Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-03-08, 01:57   #2
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kush eshte Ramė Maraj!

Kėshilltari special

Pėr mė pak se njė javė, njė institut pėr hulumtime tė opinionit nė Bregun e Diellit tė Prishtinės bėhet pjesė e rrėfimit tė errėt pėr shėrbimet sekrete nėpėr partitė kosovare. Kush ėshtė Ramė Maraj dhe me ēka, nė tė vėrtetė, merret Instituti pėr Hulumtime Strategjike tė Opinionit Publik – IHPSO?



Prishtinė, prill –

Nė lidhje tė ngushta me Lidhjen Demokratike tė Kosovės, i emėruar si kėshilltar pėr siguri kombėtare nė Presidencė, si dhe nė miqėsi me Ukė Rugovėn, i biri i kryetarit Ibrahim Rugova, Ramė (Fazli) Maraj dhe Instituti pėr Hulumtime Strategjike tė Opinionit Publik (IHPSO), tash e katėr vjet rresht ushtron veprimtari ilegale nė Kosovė.
Sot, ekzistojnė dėshmi se nėn ombrellėn e kėtij Instituti, tė regjistruar si OJQ, Ramė Maraj dhe bashkėpunėtorėt e tij, pėr disa vite me radhė, kanė krijuar njė rrjet agjenture pėr t’u marrė me pėrgjime, fotografime, spiunazh, kėrcėnime, reketim, mbledhje tė informatave pėr shumė persona dhe bashkėpunime me shėrbimet e huaja sekrete qė operojnė nė Kosovė.
Fillimisht me atė gjerman, Bundesnachrichtendienst - BND.
Kur bėhet fjalė pėr situatėn e sigurisė nė Kosovė, ėshtė vėshtirė tė krijohet njė pasqyrė e pėrgjithshme vetėm nga deklaratat zyrtare tė pėrgjegjėsve, qoftė nga Shtylla I e UNMIK-ut, qoftė nga KFOR-i.
Deklaratat e tyre nuk i pėrgjigjen fare pyetjeve tė cilėt opinioni kosovar i parashtron pėr aktet e ndryshme tė paligjshme dhe tė zhvillimeve nė fushėn e shėrbimeve tė informimit, e tė cilat gjatė vitit tė kaluar kanė qenė tė bujshme.
Veēanėrisht, nėse zihen nė gojė informatat tė cilat shkėmbehen, qoftė nga njėsitet e ndryshme brenda policisė, qoftė nga shėrbimet sekrete mes vete, apo informatat e ndryshme inteligjente atėherė zyrtarėt mbajnė gojėn e tyre mbyllur; apo, nga ana tjetėr, bėhen kinse asnjėherė nuk kanė dėgjuar pėr njė gjė tė tillė.
Sa herė qė pyetet ndonjė zyrtar i policisė, apo i KFOR-it, pėrgjigja ėshtė e njėjtė: “Nuk jemi nė dijeni pėr ekzistimin e ndonjė shėrbimi tė kėtillė ilegal”.
Deri tash, kėtė e kanė pohuar si komandantėt e KFOR, zėdhėnėsit e UNMIK, komisionerėt e policisė, strukturat udhėheqėse tė SHPK.
Edhe pse mė 4 janar tė kėtij viti, Momir Stojanoviq, shefi i Agjencisė Informative Ushtarake tė Serbisė dhe Malit tė Zi ka thėnė publikisht se nė Kosovė veprojnė agjentė serbė tė informimit, njė gjė e tillė asnjėherė nuk ėshtė qartėsuar nga ana e UNMIK-ut apo KFOR-it.

Mt: IHPSO

Nė Kosovė sipas tė dhėnave jozyrtare veprojnė diku rreth 32 shėrbime sekrete tė shteteve tė huaja, dhe disa tė tjera kosovare tė cilat u pėrkasin partive politike, klaneve tė ndryshme apo grupeve tė interesit.
Nė kėtė mes, pėrveē tė njohurit Shėrbim Informativ i Kosovės (SHIK) i cili funksionon po ashtu i regjistruar si njė organizatė joqeveritare, paraqitet edhe emri i njė personi, ish shef i sigurimit nė Ministrinė e Mbrojtjes nė Qeverinė e Republikės sė Kosovės (1992-1999) tė udhėhequr nga Bujar Bukoshi: Ramė Maraj.
Pėr opinionin, Maraj ėshtė drejtor i Institutit pėr Hulumtime Politike, Strategjike dhe tė Opinioneve, i regjistruar nė UNMIK mė 4 shkurt 2000, me numėr regjistrimi 5200018 -1. IHPSO ėshtė i regjistruar si organizatė joqeveritare.
Por, jozyrtarisht, gjatė kohės janė bėrė tė njohura edhe veprimtaria e edhe aktivitetet diskrete tė Marajt dhe tė bashkėpunėtorėve. Sot, dokumenteve skandaloze tė cilat janė dorėzuar nė UNMIK dhe nė polici e etiketojnė atė si shef tė njė rrjeti sekret, i pėrfshirė brenda strukturės sė shėrbimit tė ashtuquajtur informativ, Sigurimi i Atdheut.
Dy vjet mė herėt, njė gjė e tillė ishte pohuar edhe nga David Wentz, polic amerikan, i cili nė Kosovė kishte shėrbyer zėvendės shef i Njėsitit pėr Krime Serioze pėr rajonin e Prishtinės. Nė njė intervistė ekskluzive, Wentz asokohe kishte deklaruar se Ramė Maraj dhe instituti tė cilin e drejton paraqet njė shėrbim sekret i cili merret me shkėmbim tė informatave me shėrbime tė ndryshme jashtė vendit.
Sipas disa dėshmive, Ramė Maraj shpeshherė ka urdhėruar personelin tė cilin e kishte rekrutuar, qė tė dalė dhe tė pėrcjellė personalitete tė ndryshme, zyrtarė, t’i fotografojnė ata dhe qė informatat e ngjashme t’i shkėmbejnė me shėrbimet e ndryshme qė operojnė nė Kosovė. Thuhet qė pėrgjime dhe pėrcjellje ishin bėrė edhe pėr qėllime tė shantazhimit tė personave tė pėrcjellur apo pėr t’i diferencuar ata si veprimtarė jobesnik tė partisė.
Pikėrisht njėri nga kėta bashkėpunėtorė shumėvjeēarė ka pranuar tė rrėfejė pėr veprimtarinė e Ramė Marajt dhe tė institutit qė udhėheq. Nė kushte anonimiteti (emri ėshtė i njohur pėr redaksinė e Expressit), ai ka pranuar tė flasė edhe pėr punėt tė cilat i kishte kryer me urdhėr tė shefit.
Ky burim rrėfenb se si, pas luftės, bashkė me disa kolegė kishte qenė i kontaktuar nga Maraj.
“Na ėshtė prezantuar si Shef i Sigurimit tė Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova - shef i agjencisė sė inteligjencės – duke shpjeguar se si agjencia e tij ka pėrfshirje nė tėrė territorin e Kosovės, pėrfshirė edhe degėt nėpėr nivele komunale".
Sipas tij, Maraj kishte pranuar qė ata tė rekrutohen, t’i nėnshtrohen kurseve tė trajnimit pėr tė punuar agjentė nė rrjetin agjenturės. Nė shėrbim tė Kosovės.
"Sė pari na ka orientuar nė sektorin e ashtuquajtur tė ‘terrorizmit’. Aty kemi filluar tė punojmė me disa pak kurse trajnimi qė na janė bėrė. Ėshtė ky viti 2000, kur edhe u themelua instituti IHPSO".
Instituti ėshtė i vendosur nė lagjen Bregu i Diellit mbi Pallat tė Sporteve. Disponon me njė auto-park impresiv me rreth 20 vetura, disa prej tė cilave janė tė blinduara. Njė listė tė cilėn e ka siguruar Expressi, pohohet se nė mesin e shfrytėzuesve tė kėtyre veturave ka edhe policė tė ShPK, ministra dhe zyrtarė qeveritarė. Madje, mes tyre mund tė gjendet edhe emri i ministrit aktual tė Ekonomisė dhe Financave tė Kosovės, Haki Shatrit.

Mt: Maraj, “kiosk i informacioneve”?

Megjithatė, pėr disa punėtorė, mes tė cilėve ndodhet edhe burimi ynė, puna nė IHPSO nuk u kishte dalė ashtu siē e kishin menduar nė fillim.
Sipas tij, pas njė viti pune filluan edhe dyshimet ndaj kėtij personi. Dyshohej pėr akte tė shantazhit dhe tė reketimit ndaj personave zyrtarė – pėrfshirė kėtu edhe disa ish-ministra tė LDK nė Qeverinė e Kosovės gjatė periudhės sė Bajram Rexhepit.
“Puna, tė cilėn e kryenin ‘punėtorėt’ e Marajt kryesisht pėrqendrohej nė fotografime dhe mbledhje tė informatave pėr persona tė caktuar”, shpjegon burimi i Expressit.
"Jemi marrė me fotografime dhe pėrcjellje tė personave, tė cilėt ai i ka fiksuar dhe ka pasur qėllim tė merret me ta; ka ndodhur qė tė njėjtit tė kėrcėnohen pėrmes fotografive qė i kishim bėrė ".
Dėshmitari i Expressit, me punė nė Presidencė tė Kosovės, po ashtu dėshmon pėr njė operacion konkret tė cilin e kishin ndėrmarrė edhe ndaj Sabri Hamitit, anėtar shumėvjeēar i kryesisė LDK-sė, njeri i cili ka edhe lidhje tė afėrt familjare me Presidentin Rugova.
“Maraj e kishte urdhėruar fotografimin e Sabri Hamitit. Dyshohet se ai posedon edhe me aparat pėr pėrgjim tė telefonėve. Nė njė moment, truprojat e Sabri Hamitit e kishin vėrejtur Marajn, duke e kuptuar se ēfarė po ndodhte. Aty kishte plasur njė konflikt i ashpėr me tė", tregon ky punėtor i Presidencės, kushėri i Ramė Marajt. Ai edhe vetė kishte qenė i pranishėm nė kėtė veprim.
Burime tė tjera brenda Institutit pohojnė se kanė qenė tė pranishme kur Maraj kishte mbajtur mbledhje tė rregullta, ēdo javė, me shėrbime tė ndryshme tė zbulimit, pėrfshirė edhe atė francez.
“Duke qenė punėtor i atyshėm, kam marrė pjesė nė disa nga kėto takime. I kam parė me sy tė mi. Takimet mė sė shumti ishin mbajtur nė selinė e institutit nė Bregun e Diellit, por edhe nė lokalet e klinikės Rezonanca dhe nė banesėn e tij private. Aty ishin shkėmbyer informacione tė ndryshme me shėrbimet sekrete nga fqinjėsia ", pohon burimi i Expressit.
Punėtorėt e institutit nuk kishin pasur qasje nė informacionet e shkėmbyera. Por, sipas disa prej tyre, ekzistojnė dyshime tė bazuara se informatat e shkėmbyera kishin bėrė fjalė pėr ish-luftėtarėt e UĒK.
Ndėrkohė, sipas burimeve brenda policisė sė Kosovės rrjeti i Marajt nė rajonin e Dukagjinit mė sė shumti pėrbėhet nga policė tė ShPK-sė tė cilėt punojne paralelisht edhe pėr IHPSO.
"Maraj ka qenė dhe mbetet njė kiosk i informacioneve. Kush ka dashur ka mundur tė vijė e tė merr informacione. Edhe me shėrbimet e huaja, me ato britanike, franceze, shpeshherė ka marrė para pėr shkėmbim informatave", tregon ky burim.

Mt: Edhe policė tė SHPK nė listė tė rrogave tė IHPSO

Nga ana tjetėr, ish-polici amerikan nga fillimi i kėtij rrėfimi, David Wentz, nė intervistėn e tij tė fundit nė Kosovė kishte theksuar se Maraj kishte shkuar aq larg sa qė ia kishte dalur qė ta dėrgojė njė person (emri i ditur pėr redaksinė), pėr tė shkėmbyer informata edhe nė Serbi.
Kėtė pohim tė Wentzit tė dhėnė vitin e kaluar e konfirmon edhe vet burimi i Expressit, tė cilit i kishte rastisur qė tė udhėtojė disa herė pėr nė Serbi, pėr ‘punė zyrtare’ tė institutit.
"Maraj dhe zyra qė e drejton ėshtė shėrbim zbulimi. Mendoj se ai ka lidhje me secilėn agjenci tė zbulimit qė vepron nė Kosovė, pėrfshirė edhe Byroja Kosovare pėr Krim tė Organizuar – KOCB (Kosovo Organized Crime Bureau).
Ndėrkohė, sipas dokumentit 30-faqesh tė dorėzuar nga PDK nė seli tė UNMIK disa ditė mė herėt, Maraj pohohet tė ketė pasur lidhje tė ngushta edhe me Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn, tė dy kėta policė tė vrarė pėr motive ende tė pasqaruara.
Nga ana tjetėr, burimi i Expressit pohon se edhe Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj kishin punuar paralelisht si policė tė SHPK dhe informatorė tė Marajt pėr rajonin e Dukagjinit.
"Ai dyshohet tė ketė mbajtur takim tė ndara me Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn vetėm njė ditė para se tė vriteshin nė pritė”, pohojnė burime brenda SHPK nė Prishtinė.
Sipas tyre, ai i kishte pėrdorur ata edhe pėr furnizim me informacione plotėsuese pėr krime tė rėnda.




I huazuar
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė