Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-06-11, 17:38   #17
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mos harro historinė

Memorandumi II i ASHAS – program i luftės speciale

Qėllimet e njėjta me metoda tjera

Shihet se qėllimet strategjike tė caktuara nė kėtė Memorandum, janė tė njėjta me ato tė memorandumit paraprak, vetėm se metodat dhe mėnyra e arritjes sė tyre ka ndryshuar, duke ua pėrshtatur kushteve tė reja. Fundja, autorėt edhe tė kėtij Memorandumi janė tė njėjtit, me pėrjashtim tė ndonjėrit qė ka vdekur nė ndėrkohė. Akademikėt dhe inspiruesit e tjerė tė Memorandumit konsiderojnė se nė krye tė shtetit e kanė personin e duhur pėr realizimin e qėllimeve tė tyre: Boris Tadiqin, i cili ėshtė i biri i akademikut Lubivoje Tadiq, njėrit nga autorėt e Memorandumit mė tė ri. Tadiqi i ri hiqet edhe si proevropian, vetėm pėr tė fituar besimin dhe pėrkrahjen e Bashkimit Evropian, qė tė trajtohet si lider nė rajon, ndėrsa qėllimet e tij tė fundit janė realizimi i ambicieve tė vjetra nacionaliste pėr krijimin e Serbisė sė madhe, me metoda tė reja tė pėrshtatura kushteve dhe kohės. Nė frymėn e Memorandumit, ai gjithnjė e pėrsėritė, se Serbia kurrė nuk do ta pranojė pavarėsinė e Kosovės, as nė mėnyrė eksplicite as implicite. Ai e kombinon dėshirėn dhe ngutinė pėr tė hyrė nė Evropė me kėrcėnimin pėr ta rimarrė Kosovėn! I bojkoton tė gjitha tubimet ndėrkombėtare nė tė cilat marrin pjesė pėrfaqėsuesit e Kosovės. A s’ėshtė ky kėrcėnim eksplicit, se njė ditė kur tė krijohen kushtet mė tė favorshme pėr Serbinė, do tė pėrpiqet ta ripushtojė Kosovėn? Ėndėrrimtarėt serbomėdhenj mė se njė shekull e gjysmė kurrė nuk kanė hequr as nuk heqin dorė nga ėndrrat e tyre pėr ripushtimin e Kosovės, aneksimin e entitetit serb tė BH dhe shtrirjen e kufirit deri nė Karllobag, Karllovac, Viroviticė (nė Kroaci), dhe krijimin e Serbisė sė madhe.

Udhėheqja serbe tanimė ka nisur operacionalizimin dhe realizimin e synimeve tė Memorandumit mė tė ri. Qeveria e Serbisė ka miratuar Planin aksional pėr 15-20 vitet e ardhshme. Marrėdhėniet speciale dhe mbledhjet e pėrbashkėta tė Qeverisė sė Serbisė dhe asaj tė tė ashtuquajturės Republika Sėrpska, pastaj Ligji pėr diasporėn serbe, Strategjia pėr serbėt e rajonit, tė gjitha kėto janė nė funksion tė realizimit tė qėllimeve nga Memorandumi mė i ri. Deklaratat e ministrit tė jashtėm serb, Vuk Jeremiq, se “Mbrojtja e interesave tė popullit serb nė rajon ėshtė imperativ politik, historik dhe moral”, ėshtė dėshmia mė e mirė se Jeremiqi kėtė Memorandum e ka udhėrrėfyes nė aktivitetin e tij diplomatik. Edhe ministri i brendshėm, Ivica Daēiq disa herė, nė vende tė ndryshme, ka deklaruar se “Ėshtė normale qė prioriteti ynė ėshtė pozita e serbėve nė vendet e tjera tė rajonit”. Tash trumbetojnė haptas ndarjen e Kosovės midis Shqipėrisė e Serbisė. Tė mos flasim pėr qėllimet programore (dhe kushtetuese) tė Vojisllav Koshunicės e tė tjerėve nė lidhje me Kosovėn. Propaganda e zhvilluar serbe pėr procesin e regjistrimit tė popullsisė nė Kosovė, Mal tė Zi e nė Kroaci, ėshtė po nė kėtė funksion. Millorad Dodik dhe mentorėt e tij nga Beogradi po inspirojnė dhe pėrkrahin krijimin e entitetit tė tretė (kroat) nė Bosnje-Hercegovinė.

Edhepse Memorandumi 2 ėshtė akt anakronik dhe shprehje e dėshpėrimit tė qarqeve tė caktuara nacionaliste, udhėheqėsit e shteteve tė rajonit: Kosovės, Shqipėrisė, Malit tė Zi, Bosnje-Hercegovinės dhe Kroacisė, nuk duhet tė rrinė “kėmbėkryq” e tė presin realizimin e memorandumeve e programeve serbe, veēse duhet ta njoftojnė bashkėsinė ndėrkombėtare me synimet, qėllimet strategjike dhe pėrmbajtjen e Memorandumit mė tė ri tė AShAS, dhe tė gjitha programeve tjera, e tė ndėrmarrin masa pėr mbrojtjen e vendeve tė rajonit nga veprimet e organeve dhe strukturave legale dhe ilegale tė Serbisė pėr dobėsimin dhe destabilizimin e tyre. Ndėrsa bashkėsia ndėrkombėtare duhet t’i gjykojė edhe inspiruesit e krimeve dhe gjenocidit qė Serbia i ka kryer nė rajon. Anėtarėt e Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Serbisė, me nė krye Dobrica Qosiqin (i cili veē sa nuk ka pėrfunduar biologjikisht), dhe qarqet e tjera intelektuale-nacionaliste, udhėheqėsit e partive politike tė angazhuar nė programet e Serbisė sė madhe, duhet ta marrin dėnimin e merituar. Ndėrsa veprimet e Serbisė tė mbahen nėn observimin e rreptė tė bashkėsisė ndėrkombėtare.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė