Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 01:01   #45
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Dokumentat historikė e provojnė katėrēipėrisht mungesėn e priesave politikė e shpirtėrorė. Tė gjitha relacjonet e shekujvet tė XVI-tė e tė XVII-tė q'i janė dėrguar Vatikanit thonė se nė Shqipėri nuk ka meshtarė e se ndonjė qė kėtu kėtje mund tė ketė mbetur, ėsht kaq ignorant sa qė memzi lexon Ungjillin 43). Shumė vise vetėm njė herė nė dhjetė vjetė e shikonin me sy barin e shpirtravet e, edhe kur kishin fatin tė dėgjonin njė meshė, nuk gjenin dot te prifti njerin e pėrshtatshėm qė do t'i jipte dorėn pėr t'a nxjerrė nga balta tė mjerin qė kishte ngecur nė llomin e mėkateve e tė dyshimit 44). «Mė 1642, thot Sufflay, ishin nė Shqipni tė veriut priftėn tė rij pa asnji cilsi: ushtarėt qė nė Lombardi kishin nxanė italishten, konkurrojshin me pėrfundim tė mirė pėr priftėnj 45).» Shumė kush lindte e vdiste pa parė meshtar me sy. Arkivat e huaja na dėftejnė gjithė ato rasje kur dinjitarė tė dioqezeve katholike tė Shqipėris e kalonin jetėn nė Zara, nė Venetik ose nė Romė pa shkelur asnjė herė nė tokėn e jurisdikcionit tė tyre fetar 46).

Ē'ndoth ndėr katholikė, pasqyrohet edhe nė botėn orthodokse shqiptare. Mė sa nė veri, dua tė themė nė krahinat e patriarkatit tė Pejės, kjo nė fillim nuk pėson humbje tė mėdha — pse kleri sllav kishte mbetur i gjithė nė vėnt edhe pas shkeljes sė Tyrqve nė Sėrbi — bilé, herė herė e pėrhap jurisdikcionin e sajė edhe nė botėn katholike tė mbetur pa priftrinj 47), nė jugė punėt shkojnė shumė keq. Nga dokumentat e vlefshėm qė na sjell At Nilo Borgia nė historin misjonare I Monaci Basitiani d'Italia in Albania provohet se kleri orthodoks i jugės ishte pėr faqe tė zezė e se peshkopėt nuk ushtronin ndonjė veprimtari fetare, por interesoheshin mė shumė pėr t'u marrė me intriga tė kota ose pėr tė mbledhur t'ardhurat e dioqezeve tė tyre 48).

_____________
43) ROSSI : «Op. Cit,», faqe 207.
44) GRANATA : «Op. Cit.», faqe 227, 228, 229.
45) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 93.
46) Giuseppe PRAGA : «I1 Vescovado albanese nel sec. XVI», Rivista d'Albania, 1940, faqe 142. - GRANATA : «Op. Cit.», faqe 228 e tutje. - SUFFLAY: «Op. Cit.», faqe 149, 150.
47) GRANATA : «Op. Cit.», faqe 229, par. II dhe faqe 243, par. II. - Shif edhe SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 110.
4t) Shif nė «Studi Albanesi» volumet III - IV e V - VI dhe «I Monaci Basiliani d'Italia in Albania», Periodo secondo,- Roma, botim i Reale Accademia d'Italia, 1942.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė