Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-05-09, 19:54   #31
Ilir@
 
Avatari i Ilir@
 
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
Ilir@ i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė

Nezir Myrta / MBI ATLANTIS





Atlantida -
gjithkush e din se -
nuk mund tė shkelet mbi ty
e askush nuk e din se -
ndoshta mund tė shkelet mbi ty

Atlantida ime
Dashuria ime ujore

as nė tokė as nė qiell
nuk shkelet dot me kėmbė
Atlantida ime ujore

Tokė e mashtruar nga Uji
Tokė e larguar nga Ajri

Etje tė pashuar paske pasė
Vashė e mashtruar tė Kroni i Shpatit tė Shėnjtė
dikund nė Dushkajė
e,
me burrele tė thatė
ende ecėn nėn ujė
ujoreve tė paskajshme tokėsore
Ende je nė ujė
nė pus tė pafund tė botės
keshe iu ėshtė dhėnė fund marrive tė moēme
e Ti ende nuk e gjete Shtėpinė e Lashtė
me dy-tri rrasa guritė mėdha mbi kulm

e kanė mbuluar myshqet ujore e mythi i kohėve tė liga
hidrat helmuese ende ia marrin shpirtin

nė Shtėpinė time ende banojnė peshkaqejt

Kohė peshkaqejsh ēuditėrisht ende mbretėron mbi ty
Atlantida ime -
Dashuria ime Ujore faqeskurruar me rrėke lotėsh
Dashuri e mbetur nėn ujė -
as e harruar
as permendesh kund pėr tė gjallė

ē'faj paske bėrė...?

Pse e bartė mbi supe gjithonė nė cep tė krahut
atė burrele tė thatė ėndrrash dimri
kur bora e acari i fortė vėjnė gjithēka nė gjumė
e,
fantazmat kriminale tė moēme
ende i shpallin luftė vetvetes
e,
askush nuk e din se -
Ti ende ecėn me gishta tė ngrirė pėrgjakur
plot kopuja tė mbledhur qelb perandorishė
Tėvona vrapon ēmendive nėpėr maja gjilpėrash

kahmot ta kanė zėnė priten
gjithkah nė ēdo anė e shteg
e nuk tė lanė kurrė me pa ditė tė bardhė

ende ecėn nėpėr copa xhamash tė gjamėve
tė gotave tė thyera ilire
nga etja emadhe i flaken pėr shkėmbinj
dhe copė-copa e bėnė Epikėn
duke pėrfunduar njė histori tė gjallė
njė histori tė ngrirė qė ende dridhet
si thupra nė ujė!

Atlantida ime -
Dashuria ime Ujore!

Dashguri e ngirė mbetur nėn ujė akull
vorbullė e padukshme -
tė tretė nėn Dhe deri nė Ka tė Zi
sytė nuk bėjnė dritė me tė parė
kėshtu si je mos qofsh mė tjetėr

Atlantida ime
O Toka e Im At -
Atvendi im ē'faj paske bėrė
e din apo s'e din?

Ky ėshtė Fillim i Fundit!

(31.08.1994)
Mi Atlantik
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
Ilir@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante