Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-03-08, 09:05   #32
Bjeshka1
Jo e "Nemun"
 
Avatari i Bjeshka1
 
Anėtarėsuar: 01-11-06
Postime: 459
Bjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuar
Gabim Titulli: Turqia kėrkon njohjen e Kosovės nė samitin e konferences Islamike


Pavarėsia e Kosovės pėrēan vendet islamike



Njohja e pavarėsisė sė Kosovės pėrēan vendet e Konferencės Islamike. Nė datat 13 dhe 14 mars nė Dakar do tė zhvillohet samiti i 11-tė i kėsaj organizate dhe ēėshtja e Kosovės pritet tė shtrohet pėr diskutim. Dje e pėrditshmja turke “Zaman”, njoftoi se Turqia do tė pėrpiqet qė tė pėrfshijė nė dokumentin pėrfundimtar tė konferencės qė duhet tė votohet nga 57 anėtarėt, njė nen lidhur me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Por agjencia e lajmeve APA bėri tė ditur dje nga Dakari, se ky propozim nuk ėshtė pranuar, madje kanė protestuar kundėr tij vende tė tilla si Azerbajxhani, Egjipti, Sudani dhe Indonezia. Pėrfaqėsuesit e kėtyre vendeve qė do tė marrin pjesė nė samitin e 11-tė tė Konferencės Islamike, do tė kėrkojnė qė nė dokumentin pėrfundimtar tė “solidarizohen me popullin e Kosovės”. Pavarėsisht nga kėto kundėrshti, e pėrditshmja turke “Zaman” bėn tė ditur se pėrfaqėsuesi turk do ta ngrejė kėtė ēėshtje nė kėtė samit, i cili ka si temė kryesore “Islami nė shekullin e XXI”.

Berisha nuk do tė marrė pjesė nė samitin e 11-tė tė Konferencės Islamike, bėjnė tė ditur njoftimet nga kabineti i kryeministrit. Tė njėjtat burime saktėsojnė se nė kėtė konferencė, nė vend tė Berishės do tė jetė ministri i Jashtėm, Lulzim Basha. Arsyeja qė Berisha anulon Dakarin, ėshtė se mė 12 mars, pra tė mėrkurėn, organizohet njė aktivitet i rėndėsishėm i Partive Popullore Europiane nė Bruksel, ku do tė jetė i pranishėm dhe kryeministri dhe mėsohet se atje ai do tė lobojė pėr Kosovėn. Ndėrkohė, kėtė lobing pėr tė njėjtėn ēėshtje duhet ta bėjė ministri Basha, por qė duket se nuk do ta ketė tė lehtė.

Pas njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, pati njė deklaratė pėr shtyp tė zėdhėnėsit tė Konferencės Islamike, i cili ndėr tė tjera, nė emėr tė vendeve anėtare tė kėsaj konference, mbėshteste pavarėsinė e Kosovės. Deri tani nga 57 anėtare, vetėm katėr shtete e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, e kėto janė Turqia, Malajzia, Afganistani dhe vetė vendi pritės i samitit tė 11 tė vendeve islamike, Senegali. Burimet diplomatike theksojnė se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe pritet ta njohin shumė shpejt Kosovėn, por njė gjė tė tillė nuk e ka bėrė ende Kuvajti, vend i cili u vizitua nga njė delegacion i madh i deputetėve shqiptarė, si dhe kryeministri i kėtij vendi vizitoi pėr dy ditė me radhė Shqipėrinė. Nė samitin e njė viti mė parė, pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė nė Konferencėn Islamike ishte zėvendėsministrja Harxhi, e cila pas mbėrritjes nė Tiranė bėri tė ditur se kishte bėrė lobing nė Islamabad, kryeqyteti i Pakistanit, pėr ēėshtjen e Kosovės. (GazetaShqiptare)
__________________
Prift ose hoxhe mund te behet kushdo, por njeri eshte veshtire te behesh. (huazuar nga njeri i panjohur)
Bjeshka1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė