Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-08-08, 09:29   #189
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Malta e njohu zyrtarisht Kosovėn e pavarur

Prishtinė, 21 gusht: Ministria e Jashtme e Maltės e ka njoftuar Ministrinė e jashtme tė Kosovės se Republika e Maltės e ka njohur Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran. Njoftimi zyrtar ėshtė bėrė nėpėrmjet njė deklarate qė Ministria e Jashtme e Maltės ia ka dėrguar Ministrisė sė Jashtme tė Kosovės, pėrkatėsisht ministrit Skėnder Hyseni. Malta ėshtė shteti i 46-tė qė e ka njohur Republikėn e Kosovės.

Austria e njeh pasaportėn e Republikės sė Kosovės

Prishtinė, 21 gusht: Ambasada e Austrisė nė Prishtinė e ka njoftuar Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė Kosovės se qė nga dita e sotme Republika e Austrisė e njeh pasaportėn e Republikės sė Kosovės si dokument valid dhe legjitim. Ambasada e Austrisė ka njoftuar gjithashtu se autoritetet e brendshme i ka autorizuar t’i vendosin vizat nė pasaportat e Republikės sė Kosovės.

Ministri Hyseni udhėtoi pėr nė Ēeki

Prishtinė, Ministri i Jashtėm i Kosovės, Skėnder Hyseni, ka udhėtuar sot pėr nė Ēeki, nė njė vizitė zyrtare, me ftesė tė ministrit tė jashtėm ēek Karel Shvarcenberg. Nesėr, ministri Hyseni do tė ketė takime me homologun e tij Shvarcenberg, zėvendės-kryeministrin pėr Ēėshtje tė Jashtme, Aleksander Vondra, kryetarin e Komisionit tė Jashtėm nė Dhomėn e Deputetėve nt Parlamentit tė Ēekisė, etj. Temė e bisedės do tė jetė forcimi i marrėdhėnieve dypalėshe dhe mundėsia e mbėshtetjes sė procesit tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga Republika e Ēekisė.

Pakistani tronditet nga sulmet vetėvrasėse

Islamabad, 21 gusht: Tė paktėn 63 vetė janė vrarė dhe dhjetėra tė tjerė janė plagosur nė njė sulm vetėvrasės tė dyfishtė qė ka ndodhur pranė fabrikės kryesore tė prodhimit tė armėve nė Pakistan, pranė kryeqytetit Islamabad. Policia tha se njėri prej sulmuesve e kishte hedhur veten nė erė jashtė hyrjes kryesore tė fabrikės, nė ndėrtesėn ushtarake Vah, pranė qytetit Taxila. Sulmuesi i dytė ka pasur nė shėnjestėr njė treg pranė njė porte tjetėr tė fabrikės. Sulmet janė kryer nė kohėn qė punėtorėt e kishin pėrfunduar punėn dhe po largoheshin nga fabrika. Dyshohet se sulmet kanė lidhje me operacionet ushtarake pakistaneze qė po vazhdojnė nė zonat malore.

Kondoliza Rajs nė vizitė tė papritur nė Irak

Bagdad, 21 gusht: Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, ka arritur nė Bagdad, pėr tė biseduar me kryeministrin irakian Nuri-al-Maliki dhe zyrtarėt tjerė mbi tė ardhmen e forcave amerikane nė Irak. Para vizitės sė saj tė paparalajmėruar, Rajs ka thėnė se palėt janė afėr njė marrėveshjeje, por ka mohuar njoftimet se tashmė ėshtė arritur njė marrėveshje e tillė. Uashingtoni dhe Bagdadi kanė negociuar me muaj tė tėrė pėr njė marrėveshje afatgjate mbi statusin e forcave amerikane nė Irak, pas skadimit tė mandatit tė OKB-sė, nė fund tė vitit. Negociatat janė shoqėruar me mosmarrėveshje lidhur me kohėn e tėrheqjes sė plotė tė forcave amerikane dhe lidhur me imunitetin e ushtarėve amerikanė ndaj ligjeve irakiane. Rahs ka thėnė sot se ēdo afat kohor pėr tėrheqje do tė varet nga situata nė terren. Zyrtarėt irakianė kanė thėnė se do tė dėshironin qė tė gjitha trupat ushtarake tė tėrhiqen pėr 2 ose 3 vjet.

Ushtarėt rusė qėndrojnė nė brendi tė Gjeorgjisė

Tbilisi, 21 gusht: Ushtria ruse ka deklaruar se trupat paqeruajtėse gjeorgjiane nuk kanė tė drejtė tė patrullojnė nė zonėn e sigurisė rreth Osetisė sė Jugut, ndėrsa ushtarėt rusė do tė mbeten nė zonėn e cila shtrihet rreth 7 km brenda Gjeorgjisė. Rusia kėmbėngul se po respekton atė qė ėshtė paraparė nė marrėveshjen e armėpushimit, edhe pse mijėra trupave ruse gjenden ende nė Gjeorgji. Njė zėdhėnės ushtarak ka thėnė se kjo gjendje do tė ndryshojė plotėsisht nesėr mbrėma, kur ushtarėt do tė shkojnė nė atė qė ai e ka cilėsuar si zonė pėrgjegjėsie tė Rusisė, nė rajonit e Osetisė sė Jugut. Ai i ėshtė referuar njė marrėveshjeje tė vjetėr me Tbilisin pėr operacione tė pėrbashkėta paqeruajtėse atje, por ka shtuar se Gjeorgjia e ka humbur tė drejtėn morale pėr tė marrė pjesė, pasi trupat e saj qėlluan paqeruajtėsit rusė nė Ēinvali, para dy javėsh, gjė qė, sipas tij, shkaktoi reagimin e fortė ushtarak tė Rusisė. Moska tani thotė se kontingjenti i paqeruajtėsve nė Osetinė e Jugut do tė pėrforcohet dhe do tė armatoset mė shumė. Kjo do tė shkaktojė reagimet e perėndimit, i cili kėmbėngul nė tėrheqjen e plotė tė trupave ushtarake ruse nga Gjeorgjia dhe nė kthimin e tyre nė pozicionet qė i kishin para fillimit tė konfliktit.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė