Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-10-11, 20:17   #59
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Tre policė tė pėrfshirė nė rrėmbimin e biznesmenit


07-10-2011 10:08 CET


Rrėmbimi i njė biznesmeni, nė rajonin e Prizrenit, i ka qitur edhe njė ‘hije’ tė keqe Policisė sė Kosovės. Tė dyshuar pėr rrėmbim pėr pėrfitime materiale, janė arrestuar pesė veta, tre prej tyre policė tė Kosovės. Agjencia e lajmeve Ekonomisti, thotė se pėr shkak tė policėve rasti ėshtė mbajtur tepėr sekret.
Policėt nė dy operacione tė ndara kanė arrestuar pesė tė dyshuar, ndėr ta tre pjesėtarė tė policisė. “Saktėsisht dy policė, njėri nga ta me gradė rreshter dhe njė police femėr. Kėto informata rreth policisė sė pėrfshirė nė kėtė rast janė mbajtur tė mbyllura”, ka potencuar burimi i agjencisė.
Ekonomisti shkon edhe mė tej kur pėrmend emrat e policėve: Besim Paēarizi, Beqir Dangallaj dhe policja Fatmire Rexhbeqaj, me detyrė nė rajonin e Prizrenit.
Sipas agjencisė, rrėmbimi ka ndodhur ndėrmjet 10 e 14 shtatorit. I rrėmbyeri ėshtė mbajtur nė njė shtėpi nė rrethinėn e Prizrenit dhe rrėmbyesit kanė kėrkuar nga ai rreth 100.000 euro nė kėmbim tė lirimit.
I rrėmbyeri, dyshohet tė ketė paguar njė shumė tė tė hollave tė kėrkuara dhe me datėn 14 shtator, rreth mesnatės, ėshtė lėnė i lirė. Nė vijim, mė 23 shtator policia ka bėrė arrestimin e tė dyshuarve, si dhe kontrollimin e shtėpive dhe lokaleve pėrcjellėse tė tė dyshuarve nė Prizren.
Si pjesė e procedurės hetimore, siē edhe ėshtė njoftuar nga policia nė atė kohė, gjatė kontrollit policia ka konfiskuar dy armė automatike tė llojit AK 47, 39 fishekė tė kalibrit 7.62, 43 fishekė tė kalibrit 9 mm dhe njė kompjuter laptop, 3 telefona mobilė dhe sende tė tjera, tė cilat mund tė pėrdoren si prova materiale nė procedurė.
Personave tė arrestuar u ėshtė caktuar masa e ndalimit policor pėr 48 orė. I kontaktuar pėrmes telefonit, zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Baki Kelani, ka rekomanduar qė lidhur me rastin tė merren informacione nga zėdhėnėsi rajonal i Prizrenit, Hazir Berisha. Ky i fundit, sipas agjencisė, ishte e pamundur tė kontaktohet, sepse e kishte telefonin tė mbyllur.
4
  Pėrgjigju Me Kuotė