Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-01-06, 14:45   #59
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim

Arabia Saudite bojkoton produktet e qumėshtit nga Danimarka





Deri mė tani tė gjithė kemi dėgjuar se gazeta ditore e Danimarkės Jyllands-Posten botoi vizatimet apo mė mirė tė themi karikaturat e Pejgamberit tonė, alejhi selam. Nė kėtė mėnyrė “danezėt” deshiruan ta tregojnė demokracinė e tyre dhe lirinė e mediave.



Pėr fatė tė keq kjo formė e demokracisė dhe liri e mediave testohet mbi ndjenjat e pakicave nė vendet evropiane dhe ato perėndimore.



Nė anėn e kundėrt shohim njė numėr shumė tė madh tė gazetarėve musliman nė burgje pėr shkak tė botimit tė teksteve, intervistave dhe artikujve tė cilat tė ashtuquajturat vende perėndimore i konsiderojnė tė pamatura. Pėrveē kėsaj, vetėm para njė viti nė vendin fqinjė tė skandinavisė kanė mbyllur serverin e firmes lokale vetėm pėr shkak se mbante ‘web sajtin’ e agjensisė informative Ēeēene, Kavkazcenter.com.



Atėherė nuk ishin nė fuqi argumentet e demokracisė dhe liria e mediave sepse rusėt protestonin dhe dihet fort mirė se ajo posedon bombėn atomike prandaj nuk bėhet shaka me demokracinė. Pasi qė muslimanėt nuk kanė argumente aq tė forta, mbi ata ushtrohet demokracia dhe liria e shtypit.



Pas botimeve tė karikaturave tė pėrmendura inkriminuese, ministrėt nga 12 shtete islamike kėrkuan qė Danimarka dhe kryeministri i tyre Anders Fogh Rasmussen tė kėrkojnė falje, por kėtė nuk e dėgjuan nga ata. Atyre u ėshtė thėnė se nėse kanė diēka kundėr, pėr kėtė mund tė flasin vetėm nė gjykatė. Sot, disa muaj mė vonė, Arabia Saudite tėrheqi ambasadorin e saj nga Danimarka.



Por, pas gjithė kėsaj mė 26.01.2006. ndodhi diēka qė opinioni danez u ngrit nė kėmbė. Tė gjitha shitoret nė mbarė Arabinė Saudite shumicėn e produkteve tė qumėshtit tė importuara nga Danimarka i larguan nga raftet e tyre. Ėshtė me rėndėsi tė pėrmendet se prodhuesit danez si Arla Foods A/S prodhues i djathit feta, The Tree Cows (tė cilin ndonjėri prej nesh e njeh nga koha e luftės) nė vendet arabe nė vit eksporton mallė nė vlerė prej 657 milion euro, 411 milion euro vetėm Arabisė Saudite, kėshtu qė bojkoti i prodhimeve tė tyre do tė ndihet nė masė tė madhe nė kėtė vend skandinav.



Danimarka ka gjithashtu edhe prodhime tjera tė cilat eksportohen nė Arabinė Saudite, tė cilat, ndoshta, gjithashtu do tė bojkotohen.



Pasi qė Arla Foods A/S, gjithashtu eksporton mallė edhe nė vendet tjera islamike, pasojnė testime tjera tė demokracisė daneze dhe liria e mediave sepse pritet qė edhe vendet tjera t’i bashkangjiten kėti bojkoti.

-islamgjakova-
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė