Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-12-13, 17:10   #2
power8
 
Anėtarėsuar: 22-08-13
Vendndodhja: Republika e Kosoves
Postime: 292
power8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: hashim thaēi : personaliteti i vitit kur e krijoi republiken serpska ne Koso

Thaēi: Asociacioni i komunave serbe nuk ėshtė Republikė












Zijadin Gashi
04.12.2013


Nė prag tė takimit tė radhės me homologun nga Serbia, Ivica Daēiq, kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi nė njė bisedė pėr Radion Evropa e Lirė ka thėnė se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do tė ketė kompetenca tė ndonjė entiteti politik e etnik.
Me pjesėmarrjen e serbėve nė zgjedhje, pėrfshirė edhe ata nė komunat veriore, Thaēi ka thėnė se po ē’rrėnjoset edhe ndikimi i Serbisė nė Kosovė. Ai ėshtė shprehur i gatshėm t’i takojė edhe kryetarėt e rinj tė komunave me shumicė serbe qė tė bisedoj me ta pėr tė gjitha problemet ekzistuese.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti kryeministėr, nesėr pritet tė zhvilloni takimin e radhės me homologun nga Serbia, Ivica Daēiq. Ėshtė paralajmėruar qė tema kryesore e diskutimeve do tė jetė statuti i Asociacionit tė Komunave Serbe. Andaj, rrjedhimisht, ēfarė statuti do tė ketė ky asociacion apo mekanizėm?
HASHIM THAĒI
Ky organizėm, statutin, formėn, organizimin dhe funksionimin duhet dhe do ta ketė plotėsisht nė pėrputhshmėri me ligjet dhe Kushtetutėn e Kosovės dhe me marrėveshjen e 19 prillit tė arritur nė Bruksel. Kėshtu qė ēdo pretendim tjetėr apo ēdo interpretim pėr njė funksionim tjetėr do tė jetė i papranueshėm dhe i parealizueshėm. Ky ėshtė qėndrimi i Republikės sė Kosovės dhe i Bashkimit Evropian.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Ēfarė kompetencash do tė ketė ky Asociacion. A mund tė ketė shtrirje tė kompetencave nga niveli i komunės nė asociacion qė do tė pėrbėnte njė nivel tė tretė tė pushtetit?
HASHIM THAĒI
Asociacioni ėshtė njė mekanizėm konsultativ, vullnetar. Kompetencat do tė jenė plotėsisht nė pėrputhshmėri me kushtetutėn ligjet e Kosovės dhe marrėveshjen e 19 prillit. Ato nuk do tė jenė as mė shumė e as mė pak sesa kompetencat e asociacionit tė komunave tjera nė Kosovė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Do tė jetė njė OJQ apo njė entitet politik?
HASHIM THAĒI
Do tė jetė njė mekanizėm konsultativ, jo obligues dhe nuk do tė ketė karakterin ekzekutiv apo legjislativ nė asnjė rrethanė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Sot, kryeministri serb Ivica Daēiq ka thėnė se diskutimet mė tė vėshtira mund tė jenė rreth gjykatės themelore, qė sipas tij do tė jetė nė Mitrovicėn e veriut. Pajtoheni ju qė tė ketė, kushtimisht thėnė njė shkėputje nė sistemin gjyqėsor kur bėhet fjalė pėr veriun?
HASHIM THAĒI
Pretendime tė tilla mund tė ketė, por ato do tė jenė tė parealizueshme. Sistemi policor dhe ai i drejtėsisė do tė jenė unike dhe plotėsisht nė pėrputhshmėri me kushtetutėn dhe ligjet e Kosovės. Do te jetė njė sistem funksion policor dhe i drejtėsisė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti kryeministėr, si e komentoni ju fitoren e Listės serbe nė nėntė komuna me shumicė serbe. Dhe, sa mund tė shihet kjo si kthim prapa nė procesin integrues tė disa komunave qė tashmė ishin integruar?
HASHIM THAĒI
Me zgjedhjet lokale qė u organizuan nė Kosovė, shteti i Kosovės ka dėrguar mesazhin mė tė mirė pėr tė ardhmen evropiane. Ka treguar mesazhin mė tė mirė pėr organizimin e zgjedhjeve fer, tė lira, demokratike tė standardeve mė tė larta ndėrkombėtare. Zgjedhje kėto tė papara nė rajon nė kuptimin mė pozitiv tė mundshėm, pėr ēka kemi edhe vlerėsimin ndėrkombėtar tė Bashkimit Evropian dhe tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
Suksesi i dytė ėshtė organizimi i zgjedhjeve nė gjithė territorin e Republikės sė Kosovės pas 14 vitesh. Ky organizim i zgjedhjeve ėshtė bėrė nė pėrputhshmėri me ligjet dhe kushtetutėn e Kosovės, pra duke respektuar legjislacionin kosovar. Tani edhe komuniteti serb po integrohet nė jetėn institucionale legale edhe nė nivel lokal dhe qendror, kėshtu qė vullneti i qytetarėve do tė respektohet.
Janė zgjedhje legale e legjitime, kėshtu qė ne do tė bashkėpunojmė me ēdo kryetar qė e kanė zgjedhur qytetarėt e Kosovės pa dallim etnik. Secili i ka preferencat e veta pėr kėtė apo atė parti apo iniciative politike, por vullneti do tė respektohet nga tė gjithė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Do t’i takoni ju kėta kryetar tė ri serbė qė janė zgjedhur nė kėto komuna dhe tė bisedoni pėr problemet ekzistuese me ta?
HASHIM THAĒI
Ata janė liderė dhe kryetarė tė zgjedhur nga votat e qytetarėve nė zgjedhjet e lira e demokratike. Unė pres qė do tė takohem. Pres qė t’i vizitoj. Pres qė tė punojmė bashkėrisht pėr tė mirė tė qytetarėve kudo qė jetojnė, qoftė nė veri apo nė jug.
Organizimi i kėtyre zgjedhjeve ka legjitimuar definitivisht marrėveshjen e 19 prillit dhe na ka dhėnė tė drejtėn tonė se ne kemi marrė vendimet mė tė mira tė mundshme pėr realitetin kosovar.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Dhe, pėrfundimisht nuk shihni rrezik qė nga krijimi i ndonjė entiteti politik apo Republikė serbe?
HASHIM THAĒI
Suksesi i zgjedhjeve tė 3 dhe 1 dhjetorit, definitivisht do ta ē’rrėnjos ndikim e Serbisė nė Kosovė. Pėrfundimisht nuk do tė ketė as Republika serbe, as autonomi e as pretendime pėr ndarje territoriale tė Kosovės. Kosova ėshtė njė, unike, e pandarė dhe do tė punojmė pėr tė ardhmen evropiane tė saj dhe si atdhe i tė gjithė qytetarėve tė saj.
__________________________________________________
http://www.evropaelire.org/content/a.../25189881.html
__________________________________________________ _____
Pra takimi i neserme ne mes ketyre 3 ēelbesirave nuk eshte i nevojshem. Mjafton te zbatohet marreveshja e 19 prillit, e kryeministri te shkoje drejt Dubraves...ose te pres vitin e ardhshem e te largohet bashke me kontingjentin e ushtareve francez.
__________________
Njeri pa firmė !

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga power8 : 04-12-13 nė 17:14
power8 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė