Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-07-07, 13:56   #7
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nė nėntor tė 2002-shit, nė sa kardinali Sepe, Prefekt i Kongregatės pėr Ungjillėzimin e Popujve takohej me prelatėt e Konferencės Ipeshkvnore katolike tė Shqipėrisė nė Seminarin e Madh tė "Zojės sė Kėshillit tė Mirė" nė Shkodėr, kujtoi dy ipeshkvijtė e mėdhenj martirė, Imzot Vinēenc Prennushin dhe Imzot Frano Gjinin, si edhe radhėn e gjatė tė martirėve e tė dėshmitarėve tė fesė: priftėrinj, rregulltarė, rregulltare e besimtarė laikė.
Qė kujtimi i tyre tė mos humbasė - nėnvizoi kardinali Sepe - por tė bėhet shembull pėr breznitė e ardhshme, ėshtė detyra juaj, mė se e ligjshme, ta ēoni mė tutje ēėshtjen e lumnimit tė shumė vėllezėrve heroikė nė fe. Njė nismė e tillė do t'i sigurojė Kishės nė pėrgjithėsi, e asaj shqiptare nė veēanti, njė numėr tė madh ndėrmjetėsuesish para fronit tė Zotit.
Ndėrmjet tyre janė edhe Imzot Frano Gjini, Atė Mati Prendushi e Atė Ēiprijan Nika. Po kujtojmė sot ditėn e flijimit tė tyre.
Ishte data 11 mars 1948 kur shkodranėt e tmerruar dėgjuan pėrsėri tė shtėna mitrolozi te zalli i Kirit. Flijoheshin kėtė ditė pėr Krishtin e pėr Shqipėrinė, pėrveē tre meshtarėve tė lartpėrmendur, edhe Monsinjor Nikollė Deda bashkė me 12 besimtarė katolikė.
Monsinjor Nikollė Deda lindi nė Shkodėr mė 1892. Mėsimet e para e tė mesme i kreu nė vendlindje, pranė Kolegjės Saveriane, tė lartat- nė Romė (Itali) e nė Insbruk (Austri). U shugurua meshtar mė 1917: Shėrbeu nė Qelės (Pukė) e Hajmel. Gjatė kėtyre viteve, pėr shėrbim shembullor meshtarak, iu dha titulli Monsinjor.
U arrestua nė dhjetor 1946. E torturuan aq, sa kur i sollėn nė qeli njė meshtar tjetėr e nuk e njohu ai, me njė humor tragjik, i tha: "Mos harro se dikur kam pasė kenė Dom Nikollė Deda".
E gjykuan me akuzat e zakonshme nė njė gjyq-farsė. U dėnua me vdekje dhe u ekzekutua mė 11 mars 1948.
Atė Mati Prendushi:
Lindi nė Shkodėr mė 1882. Mėsimet e para e tė mesme i kreu nė Shkollėn franēeskane; tė lartat, nė Grac-Austri. Meshėn e parė e ēoi mė 1904. Mė 1911 ishte pranė Dedė Gjo'Lulit, nė sa ky shpaloste nė majė tė Deēiēit flamurin shqiptar, larė me gjakun e bijve tė vet. Jugosllavėt e dėnuan me vdekje si atdhetar i flakėt, por mė pas ia falėn dėnimin. Shėrbeu si famullitar nė Bajzė, Gomsiqe, Tiranė e Shkodėr, ku mė 1943 qe provinēal i fretėrve.
U arrestua nga komunistėt mė 1946 e u dėnua rishtas me vdekje, kėtė radhė nga bashatdhetarėt e vet, i akuzuar si tradhtar i Atdheut. U pushkatua mė 11 mars 1948 te Zalli i Kirit.
Atė Ēiprijan Nika:
Lindi nė Shkodėr mė 19 korrik 1900. Mėsimet fillore e tė mesme i kreu nė Shkodėr, tė lartat - nė Austri. U shugurua meshtar mė 1924. Mė 1938 qe provinēal i fretėrve; nga viti 1943 deri mė 1936 - guardian i kuvendit franēeskan nė Shkodėr. U arrestua mė 1946 me akuzėn e fshehjes sė armėve nė kishėn franēeskane, armė tė vendosura aty nga vetė sigurimi, histori qė ėshtė shtjelluar gjėrė e gjatė nga Nikė Stajka, i pranishėm nė kėtė skenė kulmore tė tragjedisė sė Kuvendit tė Gjuhadolit, nė librin "Dera e Thyeme".
U pushkatua pa gjyq mė 11 mars 1948.
Mbeti nė kujtesėn e atyre qė e njohėn, si meshtar shenjt, i pėrvuajtur, i kulturuar, atdhetar, muzikant e shkrimtar i talentuar: pėrmbushte kėshtu tė gjitha kushtet, tė cilat nė Shqipėrinė komuniste tė ēonin nė pushkatim.
Imzot Frano Gjini:
Lindi nė Shkodėr nė vitin 1886. Pasi kreu Kolegjėn Saveriane, vijoi studimet nė Universitetin Urbanian nė Romė. Menjėherė pas shugurimit u kthye nė Atdhe dhe filloi shėrbimin meshtarak si famullitar nė Laē, Vlorė e Durrės. Mė 1930 u emėrua Ipeshkėv i Durrėsit; dy vjet mė vonė - Ipeshkėv i Abacisė sė Mirditės me selķ nė Orosh; mė 1945, pas largimit tė delegatit apostolik, Imzot Nigris, nga Shqipėria, u emėrua nga Selia e Shenjtė zevendės-delegat apostolik. Ishte e para herė qė njė shqiptari i besohej njė detyrė kaq e lartė.
U arrestua nė tetor 1946 me akuzėn "agjent i Vatikanit" sė cilės s'munguan t'i shtoheshin edhe akuza tė tjera. Gjeti nė qeli pjesėn kryesore tė sivėllezėrve nė meshtari.
Por atij, si zevendės-delegat, iu bė njė trajtim i posaēėm: mbi trupin tij komunistėt eksperimentuan tė gjitha llojet e torturave, pėr ta bindur ta shkėpuste Kishėn katolike nga Selia e Shenjtė. Qėndroi si shenjtėnt, derisa e pushkatuan mė 11 mars 1948, duke ia kėputur brohoritjen e fundit: "Rrnoftė Krishti mbret! Rrnoftė Shqipnia, edhe pa ne!". Selia e Tij nuk mbeti e zbrazėt: pas Imzot Angjelo Masafrės, qė tani i prin kryedioqezės metropolite tė Shkodėr-Pultit, Papa Benedikti XVI emėroi ipeshkėv tė dioqezės tė Rrėshenit, imzot Kristofor Palmierin, rregulltar nga Bitonto.
Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė