Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-04-04, 02:51   #4
Siriuslight
 
Anėtarėsuar: 24-02-04
Postime: 12
Siriuslight e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Sa here qe je ngritur nga gjumi, a ke menduar se ke mundur mos te
ngritesh me? A ke menduar sa here
kur ke lare syte, se ndoshta mund te te ndodhe per nje moment te
verbohesh?! A ke menduar ndonjehere
se sahere qe te dashures ia thua fjalen me te kendshme, ndoshta mund te
nemitesh e te mos mund te
flasesh me?! A ke menduar, se ende pa dale nga pragu i shtepise, te ze
vdekja dhe nuk ke mundesi as
te pershendetesh me njerezit e familjes, me shoket dhe shoqet.... a ke
menduar... a ke menduar...
Ah, sa i rende eshte mekati ne supet e mia,kjo barre qe nuk bartet,
barre qe nuk durohet, barre
qe ndoshta Diten e Rende, do te jete deshmitar kunder meje! Sa rende me
vijne fjalet e njerezve kur me
thone: Jeto jeten qe te vjen, se me kurr kete nuk e gjene".
KOheve te fundit gjithcka po me rendon, por me se shumti mekati! Pse?
Sepse borxhi mirret dhe kthehet, fyerjen qe ia keni bere dikujt, ua
falin, semundja sherohet, por mekati
gjeja e vetme qe falet, por len vrrage ne shpirtin e pronarit te saj,
pra njeriut. Kjo me mbyti. KJo me vret
edhe vdekjen time.... ma shkaterron shpirtin.... ma lekund Uren e
Siratit.... me afron zjarrin e djegur
fuqishem.... ahhh...
Por??!!
O sa mire e thashe, por?!! Domethene paskam ende shprese se gjithcka
nuk ka perfunduar! Shume mire
pra.
Nje dite lexova ne nje vend nje koment shume interesant, madje nje
koment shume lehtesues
per mua, ky mekatar shtatedhjete e kusur kilogram.
Dijetari ne fjale fliste per mekatin dhe pasojat e tij, pastaj per
pendimin, per faljen etj. Pendimin
e quante institucioni me i dashur i njeriut, vendi me i sigurt ku mund
te qendroje njeriu, shpirt ku pushon.
Me erdhi interesant se si kishte bere krahasimin e Zotit si mekatfales
dhe mekatarit ne njeren ane, me
storien shume interesante te Nenes dhe femijes se saj.
Nje dite nje cun i vogel, duke luajtur, i kishte krisur dicka ne koke
qe te theje xhamin e shtepise se tij.
-Kraaasssssss.... plasi xhami i shtepise. te gjithe dolen perjashta.
Cka per te pare, xhami i thyer, topi
i prere, ndersa femijet e tjere te shashtisur nga kjo ndodhi.
-Cuni qe e kishte bere kete, ishte zverdhur nga frika per xhamin e
thyer. Nena e tij menjehere filloi ta qortoje
duke kerkuar nga ai qe te hyje menjehere brenda, gje te cilen e refuzoi
duke bertitur nje Joooo, dhe me lote
ne sy u largua nga oborri. Nena e tij i tha se nuk ka se ku te shkoje,
serish ka per tu kthyer ne shtepi... e
pastaj e shohim??!
Femija i shkrete, tere diten qendroi jashte, duke pasur frike qe te
kthehet ne shtepi, sepse nena
e tij do ta qortonte shume rende per shkak te xhamit te thyer. Kur
erdhi mbremja, nuk pati se ku te shkoje,
u nis drejt deres se shtepise, duke thene se cka te dale, le te dale.
Iu afrua deres, trokiti ne dere, kur ja nena e tij e celi deren. Ky
e dinte fajin e tij, menjehere iu versul nenes
se tij dhe e perqafoi duke plasur ne vaj: _ Me fal nene, me faaal.
Nena e mllefosur tere diten ne djalin, nuk pati e ngrata se cka te
beje, e perqafoi dhe filloi ta qetesoje, duke
i thene se xhami do te rregullohet. Hyne brenda dhe gjithcka u be mire.
- A ju kujton kjo dicka, njerez te dashur. A ju kujton vetem nje tregim
i shkruar, i imagjinuar, apo eshte
dicka me shume.
Ketu fillon krahasimi me i bukur. Pra, le t'ia fillojme:
Femiu eshte njeriu i cili ben mekate, dhe i cili me ose pa dashjen e
tij, gabon. Nena me kete rast paraqet,
meshiren ose denimin e Zotit. Mirepo, bukuria e krejt ketij tregimi
qendron ne ate se, mbeshtetja me e
madhe, Institucioni qe e permenda me larte, ehste PENDIMI. Kjo eshte
ajo rruga e cila detyroi femijen te
kthehet ne shtepi pas gabimit te bere, detyroi te perqafoje nenen e
tij, detyroi te plasin lotet nga syte e tij,
dhe ne fund e detyroi nenen te perqafoje te birin dhe tia fale gabimin
e bere.
- Keshtu edhe ne njerez, duhet te Pendohemi per mekatet e bera, t'i
kthehemi Atij i cili na fale, me lot ne
sy te pranojme mekatin e bere duke mos iu kthyer kurre, sepse Allahu,
ne emrin e vet eshte betuar se
do te fale, do te fale, do te FALE, nese i thehesh Atij. Preheri i TIj
eshte preher i Meshires dhe faljes.
vraponi pra pas preherit te TIj.

Selamu Alejkum....


Agim Avdiu
Siriuslight Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė