Tema: Xhelozia
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-03-06, 04:20   #4
pokeri
 
Avatari i pokeri
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
pokeri e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek pokeri Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek pokeri
Gabim

Ku ka dashuri, aty ėshtė edhe xhelozia, thonė. Ndoshta kjo edhe nuk ėshtė tėrėsisht e saktė, por thuajase shumica pajtohen qė xhelozia ėshtė njė fenoman natyror, i cili (pėrjashto rastet e rralla), bėn pjesė nė ndjenjat normale dhe tė shpeshta tė njeriut. Ajo shpesh ėshtė ireacionale dhe e drejtuar ndaj tjetrit, edhepse buron nga Ne vetė. Nė thelb, xhelozinė e pėrbėjnė disa gjendje emocionale. Aty janė frika, tėrbimi, ndjenja e pafuqisė, malli apo vuajtja, dhembja, zilia apo smira, dėshpėrimi. Kur ėshtė fjala pėr frikėn, ajo mė sė shpeshti ėshtė frikė nga nervozizimi, apo frikė nga humbja (karakteristike pėr mashkujt), si dhe frika nga nga vetmia (karakteristike pėr femrat). Edhepse xhelozia shpesh bazohet nė dėshirėn iracionale qė tė posedosh dikend apo diēka, ėshtė fakt qė pėr posedim, as qė mund tė bėhet fjalė. Askush, askend nuk mund ta posedoj nė atė mėnyrė. Prandaj, xhelozia drejtpėrdrejt ndėrlidhet me vetbesimin. Kur, pėr shkak tė xhelozisė rrezikohet vetbesimi, atėherė partenrit-res i jepet fuqi, dhe kėsisoj vjen deri te rėnia nėn ndikim tė saj-atij.
Xhelozinė e konsiderojnė si njė ndjenjė tė zakonshme tė njeriut, mirėpo ajo shumė herė (sikur ndryshku), brenė marėdhėniet-raportet ndėrnjerėzore, e sidomos raportet nė dashuri. Numri mė i madh i njerėzve janė xheloz, sepse duan ta posedojnė tė dashurėn-in, sepse kanė frikė se ai person do ta dashuroj dikė tjetėr mė shumė se atė. Pasiqė xhelozia konsiderohet si fenomen moral dhe psikologjik, dhe poashtu pranohet si i tillė, ajo rrallė mund tė jetė barometėr i saktė, i shkallės sė vėrtetė tė dashurisė.
“Nėse nuk je xheloz, atėherė je Indiferent, e, nėse je indiferent, atėherė nuk mė dashuron – edhepse kjo formulė nuk ėshtė tregues se sa dashurojmė, personi xheloz niset nga paragjykimi se ka tė drejtė eksluzive nė dikend qė dashuron, dhe dėshminė e pėrkatėsisė ta shfaq me xhelozi.
Njėkohėsisht ai person dėshiron tė jetė i poseduar, dhe e bind vetėn qė me ēdo kusht “posedimin e vet” ta mbroj nga rivalėt eventual. Hapi tjetėr nė “logjikėn” e xhelozisė duket kėshtu: „Pasiqė jemi ēift, duhet tė ndajmė gjithēka (mendimet, ndjenjat, planet, festat, kohėn e lirė, miqtė etj.). Xhelozia nuk respekton asnjė formė tė pavarsisė, individualitetit, por shkon nė simbiozėn e madhe nė tė cilėn pala e shėndoshė pėrmbytet, apo gėlltitet nė pėrqafimin e hekurt tė xhelozisė. Personi xheloz ėshtė nė atė masė i varur nga personi tjetėr, pra i(e) dashuri-a, saqė nuk ėshtė i(e) aftė tė vendos vetė pėr nevojat dhe sjelljet vetanake, dhe ėshtė i(e) shtėrnguar qė patologjikisht ta kontrolloj partnerin-en. Njė marėdhėnie e tillė te pala e shėndoshė (partneri), nxitė ndjenjėn e humbjes sė identitetit vetanak, refuzim, ndjenjtė tė keqe etj. Ėshtė bindje se personi xheloz-e ėshtė egoist i madh, i(e) papjekur, tepėr posesiv-e, dhe qė e tepron nė kėrkesat e veta. Aq mė shumė, pafundėsisht dyshon se sa, dhe si dashurohet, dhe pamundėsia qė diē e tillė tė dėshmohet, e sjell partnerin buzė ēmendurisė... Xhelozia ėshtė shenjė e njė krizė tė thellė, sepse ajo ndan, nuk bashkon. Psikologjia thotė se xhelozia pėrmban nė vete frikėn ekzistenciale nga humbja e tė dashurit-rės dhe ndjenjės paranoike pėr tė mos mbetur vetėm, gjė qė shkakton nevojė tė sėmurė, pėr kontroll tė secilit veprim tė partnerit-ės. Psikologėt thonė se te xhelozia, pėrgjithėsisht bėhet fjalė pėr personat qė nuk kishin (apo kishin fare pak) dashuri nė jetėn e tyre, andaj kėtė mungesė (etje pėr dashuri) e shfaqin nė partnerin i cili kurrė nuk do tė mund ta dashuroj nė masėn qė e kėrkon Ai(Ajo). Atyre, qė jetojnė me ta, pozicioni i tyre mund t’u duket si njė “burg vullnetar” ... Xhelozia ėshtė dėshmi e varfėrisė emocionale dhe nevojės sė theksuar pėr afėrsi, butėsi, siguri, kujdes. Kjo ndjenjė ėshtė aq e madhe, saqė personi nuk mund ta shfaq nė ndonjė mėnyrė normale, tė pranueshme, por e tepron deri nė atė masė, saqė insiston qė partnerin ta kontrolloj tėrėsisht. Kundėrthėnia mė e madhe e xhelozisė, mund tė pėrshkruhet kėsisoj: nė frikėn e madhe qė tė mos humbet personi qė dėshuron, ai(ajo) qė ėshtė xheloz-e nuk lejon qė tė jetoj, „nuk e lė me marrė frymė“, tė lėvizė shlirshėm, por e ngulfatė vazhdimisht.
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
pokeri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė