Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-03-12, 18:04   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vėllezėrit Gėrvalla dhe Kadri Zeka

Jusuf Gėrvalla


Jusuf Gėrvalla poet shqiptar dhe atėdhetar i shquar, lindi mė 1 tetor 1945 nė Dubovik, rrethi i Deēanit, nga njė familje bujare. Vritet mizorisht mė 17 janar 1982) nė Untergrupenbah (Gjermani).
Shembulli i tij mbeti i gjallė nder intelektualė tė kohės moderne, si shkrimtarė dhe atėdhetarė i shquar pėre liri deri nė vdekje.
Jeta e Jusuf Gėrvallės ka qenė e vėshtirė, vdekja e tij ka qenė tragjike. Pėr kėtė ėshtė thėnė e shkruar shumė dhe do tė thuhet e do tė shkruhet shumė. Por, edhe shkrimtari J. Gėrvalla pėsoi vėshtirėsira tė mėdha. Pėr poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gėrvalla ėshtė thėnė e shkruar relativisht pak. Vepra e tij letrare nuk ėshtė tepėr e njohur, me gjithė botimin shembėllor qė ia bėri J. Gėrvallės mė 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gėrvalla: Vepra letrare. "Ora", Prishtinė, 1992). Opinioni e respekton dhe adhuron dėshmorin e kombit, simbolin e luftės pėr liri, shembullin e kurajės prej qytetari dhe intelektuali, ndėrsa duket se e harron shkrimtarin e rėndėsishėm qė ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli tė qėndresės e hijesuaka faktin se ishte poet i dorės sė parė.
Nė letėrsi, ai nuk i takonte qarkut tė "lapidaristėve" tė poezisė fjalėpakė qė e shoshiste tė tashmen me shkrimin simbolplotė alegorik nė petkun e arkaikes mbikohore e nė frymėn e visarit tė traditave tė lashta gojore.

Zėri i tij poetik ishte zė mė vete, mjaft origjinal, personal dhe individual. Poezia e tij na flet drejtpėrsėdrejti, ngrohtė, zbutė, thellėsisht njerėzor e me njė sensibilitet tė stėrholluar. Nė dy pėrmbledhjet e tij tė para - "Fluturojnė e bien" (1975) dhe "Kanjushė e verdhė" (1978) - poezia e tij merrej kryesisht me vatrėn e poetit tek janė mjaft kuptimplotė titujt e cikleve "Shtėpia nė kornizė" dhe "Skena nga jeta e fshatit". Poezia e tij e pėrmallshme e kėndon dashurinė, e kujton dhimbshėm (dhe pa idilė ruraliste) vendlindjen dhe na e rrėfen porosinė e saj qendrore, kėrkimin e poetit pėr "pak frymė njeriu e pak dritė qiriri". Me kohė, duke u bėrė gjithnjė e mė shumė refleksiv poeti kaloi gjithnjė e mė shumė te njė qark mė i gjerė tematik dhe te tė folurit poetik me bukuri e begati tė rrallė metaforike e figurative. Kėshtu, poezia e tij e pėrmallshme e vendlindjes gjithnjė e mė shumė bėhet edhe universale. Nė vėllimin e tretė poetik, "Shenjat e shenjta" (1979), kemi tė bėjmė dhe me fjalė e elemente si "hije", "pluhur", "frikė", "terr", "ftohtė", "varr". Shkallėzohen vetmia dhe shqetėsimet e poetit qė flet shpesh edhe pėr fundin dhe vdekjen. Me njė thellėsi qė nuk hetohet nė lexim tė cekėt, na qet tabllo tejet tė qėlluara tė groteskės qė e quajmė "jeta". Thelbi kryekėput human i vargjeve, ligjėrimi lirik dhe substancial i poetit tė mallit, tė dashurisė, tė dhembjes, tė vetmisė e tė vdekjes e bėjnė Jusuf Gėrvallėn njė zė tė patjetėrsueshėm tė poezisė sė re shqipe.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė