edhe po, edhe jo! Nė qoftė se mendoni pėr mundėsinė apo pamundėsinė e shkollimit tė rish e tė rejash tė popullsisė sonė, unė mendoj se, me pėrjashtim fare tė vogėl qė nuk ēon aspak nė kanar mundėsitė, edhe te ne nė Kosovė, janė krijuar, si pėr shkollimin fillor edhe tė mesėm. Pėr atė lagje tė varfėrish, nė pėrgjithėsi sigurohen edhe tekstet shkollore.
Pėr vazhdimin e shkollimit tė tė rinjve nė fakultete puna qėndron ndryshe; pėr degėn qė studenti e ka regjistruar pa njė dashuri ndaj profesionit e me pak rezultate, s’ka kuptim tė humbet kohė kot.

Rruga e shkencės nuk ėshtė e shtruar me lule, ėshtė sikur pema, rrėnjėt i ka tė hidhura, por frutin e ka tė ėmbėl. A pajtoheni me kėtė konstatim?
Akademik I. Ajeti:
Po, pajtohem, veēse rrugėn e marrė ēdokush e secili e shtron vetė, duke krijuar formulėn e suksesit me dashuri, e pėrkushtim ndaj punės, me dhuratėn e talentit tė tij. “Portreti mė i mirė qė i bėn njeriu vetes ėshtė pėrkushtimi i tij ndaj sė vėrtetės shkencore” (S. Bytyēi). Nė fund vjen gėzimi pėr frutin e ėmbėl.

Shkenca, juve Ju ka sjell mė shumė kėnaqėsi, apo mundim?
Akademik I. Ajeti:
Pyetjen Tuaj unė po e nis e pėrfundoj me njė mendim tė Einstein-it (Ajnshtainit). “Mos u pėrpiq tė bėhesh njeri qė ka sukses, por pėrpiqu tė bėhesh njė njeri qė ka vlera”.

Shkenca, nė njėfarė mėnyre e disiplinon njeriun, apo jo?
Akademik I. Ajeti:
Pa dyshim se po, veēse e kam fjalėn pėr shkencėn e vėrtetė.

Po ta rikthenit jetėn, a do tė pėrcaktoheshit sėrish pėr shkencėn e Albanologjisė?
Akademik I. Ajeti
: Po, pa dyshim, veēse studimet albanistike do tė pėrfshinin edhe hetimet e gjurmimet e gjithė rajonit ballkanik.

Si duket njė ditė e Juaja nė moshėn e bardhė?
Akademik I. Ajeti:
Si anėtar i rregullt i Akademisė saherė qė Seksioni i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė mban mbledhje, si anėtar i tij marr pjesė rregullisht. Nė pjesėn e dytė tė librit tim me titull Studije iz istorije albanskog jezika – Prishtinė 1982, botim i Akademisė sė shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, kam shtuar edhe punimin shkencor qė mban titullin Albansko-srpskohrvatske jezičke studije – Etimološki prilozi. Nė Bibliotekėn e Akademisė konsultoj veprėn e madhe Rečnik srpskog narodnog i književnog jezika qė pėrmban edhe fjalė e shprehje shqipe, tė pėrdorura nė dialektet e atij populli.

A keni ndonjė dėshirė tė parealizuar?
Akademik I.
Ajeti: Janė tė gjitha gjasat se fjalori i sipėrm do tė mbetet i papėrfunduar.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė