Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-01-12, 17:34   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Exclamation Titulli: Nobelisti i Paqes: “Pėrgatituni pėr Luftėn e Tretė Botėrore”

Si do tė jetė nė 100 vitet e ardhshme....askush nuk mund te dij....????

Japonia dhe Turqia formojnė njė aleancė pėr tė sulmuar Shtetet e Bashkuara. Polonia bėhet aleati mė i ngushtė i Amerikės. Meksika pėrpiqet fort pėr supremaci globale dhe njė luftė e tretė botėrore zhvillohet nė hapėsirė

Lufta e fshehtė e Shteteve tė Bashkuara

Nė vitin 1492, Kolombi lundroi drejt perėndimit. Nė vitin 1991, Bashkimi Sovjetik u shemb. Kėto dy evenimente pėrkufizuan epokėn evropiane. Dikur, majat jetonin pa e ditur se kishte mongolė, tė cilėt nga ana e tyre nuk e dinin se kishte zulu. Nga shekulli XV e kėtej, fuqitė evropiane nė mėnyrė kolektive e sunduan botėn, duke krijuar sistemin e parė gjeopolitik tė vėrtetė nė historinė njerėzore, deri nė pikėn ku fati i aborigjenėve australianė pėrcaktohej nga politika britanike nė Irlandė dhe ēmimi i bukės nė Francė vėrtitej sipas motit nė Minnesota.
Njėkohėsisht, Europa kreu njė luftė civile 500-vjeēare me egėrsi nė rritje, deri kur kontinenti e sakatoi veten nė shekullin XX dhe e humbi posedimin e saj ndaj botės. Pas rėnies sė Bashkimit Sovjetik, nuk kishte mė asnjė vend tė vetėm evropian qė mund tė konsiderohej si fuqi globale e dorės sė parė.
Njė tjetėr eveniment i paprecedent u zhvillua rreth njė dekadė apo mė shumė mė parė. Pėr 500 vjet me radhė, kushdo qė kontrollonte Atlantikun Verior kontrollonte eksesin e Europės nė botė dhe, bashkė me tė, tregtinė globale. Nga viti 1980, gjeografia e tregtisė kish ndryshuar, kėshtu qė Atlantiku dhe Paqėsori qenė njėlloj tė rėndėsishėm dhe ēdo fuqi qė kishte akses tė drejtpėrdrejtė tek tė dy kishte avantazhe tė mėdha. Amerika Veriore u bė shtylla e sistemit global dhe cilado fuqi qė dominonte Amerikėn Veriore bėhej qendra e gravitetit tė saj. Kjo fuqi, sigurisht, janė Shtetet e Bashkuara.
Ėshtė gjeografia e kombinuar me aftėsinė pėr ta shfrytėzuar atė, ajo qė ka rėndėsi. Shtetet e Bashkuara janė tė sigurta ndaj sulmit nga toka dhe deti. Ato janė tė cėnueshme ndaj sulmit terrorist, por, me pėrjashtim tė njė shkėmbimi bėrthamor, nuk pėrballon asnjė kėrcėnim ekzistencial nė kuptimin qė pėrballuan Britania dhe Franca nė vitet 1940-1941 apo Gjermania dhe Japonia nė vitet 1944-1945. Pjesė e kėtij avantazhi ėshtė se, tė vetėm midis palėve ndėrluftuese, Shtetet e Bashkuara aktualisht pėrfituan nga Lufta e Dytė Botėrore, duke dalė prej saj me njė bazė industriale thellėsisht tė modernizuar. Por kjo nė vetvete mund tė gjendet nė vetė gjeografinė e vendit. Pjelloria e tokės midis Appalachians Mountains dhe Rocky Mountains, si dhe konfigurimi i sistemit lumor tė vendit, sollėn njė sistem ekonomik nė shekullin XIX, qė ndihmoi tė financohej njė ekonomi, e cila sot pėrbėn midis 25 dhe 30 pėrqind tė aktivitetit ekonomik global, nė varėsi tė faktit sesi e vlerėsoni dollarin.
Ndoshta po aq i rėndėsishėm ėshtė fakti se ndėrsa dendėsia e popullsisė sė Japonisė ėshtė rreth 365 njerėz pėr kilometėr katror dhe se shumica e shteteve evropiane ėshtė midis 100 dhe 300 njerėzve pėr kilometėr katror, dendėsia e popullsisė sė Shteteve tė Bashkuara, pėrjashto Alaskėn, ėshtė rreth 34 njerėz pėr kilometėr katror. Shtetet e Bashkuara kanė hapėsirė pėr t’u rritur dhe e menaxhojnė mirė emigracionin. Popullsia e tyre nuk pritet qė tė bjerė. Ata janė fuqia dominuese jo pėr shkak tė moralitetit tė regjimit, virtyteve tė popullit tė tyre apo i admirimit nė tė cilin mbahen, por pėr shkak tė dėshtimeve tė Europės dhe tė ndryshimeve nė rrugėt e tregtisė globale.
Ky ėshtė njė lexim gjeopolitik i historisė. Gjeopolitika argumenton se ėshtė gjeografia ajo qė pėrcakton fuqi dhe se fuqia ushtarake, ekonomike dhe politike janė pjesė tė ndryshme tė njė sistemi tė vetėm. Gjeopolitika tenton qė tė mos i marrė shumė seriozisht politikat dhe politikanėt, duke i parė ata si tė ngecur nė realitet. Burrė shteti mė i mirė qė qeveris Islandėn nuk do ta dominojė botėn; sundimtari mė budalla qė sundonte Romėn e lashtė nuk mund ta minojė fuqinė e saj.
Ekonomistėt flasin pėr njė dorė tė padukshme – njė koncept, nė mos njė term, tė cilin e kanė huazuar nga Machiavelli. Gjeopolitika ia aplikon konceptin e dorės sė padukshme sjelljes sė vendeve dhe aktorėve tė tjerė ndėrkombėtarė. Gjeopolitika dhe ekonomia theksojnė tė dyja se lojtarėt janė racionalė dhe do tė ndjekin interesin personal tė tyre, nė mos nė mėnyrė tė pagabueshme, atėhere tė paktėn nė mėnyrė jo tė rastėsishme.
Mendo pėr njė lojė shahu. Nė sipėrfaqe, duket se ēdo lojtar ka 20 lėvizje hapėse potenciale. Nė fakt, janė shumė mė pak, sepse shumica e kėtyre lėvizjeve janė aq tė kėqija sa shpejt do tė ēonin nė humbje. Sa mė mirė qė tė jeni nė shah, aq mė pastėr i shikoni opsionet tuaja dhe mė pak lėvizje i shikoni se janė tė disponueshme: sa mė i mirė lojtari, aq mė e parashikueshme lėvizja. Mjeshtri i madh luan me saktėsi absolute tė parashikueshme, deri nė njė goditje brilante tė papritur.
Gjeopolitika presupozon dy gjėra: e para, qė qeniet njerėzore fillojnė ta organizojnė veten nė njėsi mė tė mėdha sesa familjet dhe se kanė njė besnikėri natyrore ndaj gjėrave nė tė cilat qenė lindur, njerėzit dhe vendet; e dyta, qė karakteri i njė kombi pėrcaktohet nė njė masė tė madhe nga gjeografia, siē ėshtė marrėdhėnia midis kombeve. Ne e pėrdorim gjerėsisht termin “gjeografi”. Ai pėrfshin karakteristikat fizike tė njė vendi, por shkon pėrtej kėsaj pėr tė parė nė efektet e njė vendi ndaj individėve dhe komuniteteve. Kėto janė themelet e parashikimit gjeopolitik.
Opinioni dhe reputacioni kanė pak tė bėjnė me fuqinė kombėtare. Fakti nėse Presidenti amerikan urrehet apo admirohet ėshtė me rėndėsi tė menjėhershme tė paktė, por themelet e fuqisė janė gjithėpėrfshirėse. As ngjarjet e kaluara nuk kanė tė bėjnė shumė me fuqinė kombėtare, nuk ka rėndėsi sa domethėnėse duken nė atė moment. Kriza financiare aktuale pati rėndėsi, por ajo nuk e ndryshoi gjeometrinė bazė tė fuqisė ndėrkombėtare. Koncepti i rėnies amerikane nė mėnyrė tė ērregullt ėshtė tronditur, por qė Amerika tė bjerė poshtė duhet qė ndonjė fuqi tjetėr t’ja kalojė. Nuk ka asnjė kandidat.
Le tė shikojmė Kinėn, mė sė shumti e pėrmendur si sfiduesi i Shteteve tė Bashkuara. Kina Han ėshtė e rrethuar nga katėr shtete jastėk – Manēuria, Mongolia e Brendshme, Ksiniangu dhe Tibeti. Pa kėto jastėkė, kufijtė e Kinės do tė spostoheshin nga brenda dhe Kina do tė bėhej e cenueshme. Me kėto katėr shtete jastėk nė vend, Kina ėshtė e sigurtė, ama si njė ishull i bllokuar, i rrethuar nga xhungla malore, Himalajat, stepat e Azisė Qendrore dhe pyjet siberiane. Kina ėshtė e bllokuar nė tė gjitha drejtimet, pėrveē detit.
Shumica dėrrmuese e popullsisė kineze jeton brenda 1000 miljeve nga bregu Paqėsor. Pėrtej kėsaj linje, furnizimi me ujė tė pijshėm nuk do t’i mbėshteste popullsi tė mėdha. Pjesa mė e madhe e zhvillimit industrial ndodh brenda 100 miljeve nga bregu. Shiko shifrat e mėposhtme, tė nxjerra nga statistikat kineze. Rreth 64 milionė kinezė jetojnė nė familje me mė shumė se 20000 dollarė tė ardhura nė vit. Rreth 165 milionė kinezė jetojnė me tė ardhura nė vit midis 2000 dhe 20000 dollarėve. Shumica e kėtyre jetojnė brenda 100 miljeve nga bregu. Rreth 400 milionė kinezė kanė tė ardhura familjare midis 1000 dhe 2000 dollarėve nė vit, ndėrsa rreth 670 milionė kanė tė ardhura familjare prej mė pak se 1000 dollarė nė vit. Kina ėshtė njė territor me varfėri tė jashtėzakonshme. Mao e bėri Marshimin e Madh qė tė ngrinte njė ushtri fshatarėsh tė dėshpėruar pėr ta rregulluar kėtė lloj mosbalance ekstreme. Mosbalanca ekziston akoma, njė vullkan poshtė regjimit aktual.
Kina do tė duhej ta trefishonte madhėsinė e ekonomisė sė saj dhe Shtetet e Bashkuara do tė duhej tė qėndronin nė vend nėqoftėse Kina do tė barazohej pėr nga GDP-ja me to. Ushtarakisht, Kina ėshtė e pafuqishme. Ushtria e saj ėshtė njė forcė sigurie e brendshme, aftėsia e saj pėr tė projektuar fuqi e bllokuar nga barriera natyrore. Marina e saj ekziston mė sė shumti nė letėr dhe nuk mund tė paraqesė asnjė kėrcėnim serioz ndaj Shteteve tė Bashkuara. Deklarime sipėrfaqėsore pėr Kinėn qė po kalojnė Shtetet e Bashkuara nga pikėpamja gjeopolitike injorojnė realitete bazė dėrrmues. Nė mėnyrė tė imagjinueshme Kina mund t’i tejkalonte problemet e saj, por kjo do tė kėrkonte pjesėn mė tė madhe tė shekullit pėr tė tejkaluar probleme tė kėsaj madhėsie.
Europa, nėqoftėse ndonjėherė unifikohet nė njė fuqi tė bashkuar ekonomike dhe ushtarake, sigurisht qė mund t’i sfidonte Shtetet e Bashkuara. Megjithatė, siē e kemi parė gjatė krizės sė fundit financiare, nacionalizmi vazhdon qė ta pėrēajė kontinentin, edhe pse lodhja e ka bėrė kėtė nacionalizėm mė pak tė ashpėr. Ideja e Europės qė bėhet njė shtet multikombėtar me njė sistem vendimmarrės ekonomik vėrtet tė integruar dhe me njė forcė ushtarake globale nėn komandė tė pėrbashkėt ėshtė po aq e largėt si ėndėrr sa ajo e Kinės qė bėhet fuqi globale.
Kjo nuk ėshtė njė pikėpamje amerikocentrike e botės. Bota ėshtė amerikocentrike. Shtetet e Bashkuara drejtojnė resurset ekonomike tė Amerikės Veriore, kontrollojnė oqeanet dhe hapėsirėn e votės, projektojnė fuqi ku tė duan, nė mėnyrė tė zgjuar ose jo. Shtetet e Bashkuara janė pėr botėn ajo ēka Britania qe dikur pėr Europėn. Tė dy vendet varen nga kontrolli i deteve pėr tė siguruar interesat e tyre. Tė dy vendet e kuptuan se mėnyra mė e mirė pėr tė fituar kontrollin e deteve qe qė t’i ndalonte vendet e tjera nga ndėrtimi i flotave. Tė dy e kuptuan se mėnyra mė e mirė pėr ta bėrė kėtė gjė qe tė ruhet njė balancė force nė tė cilėn sfidues potencialė t’i harxhonin resurset e tyre duke luftuar njėri tjetrin nė tokė nė vend, qė tė ndėrtonin flota qė mund ta sfidonin kontrollin e tyre tė deteve.
Shtetet e Bashkuara po e bėjnė kėtė gjė globalisht. Objektivi parėsor i tyre ėshtė qė gjithmonė tė parandalojnė shfaqjen e njė fuqie tė vetme qė mund tė dominojė Eurazinė dhe gadishullin evropian. Me rėnien e Bashkimit Sovjetik, limitet e Kinės dhe pėrēarjet e Bashkimit Europian, aktualisht nuk ka asnjė kėrcėnim tė kėsaj natyre. Kėshtu qė Shtetet e Bashkuara kanė lėvizur drejt njė objektivi dytėsor, qė ėshtė bllokimi i shfaqjes sė ēdo hegjemonisti rajonal qė nė perspektivė tė mund tė rritet nė diēka mė tė rrezikshme. Shtetet e Bashkuara bėjnė ēka munden pėr tė ndėrprerė rishfaqjen e fuqisė kombėtare ruse, ndėrsa ndėrton marrėdhėnie me vende kufitare tė tilla si Polona dhe Turqia. Ato inkurajojnė trazira nė rajonet kufitare tė Kinės, duke pėrdorur si justifikim ideologjinė e tė drejtave tė njeriut. Ato kryejnė luftėra tė drejtpėrdrejta apo jo tė drejtpėrdrejta me njė bazė dukshėm tė rastėsishme, nga Somalia nė Serbi, nga Iraku nė Afganistan.
vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė