Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-03-08, 12:47   #44
Bjeshka1
Jo e "Nemun"
 
Avatari i Bjeshka1
 
Anėtarėsuar: 01-11-06
Postime: 459
Bjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuar
Gabim Titulli: Barak'Allahu Fikh ja Darul'Islamije

• Gilmana Bushati GAZETA SHQIPTARE

Ministri i Jashtėm, Lulzim Basha takoi disa nga pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė Organizatės sė Konferencės Islamike, duke filluar me sekretarin e Pėrgjithshėm tė kėsaj organizate, Ekmeleddin Żhsanoglu, me tė cilin u fol kryesisht pėr ēėshtjen e Kosovės. Ihsanoglu ėshtė shprehur nė kėtė takim se “pavarėsia e Kosovės ėshtė fakt real pas njė lufte tė gjatė dhe tė vendosur tė popullit tė saj”. Mė tej, ashtu siē ishte vendosur dhe mė parė, sekretari i Pėrgjithshėm, nė emėr tė kėsaj organizate shtoi se konferenca solidarizohet me “vėllezėrit dhe motrat kosovare”. “Komuniteti mysliman u dėshiron atyre sukses dhe i uron nė pėrpjekjet pėr ndėrtimin e shtetit”, - ėshtė shprehur nė takim Ihsanoglu.
Ministri Basha gjithashtu ėshtė takuar me drejtuesit e dy vendeve, tė cilėt janė shprehur se shumė shpejt do ta njohin pavarėsinė e Kosovės, si me ministrin e Jashtėm tė Arabisė Saudite, princin Saud Al Faysal dhe me emirin e Emirateve tė Bashkuara. Njoftohet se kėto dy vende kanė marrė nė shqyrtim vendimin pėr ta njohur pavarėsinė e Kosovės dhe pritet qė shumė shpejt t’u renditen vendeve tė tjera tė Konferencės Islamike, qė e kanė njohur Kosovėn si shtet. Por Basha ėshtė takuar dhe me ministrin e Jashtėm egjiptian, Aboul Gheit dhe me presidentin e Indonezisė, Susilo Bambang Yudhoyono, dy vende qė kundėrshtuan pėrfshirjen e pavarėsisė sė Kosovės si ēėshtje pėr t’u diskutuar dhe pėr t’u pėrfshirė nė deklaratėn pėrfundimtare tė samitit tė 11 tė Organizatės sė Konferencės Islamike. Basha nė dy ditėt e samitit, i cili u mbajt nė Dakar tė Senegalit, u takua dhe me drejtues tė tjerė tė vendeve islamike, si emirin e Katarit, me sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Mon, me ministrin e Jashtėm tė Kuvajtit, me sullnatin e Bruneit, presidentin e Palestinės, me kryeministrin e Libanit dhe me zėvendėspresidentin e Sirisė. Njė takim tė veēantė Basha pati me presidentin e Turqisė, Gul dhe me ministrin e Jashtėm tė kėtij shteti Babacan. Qė tė dy kėta zyrtarė tė lartė turq, i dhanė mbėshtetje Bashės jo vetėm sa i takon ēėshtjes sė Kosovės, por edhe nė pėrpjekjet e vendit tonė nė proceset e integrimit, kryesisht nė anėtarėsimin e NATO-s. Nė samitin e 11-tė tė Organizatės sė Konferencės Islamike, pritej tė shkonte kryeministri Berisha. Por ai e anuloi vajtjen nė Dakar tė Senegalit, duke lėnė qė Basha tė pėrfaqėsonte Shqipėrinė nė kėtė samit. Berisha u angazhua nė njė seminar tė PPE-sė, mbajtur nė Bruksel mė 12 mars. Nė kėtė seminar, kryeministri ka lobuar jo vetėm pėr Kosovėn, por edhe pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO. Pėr ēėshtjet qė kanė mbetur pezull nė kėtė samit, qė ėshtė edhe ajo e Kosovės, mėsohet se do tė ketė edhe njė tjetėr mundėsi nė qershor tė kėtij viti.
__________________
Prift ose hoxhe mund te behet kushdo, por njeri eshte veshtire te behesh. (huazuar nga njeri i panjohur)
Bjeshka1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė