Shiko Postimin Tek
Vjetër 15-11-08, 16:42   #1
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anëtarësuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm
Gabim Mbi Origjinen e Universit!!

Akoma nuk kemi perpunuar nje tablo te plote , por ndoshta nuk jemi shume larg asaj." Dime qe universi nuk ka egzistuar gjithmone ne gjendjen ne te cilen e shohim sot. Ne te kaluaren, ne nje epoke te caktuar, ka ndodhur nje ngjarje qe beri te mundur ndezien e yjeve,qe do te thote qe drita e ardhur nga yjet me te largeta, akoma nuk kane patur kohen per te aritur tek ne (ne toke). Kjo shpjegon ate qe perse qielli naten nuk vezullon ne te gjitha drejtimet. Por ne qofte se yjet kane egsistuar gjithmone , perse do te ishte e nevojshme akti i ndezies se tyre disa miliarda vitesh me pare? Sipas filozofit Emanual Kanti, universi ka egzistuar pergjithmone, kurse per pjesen me te madhe te njerzve, besojne qe universi eshte krijuar vetem pak mijra vitesh para se ajo te shfaqej.

Por a eshte i ketij mendimi astronomi E. Hubble? Ne vitin 1923, do te zbulonte qe shume nga njollat te quajtura mjegullnaja, ishin ne realitet te tjera galagtika (qe jane grumbullime yjore qe permbajne miliarda yje), por te ndodhura ne nje distance shume te madhe ndaj nesh. Ai llogariti qe koha e nevoshme qe drita e leshuar nga yjet e ketyre mjegullnajave te arrinte ne toke do te ishte e rendit te milionave ose miliardave vite. Kjo do te thote qe universi nuk mund te jete krijuar disa mijra vitesh me pare siç mendonin disa. E. Hubble do te zbulonte edhe nje fenomen tjeter mjaft interesant. Duke analizuar driten e galagtikave qe i afroheshin ose i largoheshin tokes, ai do te kuptonte qe pothuaj te gjitha galagtikat qene duke u larguar,perveç kesaj, sa me larg qe ato ishin nga Toka aq me shpejt largoheshin. Hubble arriti ne konkluzionin qe ne shkalle kozmike çdo galaktike eshte duke u larguar nga Toka ose nga njera- tjetra, me fjale te tjera Universi eshte duke u zgjeruar.

Zbulimi qe Universi zgjerohet vazhdimisht,eshte zbulimi me i madh intelektual i shekullit te XX. Ky zbulim te çon ne nje perfundim mjaft te debatushem rreth orgjines se universit. Ne se galagtikat largohen njera nga tjetra, do te thote qe ne nje te kaluar te larget, ato kane qene shume afer me njera tjeter, dhe ne baze te shpejtesise aktuale te zgjerimit, mund te llogaritim se sa afer kane qene ato rreth dhjete ose pesembedhjete miliarda vitesh me pare. Sipas mendimit filozofik dhe atij shkencoro- astronomik, çdo ngjarje eshte shkaktuar nga nje ngjarje e meparshme, pra eshte "pasoje". Ngjarja "pasoje" sherben si "shkak" per ngjarjen pasardhese. Me fjale te tjera vargu i ngjarjeve shkak - pasoje i ngjan nje zinzhiri ku çdo hallke e tij simbolizon nje ngjarje te caktuar.

Por zinzhiri i ngjarjeve ka nje hallke te fillimit. Kush e ka shkaktuar ate?

Ndodhemi perpara nje problemi ku shume shkencetare, nuk kane patur shume deshire t'i afroheshin ose kane kerkuar t'i shmangen. Disa prej tyre, kryesisht ruset, i permbaheshin mendimit se Universi nuk ka patur nje fillim; disa te tjere pohonin se çeshtja e orgjines se Universit nuk eshte nje problem shkencor por nje çeshtje metafizike ose fetare. Kurse S.Hawking thote:"Sipas pikpamjes time, nje trajtim i tille nuk eshte i denje per nje shkencetar te vertete. Ne qofte se ligjet e natyres nuk do te vepronin ne fillim te universit, nuk do te ndodhte kjo edhe ne te tjera momente te evolimit te Universit?..orgjina e universit duhet vene mbi baza shkencore. Mbase do te jete nje detyre mbi mundesite tona, por ja vlen ta provojme qe t'i afrohemi asaj."

Big Bang ose Shperthimi i madh

Sipas Hawking, Universi ka patur nje fillim, por informacionet mbi natyren e ketij fillimi jane te pakta. Origjina e Universit mund te shpjegohet me teorine Big Bang ose i quatur ndryshe “Shperthimi i Madh”. Thelbi i kesaj teorie konsiston: gjithçka ka filluar ne nje moment ne te cilin i gjithe universi dhe çdo gje rreth saj kane qene perqendruar ne nje pike me nje densitet dhe temperature te pa fundme. Pas shpertimit te madh, ne nje te qinden e sekondes se pare, ku temperatura ka patur vleren e qindra miliarde grade,universi fillon pak nga pak te zgjerohet. Fillojne te lindin grimcat e para te lehta si fotonet, elektronet ,neutrinot si dhe antigrimcat e tyre te cilat jane me shumice, si dhe pak nga grimcat e protonit dhe neutronit.

Pas tre minutave te mevonshme, temperatura zbret ne nje miliard grade , dhe ne kete moment protonet dhe neutronet fillojne te kombinohen duke formuar berthamat e elementit helium, hidrogjen si dhe te disa elementeve te tjera te lehta. Pas qindra dhe mijra vitesh temperatura behet me e vogel se nje mije grade, dhe elektronet zvogelojne shpejtesine e tyre ne nje mase te tille qe berthamat e lehta mund t'i kapni ato duke formuar keshtu atomet e elementeve te lehta .Do te kalonin miliarda vitesh kur do te lindinin elementet e tjere si karboni dhe oksigjeni qe jane elemente baze prej te cilave jemi perbere. Keto elemente do te lindni nga djegia e heliumit ne qendren e çdo ylli. Ky eshte ne vija te pergjithshme shpjegimi i fillimit te universit sipas teorise Big Bang Ja vlen te theksojme qe teoria e relativitetit te pergjithshem te Ajshtajnit, nuk vlen per fillimin e universit , ku dhe vete ai nuk thote asgje per kete çeshte. Ose per te qene me te sakte, Ajshtajni kishte pershtypjen qe orgjina e universit i tejkalonte kufijte e kerkimeve shkencore. Ne qofte se teoria e relativitetit te pergjithshem nuk vlen per shpjegimin e fillimit te universit, cilat ligje te natyres vlejne per kete akt fillimi?


__________________
¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨¨ °º©©º°¨¨¨¨¨¨¨°º©©º
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te çmuar..........
¸.•´¸.•´¨) ¸.•*¨)
(¸.•´ (¸.•´ .•´ : (´¸.•*´¯`*•-->>>> …~ A n n A ~…
¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"°
~AnnA~ Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Nyje Interesante