Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-11-07, 10:32   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kodiku i Laurencianes sė Firences dhe Historia Shqiptare

Nė f. 2r-11r, Pal Engjėlli kryeipeshkv i Durrėsit dhe i krahinės sė Ilirisė falė mėshirės hyjnore, nė kujtim tė pėrhershėm tė ēėshtjes. Nė kėtė dokument gjendet edhe Formula e Pagėzimit, nė fillim tė f. 4r. [Vendimet, urdhėresat dhe rregulloret e Kuvendit tė Matit tė shpallura nga Pal Engjėlli mė 8 nėntor 1462 dhe Ēėshtje tė liturgjisė kishtare nga Pal Engjėlli].
f. 11r-13r, Nga libri i artė i lashtėsive tė arkivit tė qytetit tė Durrėsit. [Fragmente nga "Libri i Artė i Lashtėsive" i arkivit tė qytetit tė Durrėsit, qė nga antika ilire].
f. 13r-v, Pėrveē kėsaj kemi shtesėn e bėrė me urdhrin e shumė tė nderuarit dhe shumė tė ndriturit kardinalit tė Kishės sė Shenjtė Romake dhe kryeipeshkvit tė Durrėsit, zotėrisė, zot Pal Engjėllit nė vitin e mishėrimit tė Zotit mė 18 dhjetor 1463. [Asnjė nga autorėt e cekur nuk e shėnon titullin e kėtij dokumenti].
f. 13v-20r, Dekret i pėrgjithshėm i shenjtėrisė, zotit tonė Papės Piu II, Papė pėr provani hyjnore, i lėshuar me kėrkesėn e shumė tė nderuarit dhe shumė tė ndriturit kardinalit tė Kishės sė Shenjtė Romane dhe zotit kryeipeshkėv tė Durrėsit, zotit Pal Engjėllit dhe kundėr sektit Muhamedan dhe nė tė mirė tė mbretit tė pathyeshėm tė Arbėrisė, zotit Skėnderbe, kushėririt tė shumė tė ndriturit zotit Pal dhe sikurse duket sheshit nga vula e vėnė poshtė. [Bula papale e Piut II, lėshuar nė Romė, mė 4 nėntor 1463 qė i ėshtė drejtuar "kardinalit" [?] tė Durrėsit Pal Engjėllit; nė po tė njėjtin dokument Skėnderbeu quhet "mbret i pamposhtur i Arbėrisė" [?].
f. 20v, Nė arkivin e qytetit Driadens, qė sot quhet Drisht, gjendet nė rubrikėn X, nė faqe C, tė Librit tė Artė tė burrave tė shquar tė Lashtėsisė tė vitit 841 prej themelimit tė Romės, d.m.th. nė 5 tė kalendave tė majit [27 prill]. [Ekstrakt (me shkronja gotike) prej "Librit tė Artė tė Lashtėsive tė burrave tė ndritshėm" i Arkivit tė qytetit tė DrĆ®shtit, nė lidhje me nji rrasė guri e cila qe gjetė aty nė kohėn e njifarė Filip Engjėllit dukė i DrĆ®shtit, e cila e ngjitte familjen e Engjėllorėve te viti 841 i Romės dhe te familjet perandorake romake nėpėr njifarė Isak Engjėllit dukė e kont i DrĆ®shtit, bir i Palit patric e vėlla i Pal Emilit konsull [!]. Kėtė shėnim e ka vetėm N. Resuli].
f. 21r-22r, Privilegj apo konfirmim i privilegjeve tė zotėrve kontė tė qytetit tė Drishtit. [Fragment nga kronika e: "Librit tė Artė tė lashtėsive tė burrave tė ndritshėm", nga arkivi i qytetit tė Drishtit. Ku kemi dėshminė e Perandorit bizantin, Mihail, pėr venomet e qytetit tė Drishtit, lėshuar mė 25 prill 1292, qė bėhet fjalė pėr M. Engjėllin qė ishte kont i Drishtit dhe birit tė tij, Ndreut, si trashėgimtar].
f. 22v-25r, Konventat dhe paktet e bėra me zotin Franēesk Kuirinon nga bujarėt drishtianė qė po i nėnshtrohen atij nėn emrin e shumė tė ndriturit zotėrimit tė Venedikut. [Marrėveshja e Venedikut me bashkėsinė e Drishtit mė 9 maj 1443, e cila pothuajse nė tėrėsi ėshtė e ruajtur edhe nė Statutin e Qytetit tė Drishtit].
Nė f. 25r-27v, Konventat dhe paktet e bėra midis tė ndriturit dhe tė fuqishmit dukės, zotit Gjergj Topisė, sunduesit tė Durrėsit dhe zotit Saracen Dandulit nė emėr tė shumė tė ndriturit zotėrimit tė Venedikut nga kėshtjella e Durrėsit. [Marrėveshja e Gjergj Topisė dhe Anton Venierit, dogj i Venedikut, pėr dorėzimin e kėshtjellės sė Durrėsit, datė 18 gusht 1392. Pjesėrisht e botuar edhe nė "Acta Albaniae..." tė M. Sufflay, vėll. II].
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė