Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-05-07, 22:50   #26
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mjekimi i lenies sė pirjes sė duhanit

( 6. 7. 10. 11. )
Pėr ndėrprerjen apo lenien e duhanit , sot pėrdoret me sukses metoda e mjekimit farmakologjikė ; terapia zėvėndėsuese specifike, e emruar me termin “Nicotin Replacing Therapy “ ose nikotinell TTS , apo e shkruajtur me iniciale NRT; qė pėrmban nikotinė tė pastėr dhe merret nėpėrmjet lėkurės ose nga goja.; por qė nuk pėrmbanė lendė tė tjera toksike si CO, lendė kancerogene etj..Kjo metodė ndikon nė paksimin e shenjave adaptuese , qė shoqėrojnė nikotinėn , ul koncentrimin e saj , largon dėshirėn pėr tė pirė duhan dhe tė shpėton nga ndjenja e kėnaqėsisė qė tė jep nikotina dhe mbas njė periudhe 3 mujore nikotina fillon tė paksohet dhe organizmi arrinė tė mėsohet pa tė.

Kjo metode terapie mund tė aplikohet nė katėr mėnyra.
1.- Me anė tė vendosjes sė nikotinės me leukoplastė nė lėkurė.
2.-Me anė tė marrjes sė nikotinės nga goja nėpėrmjet ēamēakesit .
3.- Me anėn e inhalacionit nga goja dhe hunda.
4.- me anė tė sperklave nga hunda.

Nikotina futet nė gjak nė interval kohe tė ndryshme , nė varėsi nga mėnyra e marrjes. Kur merret me inspiracion , ajo futet nė gjak brenda 5- 10 minuta. Kur merret nga goja me ēamēakes , ajo kalon nė gjak brenda 20 minutave dhe kur pėrdoret nga lekura me leukoplastė , futet nė gjak mbas 2- 4 ore.Mė e rekomandueshme nga ana praktike ėshtė aplikimi i nikotinės me leukoplastė. Ndėrsa metoda me ēamēak, ėshtė mė pak e pėrdorur se jep shqetėsime nė stomak. Efekshmėria e formave tė ndryshme tė terapisė zėvėndėsuese nė klinikėn praktike ka dhenė rrezultate tė mira, nė ndėrprerjen e pirjes sėe duhanit. Suksesi i kėsaj lloj terapije , do tė varet nga zgjedhja e pacientit, nga kėshillimet fillestare qė i jepet tė semurit, nga metodat qė do tė preferojė mjeku, nga mbeshtetja dhe ndihma e vazhdueshme mjeksore etj. Kjo terapi kėshilllohet tė aplikohet edhe nė pacientė qė vuajnė nga stenokardia, s.i.z., nga arritmitė ; por nuk rekomandohet nė tė sėmurė me infarkt miokardi akut dhe me insult hemorragjikė. .

Nga studimet e bėra ėshtė konstatuar se terapia zėvėndėsuese e krahasuar me pėrdorimin e placebos, ka pas rrezultat 1.5 herė mė tė mirė. Efekti i terapisė transdermale me nikotinė ėshtė vėrejtur nė 31 % tė rasteve.Tė dhenat statistikore komentojnė me argumente, se po t’i nėnshtrohen kėsaj terapie 6 % e duhanpirėsve; do tė shpetojnė nga vdekja 6 milion njerės. Ndėrsa po tė mjekohen 25 % e tyre, do tė arrijnė tė mos vdesin 29 milion njerės. Duhet pėrmendur se kjo formė e terapie, nuk tė ēone automatikisht nė ndėrprerjen e pirjes sė duhanit dhe se nuk ka njė garanci pėrfundimtare, mbasi mund tė kemi edhe rikthim tė pirjes sė duhanit, sidomos tek duhanxhijtė qė janė me vullnet tė dobėt. Rikthimi mund tė favorizohet , kur je nė ambjente qė pihet duhan, ose nė shoqėrim me alkohol , kafe dhe duhan, kur ke mėrzitje, halle , apo kur je i emocionuar dhe ke probleme familiare.. Rikthimi ndodh mė tepėr nė darkė, nė presencė tė duhanpirėsve , por edhe pa ndojnė shkak.

Metodė tjetėr mjekimi, por pa nikotinė ėshtė pėrdorimi i medikamentit antidepresivė Bupropion, ose amfebutamon , i njohur me emrin brand wellbutrin dhe zuban ,qė ka efekt inhibues dopaminergjikė dhe noradrenergjikė dhe tregtohet nė tableta me dozė 150 mg.. Efekkshmerija e saj shtohet , kur kombinohet me kėshilla dhe propaganda sqaruese. Jep si veprim anėsor marrjemendje, konfuzion, shqetėsime nė stomak, dobėsi , errėsim tė syve. . Mund tė provokojė krizėn epileptike nė 0.1 % tė rasteve nė se perdoret me dozė tė larta. Kombinimi i kėtij bari , sėbashku me metodėn e zėvėndėsimit me nikotinė nuk ka sjellė ndonje dobi, se rrezultatet kanė qenė tė pėrafėrta , 36 % kur kombinohen dhe nė 30 % , kur pėrdoret vetėm. Janė tė rekomanduara tė perdoren pėr ndalimin e pirjes sė duhanit dhe medikamente tė tjera si klonidina, nortriptina etj. por ende nuk janė tė miratuara pėrfundimish.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė