Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-12-13, 12:24   #1
power8
 
Anėtarėsuar: 22-08-13
Vendndodhja: Republika e Kosoves
Postime: 292
power8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Shenjat e zemrės sė kalbur tė Evropės



 
 
Imagjinoni skenarin nė vazhdim: Pas njė ndeshjeje futbolli nė njėrin nga stadiumet mė tė mėdha nė Gjermani, njėri nga lojtarėt merr mikrofonin dhe bėrtet: "Heil Hitler!".
Mbi 30,000 njerėz pėrgjigjen "Heil".
Vetėm disa ditė mė vonė, 65 pėr qind e gjermanėve votojnė kundėr homoseksualėve nė njė referendum kombėtar. Nė tė njėjtėn kohė, janė duke u mbledhur nėnshkrime pėr tė organizuar njė tjetėr referendum – kėtė herė pėr ndalimin e gjuhės Yiddish (gjuhė gjermane, me origjinė hebreje). Si do ta quani kėtė? Demokraci?
Me kėtė hyrje nis njė shkrim nė tė pėrditshmen britanike "Guardian".
Gazeta kujton se Koracia ka mbajtur tre referendume.
I pari ėshtė mbajtur nė vitin 1991, pėr tė deklaruar pavarėsinė nga Jugosllavia; i dyti nė vitin 2012 pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian dhe i fundit kėtė javė, kur 65 pėr qind e kroatėve kanė votuar pėr tė ndryshuar pėrkufizimin e martesės nė kushtetutė, duke e bėrė ekskluzivisht si "bashkim midis njė gruaje dhe njė burri".
Vetėm disa ditė para referendumit, vijon artikulli, gjatė festimeve pėr kualifikimin e Kroacisė nė Kupėn e Botės, futbollisti Joe Simuniq, ka marrė mikrofonin nė fushė dhe ka brohoritur para tifozėve: "Pėr atdheun!".
Tė 30,000 tifozėt janė pėrgjigjur: Gati!". Mund tė mos tingėllojė si diēka e veēantė, por ai ka pėrdorur frazėn "Za dom spremni", njė thirrje e vjetėr e luftės, e pėrdorur nga ustashėt, bashkėpunėtorėt kroatė tė regjimit nazistė, tė cilėt kanė dėrguar dhjetėra-mijėra serbė, hebrenj dhe tė tjerė nė kampe tė pėrqendrimit.
Nė shkrim thuhet se njė iniciativė e qytetarėve, me mbėshtetjen entuziaste tė Kishės Katolike dhe partive tė djathta, ka nisur mbledhjen e nėnshkrimeve pėr tė mbajtur njė referendum pėr tė drejtat e minoriteteve etnike.
Nė vitin 1941, regjimi kroat pro-nazist ka sjellė njė ligj, i cili ka ndaluar alfabetin cirilik, tė pėrdorur nga serbėt, nė territorin e Shtetit tė Pavarur tė Kroacisė.
Nė shtator tė kėtij viti, qeveria ka vėnė pllaka me alfabet cirilik nė ndėrtesat zyrtare nė Vukovar, qytetin qė ka qenė i rrethuar dhe shkatėrruar nga serbėt, gjatė luftės mė 1991. Por, pllakat janė hequr nga protestuesit e inatosur.
Nė tė njėjtėn kohė, Qeveria kroate po ndjek njė ligj, i cili do ta bėjė dygjuhėsinė tė detyrueshme nė vendet ku pakicat etnike pėrbėjnė mbi 30 pėr qind tė popullsisė.
Por tani, njė gjeni ka dalė me idenė se pragu duhet tė jetė 50 pėr qind – me fjalė tė tjera: njė pakicė mund tė ketė tė drejta vetėm nėse ėshtė shumicė, shkruan Guardian.
Ata qė qėndrojnė pas kėtyre referendumeve thonė se modeli i familjes kroate ėshtė nė rrezik – nė njėrėn anė nėse homoseksualėt fitojnė tė drejtėn pėr t’u martuar dhe, nė anėn tjetėr, nėse serbėt fitojnė tė drejtėn pėr tė pėrdorur alfabetin e tyre nė Kroaci.
Megjithatė, sipas gazetės, ėshtė kriza aktuale e kapitalizmit ajo qė ėshtė duke shkatėrruar vėrtet sigurinė sociale. Zhdukja graduale e shėrbimit shėndetėsor publik dhe shkurtimi i pensioneve po dėmtojnė familjet mė shumė sesa homoseksualėt ose serbėt.
Pėr shembull, shkalla e papunėsisė nė mesin e tė rinjve nė Kroaci ėshtė 52 pėr qind, qė e radhit atė pas Greqisė dhe Spanjės.
Dhe, nė vend tė organizimit tė referendumit pėr kėto probleme ose ofrimit tė punės pėr kėta tė rinj, Kroacia ka shpenzuar 6.2 milionė euro pėr tė pėrkufizuar diēka qė tashmė ėshtė e pėrkufizuar nė ligjin familjar: martesa si njė bashkim i rregulluar ligjėrisht i njė gruaje dhe njė burri.
Por, do tė ishte gabim tė konstatohej se Kroacia ėshtė sėrish mė pranė vendeve tė Ballkanit ose atyre konservatore si Polonia, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania.
Po nė lidhje me dhjetėra-mijėra protestuesit qė kanė marshuar nė Paris, nė muajin mars, kundėr ligjit francez pėr martesat e gjinisė sė njėjtė? Po nė lidhje me atmosferėn ndaj pakicave nė Danimarkė dhe Suedi, pėr tė mos pėrmendur Italinė ose Greqinė?
Referendumi i Kroacisė pėr tė drejtat e homoseksualėve dhe propozim-referendumi pėr tė drejtat e pakicave tregojnė jo vetėm keqpėrdorimin e demokracisė dhe njė reagim tė ashpėr konservator, por edhe njė simptomė tė zemrės sė kalbur tė Evropės, njė kontinenti qė gjithnjė e mė shumė i ngjan jo vetėm skenarit mė lart, por edhe realiteteve mė tė kėqija tė shekullit 20, shkruan Guardian.
Nuk ėshtė vetėm dėbimi i romėve nga Franca, Agimi i Artė nė Greqi ose kthimi djathtist i Hungarisė, por ėshtė edhe rritja e antisemitizmit nė Suedi ose Islamofobia nė Danimarkė, qė dėshmojnė kėtė.
Poeti kroat, Marko Pogaēar, mund tė ketė tė drejtė kur thotė se "e vetmja gjė mė e tmerrshme se fashizmi ėshtė fashizmi i moderuar", shkruan nė fund gazeta Guadian.
 
Pėrgatiti: Valona Tela
__________________________________________________ ______
http://www.evropaelire.org/content/a.../25190758.html
__________________________________________________ ___________________
Anketat e perditshme ne Britani konfirmojne se 76% e anglezeve duan te largohen menjehere nga unioni i qelbosur evropian(edhe Guardiani e di kete fakt).
Gjate fushates zgjedhore, ashim taci iu pat tahne ferizajasve : "votoni per ferizajn evropian" dmth per zemren e kalbur t'evropes, siē po na shkrune Guardiani.
Nese shqiptaret duan vertete te jene evropian, ata duhet te ndjekin me perkushtim e perpikeri te madhe shembullin e shtetit qe vetevendos, te Kroacise.
PS : Mos e lakmoni kurre zemren e kalbur e qelbur te evropes po ruaje mire zemren e shendosh e te ēilter te shqiptarit.


__________________
Njeri pa firmė !
power8 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante